16 Mars 2025, 14:05
Nga N.F
Marija Taseva
KOÇAN- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me zjarrin e rënë në klubin e natës në Koçan ku mbetën të vdekur 59 persona. Një nga të mbijetuarat e zjarrit është 20-vjeçarja, Marija Taseva. Ajo ka shpjeguar momentet e largimit nga zjarri teksa theksoi se të gjithë po vraponin të shpëtonin veten.
20-vjeçarja arriti të dilte e gjallë ndërsa fati i motrës së saj nuk dihet ende. Ajo theksoi se nuk po e gjejnë në asnjë spital dhe se po presin për ndonjë informacion. Taseva tha se teksa po largohej nga vendi i ngjarjes ra në tokë dhe të tjerët po e shkelnin. Fatmirësisht ajo nuk ka marrë plagë të rënda.
“Të gjithë filluan të vrapojnë jashtë. Të gjithë përpiqeshin të shpëtonin veten. Motra ime ka humbur. Nuk mund ta gjejmë në asnjë spital. Tani presim këtu rezultatet për të parë nëse do ta gjejmë, nëse jo, përfundimisht në Shkup. Duke dalë jashtë rashë në tokë dhe të tjerët më shkelnin, thjesht me faqe isha në tokë”, tha Taseva sipas medias vendase.
Babai i saj thotë se nuk kanë informacion për vajzën e dytë, e cila është 25 vjeçe. Policia ka arrestuar disa persona për këtë ngjarje tragjike. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit në diskotekë është bërë hedhja e mjeteve piroteknike.
marija taseva tragjedia me 59 viktima ne kocan
Bota
16 Mars 2025, 14:01
E. D
foto ilustruese
EVROPË- Të frikësuar nga perspektiva e shkëputjes së sigurisë së SHBA-së dhe tre viteve të luf...
Bota
16 Mars 2025, 13:50
N.F
Srebrenicë
BOSNJE- Potoçari nuk dukej kurrë më i heshtur e më i trishtuar. Pamja nga portat e mbyllura të Qendrës P&eu...
Bota
16 Mars 2025, 13:42
E. D
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Qeveria e Serbisë, do të shpallë 18 Marsin ditë zie për shkak të zjarrit...
Bota
16 Mars 2025, 13:34
E. D
Donald Trump
RUSI- Këshilltari presidencial rus, Yuri Ushakov tha se një takim apo bisedë telefonike mes presidentit rus Vladimir ...
Bota
16 Mars 2025, 13:28
E. D
pamje nga vendngjarja
IRAN- Një plazh i njohur në Iran u kthye në ngjyrë të kuqe, ndërsa shirat e dendur ranë në b...
Bota
16 Mars 2025, 13:20
E. D
Emmanuel Macron
FRANCË- Stacionimi i forcave paqeruajtëse në Ukrainë, siç është propozuar nga Britania dhe Franca, n&...
Bota
16 Mars 2025, 13:08
E. D
fotot ilustruese
MAQEDONIA E VERIUT- Qeveria maqedonase ka caktuar shtatë ditë zie kombëtare për shkak të tragjedisë në ...
Bota
16 Mars 2025, 12:54
E. D
pamje nga vendngjarja
KOÇAN- Disa dëshmitarë okularë kanë treguar sesi kanë ndihmuar të rinjtë pas zjarrit ...
Bota
16 Mars 2025, 12:57
N.F
Zjarri
KAÇAN- Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski para pak çastesh ka dalë më nj&eu...
Bota
16 Mars 2025, 12:50
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Në Dresden, një qytet barok me famë botërore, më 11 shtator të vitit të kaluar, nj&e...