LIVE UPDATES
Bota

Të arrestuar për terrorizëm në Maqedoninë e Veriut, një muaj paraburgim për ta

Sipas informacioneve të para, të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut (MPB), njëri nga të arrestuarit është një 21-vjeçar, i cili dyshohet se në fillim të këtij vitit e kishte krijuar një “qelizë terroriste bazuar në ideologjinë" e Shtetit Islamik, IS.

16 Dhjetor 2024, 22:17 Nga M.B
Të arrestuar për terrorizëm në Maqedoninë e Veriut,
Foto ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT- Prokuroria Publike e Shkupit tha të hënën se katër personat e arrestuar një ditë më parë në askione të ndara, akuzohen për planifikimin dhe kryerjen e sulmeve terroriste në Maqedoninë e Veriut dhe vende të tjera. Gjykata e Shkupit urdhëroi një muaj paraburgim për katër të dyshuarit. Ata u arrestuan më 15 dhjetor dhe autoritetet maqedonase ende nuk e kanë publikuar identitetin e të dyshuarve.

Por, është bërë e ditur se tre nga të arrestuarit janë nga Gostivari, një qytet në perëndim të Maqedonisë së Veriut, ndërsa i katërti nga Struga, një qytezë në rajonin jugperëndimor të vendit. Sipas informacioneve të para, të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut (MPB), njëri nga të arrestuarit është një 21-vjeçar, i cili dyshohet se në fillim të këtij vitit e kishte krijuar një “qelizë terroriste bazuar në ideologjinë" e Shtetit Islamik, IS.

Tre të arrestuarit e tjerë dyshohet se i kanë bashkërenduar aktivitetet në mënyrë aktive për të kryer “sulme terroriste ndaj civilëve dhe objekteve publike”.

“Kemi prova në drejtim të dyshimit të bazuar se këta persona, kanë vepruar me qëllim që, në të ardhmen ,të organizojnë ngjarje të padëshiruara, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë e Maqedonisë [së Veriut] dhe të shteteve tjera. Qëllimi i tyre ishte të indoktrinonin, rekrutonin njerëz të tjerë nga Ballkani, të cilët mund të vepronin në përputhje me qëllimet e tyre”, tha të dielën ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Ai shtoi se, të arrestuarit, së bashku me njerëz të tjerë jashtë Maqedonisë së Veriut, janë vëzhguar për një periudhë të gjatë nga organet vendase të sigurisë, në bashkëpunim me organizatat partnere ndërkombëtare, me të cilat është koordinuar ky operacion.

Të dyshuarit, sipas MPB-së, kanë krijuar edhe grupe në rrjetin social Telegram, ku kanë shpërndarë materiale propaganduese të IS-it, si dhe kanë ndarë udhëzime për prodhimin e mjeteve të improvizuara shpërthyese. Ata dyshohet se kanë tentuar të blejnë edhe armë si dhe kanë inkurajuar individë të tjerë të kryejnë sulme në Evropë.

Profesori i drejtësisë në Universitetin e Tetovës, Bashkim Selmani, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se një nga veprat më të rënda në Kodin e Procedurës Penale të Maqedonisë së Veriut është ajo që lidhet me terrorizmin, elementët e të cilit, sipas tij, mund të jenë “të natyrës kombëtare dhe ndërkombëtare”, në varësi të dilemave, indiceve dhe dyshimeve për një rast të tillë.

Ai theksoi se në Maqedoninë e Veriut nuk mund të flitet për organizata terroriste, përveç nëse ato janë të lidhura drejtpërdrejt ose tërthorazi me struktura ndërkombëtare që funksionojnë jashtë vendit, dhe mund të përfshijnë shtetas të Maqedonisë së Veriut.

“Kur e dimë rolin dhe pozitën e policisë së vendit, ngremë dilema për arsye se, edhe në të kaluarën, ka pasur vepra penale të terrorizmit, por të njëjtat nuk janë dëshmuar si të tilla. Prandaj, mendoj se ndodhemi në një fazë paraprake, ku ne nuk mund të flasim drejtpërdrejt për çështjen, pasi aktualisht nuk ka pasur asnjë veprim publik dhe mendoj se nuk ka organizata terroriste në Maqedoninë e Veriut”, tha Selmani.

Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut parashikon dënime të ashpra për veprat penale që lidhen me terrorizmin. Personat që krijojnë ose udhëheqin grupe terroriste mund të dënohen me burgim të përjetshëm, ose me dënim të caktuar deri në 40 vjet. Pjesëmarrja në grupe terroriste mund të dënohet me burgim të caktuar deri në 10 vjet. Financimi i terrorizmit mund të çojë në dënime deri në 10 vjet burg, ndërsa personat që rekrutojnë ose trajnojnë individë për aktivitete terroriste mund të dënohen me burgim të caktuar deri në 10 vjet./ REL

maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë