6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
"Jupiteri" është superkompjuteri i parë ekzaskalor i Evropës. Kjo do të thotë se mund të kryejë të paktën një trilion (njësh me 18 zero) operacione aritmetike për sekondë. Në Shtetet e Bashkuara tashmë ekzistojnë tre kompjuterë të tillë, të gjithë të operuar nga Ministria e Energjisë. Në Evropë, megjithatë, një kompjuter si Jupiteri është risi. Sipas Thomas Lippert-it, drejtor i Qendrës së Superkompjuterëve në Qendrën Kërkimore gjermane Jülich, Jupiteri është njëzet herë më i fuqishëm se çdo kompjuter tjetër në Gjermani.
GJERMANI- Superkompjuteri më i shpejtë i Evropës u përurua zyrtarisht në Qendrën Kërkimore Jülich. Kancelari gjerman Friedrich Merz e përshëndeti atë si një përparim teknologjik dhe shkencor.
Çfarë është "Jupiteri"?
"Jupiteri" është superkompjuteri i parë ekzaskalor i Evropës. Kjo do të thotë se mund të kryejë të paktën një trilion (njësh me 18 zero) operacione aritmetike për sekondë. Në Shtetet e Bashkuara tashmë ekzistojnë tre kompjuterë të tillë, të gjithë të operuar nga Ministria e Energjisë. Në Evropë, megjithatë, një kompjuter si Jupiteri është risi. Sipas Thomas Lippert-it, drejtor i Qendrës së Superkompjuterëve në Qendrën Kërkimore gjermane Jülich, Jupiteri është njëzet herë më i fuqishëm se çdo kompjuter tjetër në Gjermani.
Për çfarë shërben?
Kjo fuqi masive llogaritëse është veçanërisht e dobishme kur grumbullohen sasi të mëdha të dhënash dhe zgjidhen probleme të mëdha, qoftë në fushat e mbrojtjes së klimës dhe tranzicionit të energjisë, transformimit digjital apo zhvillimit të një ekonomie rrethore të qëndrueshme. Në këto fusha, Jupiteri do të ofrojë "një nxitje të madhe për kërkimin, për zhvillimin dhe përdorimin e inteligjencës artificiale, për simulimet dhe për analizën e të dhënave", shpjegon Astrid Lambrecht, kryetare e bordit të drejtorëve të Qendrës Kërkimore Jülich.
Sipas Lippertit, Jupiteri është superkompjuteri i parë i Evropës që është konkurrues ndërkombëtarisht në trajnimin e modeleve të IA-së, një fushë në të cilën kanë udhëhequr Shtetet e Bashkuara dhe, gjithnjë e më shumë, Kina. Modelet e mëdha gjuhësore (LLM), të tilla si ato të përdorura në chatbot-et gjeneruese të IA-së si ChatGPT i OpenAI ose Gemini i Google, trajnohen me sasi masive teksti.
Sa investim kërkohet?
Jupiter ndodhet në një strukturë që mbulon një sipërfaqe prej rreth 3.600 metrash katrorë, afërsisht gjysma e madhësisë së një fushe futbolli. Sistemi është i pajisur me rreth 24000 gjysëmpërçues nga prodhuesi amerikan Nvidia. Operatorët vlerësojnë se kostoja e Jupiterit dhe funksionimi i tij gjatë një periudhe gjashtëvjeçare do të arrijë në 500 milionë euro. Gjysma e financimit vjen nga BE dhe një e katërta nga qeveria federale dhe landi i Rinit Verior-Vestfalisë.
Sipas operatorëve, Jupiteri konsumon mesatarisht rreth 11 megavat, por në aplikimet që kërkojnë shumë energji, siç është trajnimi i modeleve të gjuhës së inteligjencës artificiale, konsumi mund të rritet në 20 megavat. Megjithatë, operatorët theksojnë se Jupiteri jo vetëm që renditet aktualisht i katërti në listën e superkompjuterëve më të shpejtë në botë, por është edhe më efikasi nga pesë superkompjuterët më të fuqishëm në botë./DW
François Bayrou dhe Emmanuel Macron FRANCË- Qeveria franceze, e udhëhequr nga kryeministri François Bayrou, ka të ngjar&...
putin, modi, jinping SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha ditën e sotme se India dhe Rusia duket se i kanë “humbur&rdquo...
Anutin Charnvirakul TAJLANDË- Parlamenti i Tajlandës ka zgjedhur manjatin e biznesit Anutin Charnvirakul si kryeministër të vendit, i t...
foto ilustruese SHBA- Lija e majmunëve nuk është më një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim nd&e...
foto ilustruese FRANCË- Të burgosurit në një burg francez të sigurisë maksimale për trafikantë ...
donald trump SHBA- Donald Trump dhe Vladimir Putin janë përsëri në të njëjtën linjë. Presidentët e SHBA-së...
angela rayner BRITANI -Zëvendëskryeministrja e Britanisë, Angela Rayner, dha dorëheqjen të premten, pasi një hetim zbuloi se ...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar një ditë pasi aleatët evropianë t&eum...
Elon Musk SHBA- Elon Musk do të marrë një shpërblim me vlerë mbi 1 trilion dollarë (740 miliardë paund) nëse a...
vendngjarja SRI LANKA- Pesëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën në Sri Lanka, pasi një autobus pasagjerësh doli nga ...