LIVE UPDATES
Bota

Suedi/ Policia arreston dy persona në protestën ku u dogj Kurani

Myslimanët e konsiderojnë Kuranin si libër të shenjtë dhe dëmtimin e qëllimshëm të tij e shohin si fyerje të madhe që meriton ndëshkim të rëndë. Protesta e së dielës është mbajtur në një shesh në jug të qytetit Malmo, zonë në të cilën ka shumë migrantë.

3 Shtator 2023, 17:57 Nga k.m.
Suedi/ Policia arreston dy persona në protestën ku u dogj Kurani
Foto ilustruese

Policia në Suedi i ka arrestuar të dielën dy persona dhe i ka ndaluar rreth 10 të tjerë, pas trazirave të dhunshme që kanë shpërthyer në një protestë ku është djegur Kurani, kanë njoftuar autoritetet. Protestat e organizuara nga refugjati irakian Salwan Momika kanë nxitur zemërim të madh në Lindje të Mesme. Ai ka organizuar protesta për ta djegur Kuranin.

Myslimanët e konsiderojnë Kuranin si libër të shenjtë dhe dëmtimin e qëllimshëm të tij e shohin si fyerje të madhe që meriton ndëshkim të rëndë. Protesta e së dielës është mbajtur në një shesh në jug të qytetit Malmo, zonë në të cilën ka shumë migrantë.

Sipas transmetuesit publik suedez SVT, rreth 200 persona janë mbledhur për ta parë Momikan.

“Disa kanë qenë të zemëruar, pasi organizatori i ka djegur shkrimet”, ka thënë policia përmes një deklarate.

“Atmosfera me raste është tensionuar”, është thënë mes tjerash në deklaratë.

Sipas policisë, ngjarja ka përfunduar pas largimit të organizatorit, mirëpo një grup njerëzish kanë qëndruar ende aty.

Rreth 10 persona janë arrestuar për prishje të rendit publik dhe dy janë arrestuar për trazira të dhunshme.

Mediat lokale kanë raportuar se disa vëzhgues kanë hedhur gurë në drejtim të Momikas dhe në disa pamje ka pasur njerëz që janë parë duke tentuar ta thyejnë kordonin policor.

Përmes një serie protestash, Momika ka nxitur zemërim dhe i ka rritur tensionet mes Suedisë dhe shteteve të Lindjes së Mesme. Qeveria e Suedisë i ka dënuar djegiet e Kuranit, mirëpo ka thënë se kushtetuta e shtetit e mbron lirinë e shprehjes. Në mesin e muajit gusht, agjencia e inteligjencës në Suedi e ka rritur alarmin për terrorizëm, duke thënë se Suedia është bërë nga shënjestër e sulmeve terroriste në shënjestër me prioritet.

Së fundi, Suedia i ka rritur edhe kontrollet kufitare, derisa ligjvënësit kanë nisur të diskutojnë për rrugë ligjore që mund t'i ndalojnë protestat ku përfshihet djegia e disa teksteve./REL

suedi

Sondazh

Poll
Bota 3 Shtator 2023, 16:21 k.m.

Rusia sulmon portet ukrainase në Danub

Foto ilustruese Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë të Rusisë Dmitry Medvedev akuzoi sot Japoninë se duke ndihmuar Kievi...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj