Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Megjithatë, ai nuk tha nëse do t'i pranonte bisedimet e paqes me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, të ndërmjetësuara nga Trump.
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ka pasur dakordësi me presidentin amerikan, Donald Trump, për përfundimin e luftës në Ukrainë, gjatë takimit të tyre në Alaskë, muajin e kaluar. Megjithatë, ai nuk tha nëse do t'i pranonte bisedimet e paqes me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, të ndërmjetësuara nga Trump. Duke folur gjatë një samiti në Kinë, Putin vazhdoi të mbronte vendimin e tij për të pushtuar Ukrainën dhe fajësoi edhe një herë Perëndimin për luftën.
Pas takimit në Alaskë, muajin e kaluar, i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, tha se Putin ka rënë dakord për garancitë e sigurisë për Ukrainën si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme për paqe në të ardhmen - megjithëse Moska nuk e ka konfirmuar ende këtë.
Putin foli në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, ku u takua me udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping, dhe atë të Indisë, Narendra Modi. Ai i falënderoi ata për mbështetjen e tyre dhe për, siç tha, përpjekjet për të lehtësuar zgjidhjen e krizës në Ukrainë. Kina dhe Rusia janë blerëset më të mëdha të naftës së papërpunuar ruse, ndaj edhe kritikohen nga Perëndimi për mbështetje të ekonomisë ruse.
Në fjalimin e tij, Putin tha gjithashtu se shpreson se dakordësitë e arritura në takimin e tij me Trumpin në Alaskë, janë duke ecur në këtë drejtim, duke hapur rrugë për paqe në Ukrainë. Në të njëjtën kohë, ai përsëriti qëndrimin e tij se “kjo krizë nuk është shkaktuar nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, por ishte rezultat i një grushtshteti në Ukrainë, i cili u mbështet dhe u provokua nga Perëndimi”.
Ai, po ashtu, ua atribuoi luftën përpjekjeve të vazhdueshme të Perëndimit për ta tërhequr Ukrainën në NATO. Putin e ka kundërshtuar vazhdimisht mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Të premten, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Trump i ka dhënë atij afat deri të hënën për të pranuar bisedimet e paqes me Zelenskyn.
“Nëse nuk pranon, kjo tregon se Putin e ka manipuluar sërish Trumpin”, tha Macron.
Megjithatë, më 22 gusht, Trump i tha CNN-it se po i jepte Putinit disa javë kohë për tu përgjigjur. Pas takimit me Putinin muajin e kaluar, Trump kërkoi një marrëveshje të përhershme paqeje. Ai takoi edhe presidentin ukrainas, Zelensky, dhe udhëheqës të lartë evropianë, dhe theksoi se pjesë e marrëveshjes nuk do të ishte antarësimi i Ukrainës në NATO. Ai sugjeroi se do të kishte garanci sigurie për Ukrainën dhe se SHBA-ja do të ishte e përfshirë në to.
Vrasja UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se një person është arrestuar për vrasjen e ish-kryetarit t&eu...
SERBI- Mediat gjermane i kanë kushtuar hapësirë të gjerë situatës politike dhe ekonomike në Serbi, duke e analizuar paket&e...
GAZA- Izraeli njoftoi gjatë fundjavës se Abu Obeida, zëdhënësi i hershëm i krahut të armatosur të Hamasit, Brigadat Ez...
Ursula von der Leyen UKRAINË- Aleatët evropianë të Kievit po punojnë mbi “plane shumë të sakta&rdq...
François Bayrou FRANCË- François Bayrou u duk më i qetë nga sa pritej javën e kaluar, kur tha me zë të për...
AFGANISTAN- Mbi 620 njerëz humbën jetën dhe më shumë se 1.500 të tjerë u plagosën nga një tërmet që god...
Takimi BRUKSEL- Kur takohen ministrat e Jashtëm të BE, agjenda e tyre shpesh i ngjan një atlasi botëror. Lista marramend&eum...
Foto GREQI- Katër oficerë policie janë arrestuar në Greqi me urdhër të një prokurori, pasi një i burgosu...
Foto GJERMANI- Komisioni i BE-së dëshiron të vendosë sanksione ndaj Izraelit për shkak të gjendjes në Gazë. Por Gje...
Abu Obeida IZRAEL- Izraeli ka njoftuar se Abu Obeida, zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamasit, është vrarë n&eum...