LIVE UPDATES
Bota

Szunyog: BE do të pranojë anëtarë të rinj! Kosova ka vullnet dhe mundësi, ta shfrytëzojë rastin

Ai tha për mediat në Kosovë se gjatë periudhës 4-vjeçare të tij në Kosovë, ka takuar shumë evropianë të rinj dhe të entuziazmuar, që meritojnë një të ardhme evropiane.

10 Qershor 2024, 17:05 Nga N.F
Szunyog: BE do të pranojë anëtarë të rinj! Kosova ka
Tomas Szunyog

KOSOVË- Ambasadori i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog ditën e sotme ka zhvilluar një vizitë në Parkun Memorial “Bllaca 99”. Szunyo gjatë fjalës së tij ka deklaruar se Kosova duhet ta shfrytëzojë mundësinë e anëtarësimit në familjen e madhe evropiane, pasi kjo e fundit ka vullnet që të pranojë anëtarë të rinj.

Ai tha për mediat në Kosovë se gjatë periudhës 4-vjeçare të tij në Kosovë, ka takuar shumë evropianë të rinj dhe të entuziazmuar, që meritojnë një të ardhme evropiane.


“Ka vullnet dhe Kosova ka mundësi, dhe duhet të shfrytëzojnë mundësinë që të bëhet anëtare e BE-së, sepse nga ana e BE-së ka vullnet që të pranojë anëtarë të rinj…Gjatë kohë sime këtu, kam takuar shumë evropianë të rinj dhe të entuziazmuar dhe mendoj që meritojnë të kenë të ardhme evropiane,” tha Szunyog.

Ambasadori shtoi se është shumë me rëndësi që Kosova së bashku me shtetet tjera të kenë paqe, në mënyrë që i gjithë rajoni të shkoj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Është me rëndësi për mua që ta vizitojë Bllacën sidomos tash kur është periudha kur e kujtojmë kohën e përvjetorit të 25-të prej fundit të konfliktit në Kosovë… Dhe mendoj se është me rëndësi që ta përkujtojmë këtë park për shkak të nderimit të atyre njerëzve që është dashur me forcë që ta lëshojnë Kosovën gjatë asaj kohe.

Shpresoj që ky park do të vizitohet nga shumë njerëz, në mënyrë që ta kujtojnë dhe tërë ajo vuajtje të mos harrohen. Unë kam kujtime personale të asaj kohe më 1998. Në muajin nëntor kam vizituar veriun e Shqipërisë, Kukësin dhe kam qenë shumë i tronditur nga ajo që kam parë, me dhjetëra-mijëra refugjatë…Njëkohësisht është shumë me rëndësi që të vijnë deri te pajtimi në mënyrë që i gjithë rajoni të shkoj drejt BE-së”, shtoi ai.

 

tomas szunyog kosove be

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet