29 Tetor 2023, 21:51
Nga r.ll
foto nga takimi ne Bruksel
BRUKSEL- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka reaguar sërish për takimet në Bruksel të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministren italiane, Giorgia Meloni, presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe shefin e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Lajçak shkruan se Kurti dhe Vuçiç janë treguar të gatshëm për zbatimin e marrëveshjes, por kanë pasur mospajtime për modalitetin. Ai ka thënë se të dy palët kanë pasur pyetje e komente, duke shtuar se shpreson se do të sqarohen gjatë javëve të ardhshme. Emisari i BE-së përmendi edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se po kërkojnë opsione moderne evropiane. Ai shton se Asociacioni nuk është vetmja çështje që ka nevojë për zbatim, pasi edhe Serbia ka obligime të pazgjidhura.
”E mirëpres që të dy liderët treguan gatishmëri për zbatimin e Marrëveshjes, megjithëse nuk arritën të bien dakord për modalitetet. Ata kishin komente dhe pyetje për propozimin evropian për statutin për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, të cilin ua kemi paraqitur gjatë misionit tonë të përbashkët të shtunën e kaluar”, shkruhet në postim.
”Shpresoj se do të jemi në gjendje të sqarojmë pyetjet dhe shqetësimet e hapura në javët në vijim. Statuti ynë propozon një mënyrë moderne evropiane për të trajtuar çështjen e ndjeshme të mbrojtjes së pakicave në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira evropiane dhe nuk i kalon kufijtë e kuq të Palëve siç janë përcaktuar më parë. Por ky nuk është i vetmi element që ka nevojë për zbatim. Edhe Serbia ka shumë obligime të pazgjidhura nga Marrëveshja dhe ne duhet të shohim që zbatimi të përparojë paralelisht, në mënyrë që edhe Kosova edhe Serbia të marrin atë që kanë rënë dakord. Fokusi tani duhet të jetë në avancimin e zbatimit të Marrëveshjes pa parakushte apo vonesa. Siç u shpreh qartë tre liderët evropianë, formalitetet nuk duhet të pengojnë këtë proces të rëndësishëm. Me këtë në mendje, unë do të ftoj kryenegociatorët së shpejti në Bruksel për të diskutuar hapat e ardhshëm”, ka thënë Lajçak.
miroslav lajçak takimi kurti-vucic
Bota
29 Tetor 2023, 21:40
A.TH
foto ilustruese
IZRAEL- Izraeli i ka bërë thirrje Rusisë që të veprojë pas raportimeve dhe videove të publikuara q...
Bota
29 Tetor 2023, 21:13
A.TH
Foto ilustruese
RUSI- Një turmë me njerëz kanë sulmuar aeroportin në Makhachkala në Rusi, menjëherë pasi u ul n&eum...
Bota
29 Tetor 2023, 20:53
r.ll
Rita Ora dhe Novak Djakovic
FRANCË- Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora së fundmi është vënë ...
Bota
29 Tetor 2023, 20:35
A.TH
Joe Biden, Benjamin Netanyahu
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden ka zhvilluar ditën e sotme telefonata me liderë të rajonit të Lindje...
Bota
29 Tetor 2023, 20:32
r.ll
Wang Yi
KINË-Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi thotë se nuk do të jetë e lehtë të arrihet deri tek një takim...
Bota
29 Tetor 2023, 20:21
r.ll
Ursula von der Leyen dhe Stevo Pendarovski
SHKUP- Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka pritur në takim Presidenten e Komi...
Bota
29 Tetor 2023, 20:09
r.ll
Ursula von der Leyen
SHKUP- Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të dielën në mbrëmje ka arritur n&e...
Bota
29 Tetor 2023, 19:56
A.TH
Mike Johnson
SHBA-Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, Mike Johnson deklaroi këtë të dielë se...
Bota
29 Tetor 2023, 19:31
A.TH
foto nga vendngjarja
BRAZIL-Të paktën 12 persona kanë humbur jetën kur një aeroplan i vogël u rrëzua pranë aeroport...
Bota
29 Tetor 2023, 19:14
h.k
Al Jazeera
IZRAEL-Lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit po shoqërohet me lajme të rreme, që gazetarët përpiqen t’i verifi...