All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Takim Kurti e Vuçiç në Zvicër? Kryeministri i Kosovës s’e mohon që mund të ketë takim në Davos

Por këto ditë, Kurti po qëndron në Zvicër, ku do të marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik të Davosit. I pranishëm, Vuçiç. A pritet të ketë një takim?

16 Janar 2023, 23:45 Nga k.m.
Takim Kurti e Vuçiç në Zvicër? Kryeministri i
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç
All - Paragraf - 1

PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte ankuar disa herë se Bashkimi Evropian nuk ka organizuar takime mes tij dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në kuadër të intensifikimit të bisedimeve për planin franko-gjerman. Sipas tij, më 18 gusht ishin marrë vesh që takimet të ishin të përmuajshme. Por këto ditë, Kurti po qëndron në Zvicër, ku do të marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik të Davosit. I pranishëm, Vuçiç. A pritet të ketë një takim?

Gazeta zvicerane, Der Bund,më konkretisht gazetari Stephen Israel, raporton se një takim mund të ndodhë nën margjinat e këtij forumi.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vjen në Zvicër këtë javë dhe viziton, mes tjerash, Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku mund të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç,” – thuhet në fillim të intervistës.

Forumi i Davosit ndërkohë, pritet që të zgjatë nga 16 janari e deri më 20 janar, ku shumë liderë të Ballkanit Perëndimor do të jenë pjesëmarrës, përfshirë Kurtin e Vuçiçit.

Fillimisht, pyetja që iu bë Kurtit ishte se cili do të jetë mesazhi i tij gjatë pjesëmarrjes në këtë forum.

“Vizitoni dhe investoni me ne! Sepse Kosova është një vend progresiv, pro-evropian dhe demokratik. Kosova është një histori e dyfishtë suksesi. Në vitin 1999, shtetet demokratike të NATO-s ndaluan gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Që atëherë, ne kemi dëshmuar se zhvillimi ekonomik dhe demokracia mund të ecin paralelisht,” – ka thënë ai.

Pyetja tjetër që iu bë Kurtit ishte: A do të takoheni me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe a do të kërkoni një zgjidhje në marrëdhëniet e bllokuara mes Beogradit dhe Prishtinës?

Kurti nuk e mohoi, e as s’e pohoi, megjithatë, tha se kjo varet nga emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak.

“Kjo varet nga i dërguari i posaçëm i BE, Miroslav Lajçak. Ne jemi të interesuar për të arritur një normalizim gjithëpërfshirës midis dy vendeve, bazuar në njohjen reciproke. Ne jemi gjithmonë të gatshëm për një dialog konstruktiv,” – tha shefi i Qeverisë së Kosovës.

I prezantuar si plani franko-gjerman, ndërsa tash po quhet “plan evropian”, një propozim i ri mund të çojë në marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve. Madje, shumë prej ndërmjetësuesve të procesit të dialogut, kanë bërë të ditur se një gjë e tillë mund të arrihet në muajt e parë të vitit 2023, më konkretisht në mars.

Gjatë muajit dhjetor të vitit 2022, kryediplomati evropian, Josep Borell, tha se ky propozim e ka përkrahjen e 27 vendeve të BE-së.

“Ne e kemi ofruar atë propozim dhe duhet ta shtyjmë para urgjentisht. Jam i lumtur që kemi marrë përkrahjen e fortë të të gjithë ministrave për këtë iniciativë. Tash është propozim i 27 shteteve të BE-së," - kishte thënë Borrell.

Përveç BE-së, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar se e përkrahin një propozim të tillë, gjë që u ripërsërit së fundi edhe nga nënsekretari amerikan, Derek Chollet i cili qëndroi javën e kaluar për vizitë në Kosovë.

Ky plan, madje ishte temë diskutimi edhe në takimin e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“U diskutua edhe për procesin e dialogut, planin Evropian dhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. U theksua nevoja për angazhim aktiv dhe konstruktiv në dialog dhe për intensifikim të përpjekjeve drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër.” – thuhej në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit./Nacionale

albin kurti aleksandër vuçiç

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet