LIVE UPDATES
Bota

Srebrenica pas mbylljes së Qendrës Përkujtimore

Qendra Përkujtimore e Srebrenicës, e cila gjendet në entitetin serb Republika Sërpska, në lindje të Bosnje e Hercegovinës, njoftoi më 7 mars se do të mbyllet deri në njoftimin e radhës, për shkak të situatës së sigurisë. Prej se është hapur në vitin 2003, kjo është hera e parë që mbyllet.

16 Mars 2025, 13:50 Nga N.F
Srebrenica pas mbylljes së Qendrës Përkujtimore
Srebrenicë

BOSNJE- Potoçari nuk dukej kurrë më i heshtur e më i trishtuar. Pamja nga portat e mbyllura të Qendrës Përkujtimore, ku janë varrosur më shumë se 6.700 viktima të gjenocidit, është sidomos e dhimbshme për banoren e Srebrenicës, Shahida Abdurahmanoviq.

Mes të varrosurve janë edhe 12 anëtarë të familjes së saj të ngushtë. Është Ramazan - muaj i agjërimit për myslimanët - dhe policia, me kërkesë të disa grave që jetojnë pranë, hap dhomën e lutjeve, çdo mbrëmje.

“Është rrëqethëse. Është një ndjenjë ndryshe. Të trishton dhe të kthen në ato kohët më të vështira. Dhe, sigurisht, nuk mund të mendosh se po ndodh diçka e mirë”, thotë Shahida, shtëpia e së cilës gjendet afër varrezave të Qendrës Përkujtimore.

Qendra Përkujtimore e Srebrenicës, e cila gjendet në entitetin serb Republika Sërpska, në lindje të Bosnje e Hercegovinës, njoftoi më 7 mars se do të mbyllet deri në njoftimin e radhës, për shkak të situatës së sigurisë. Prej se është hapur në vitin 2003, kjo është hera e parë që mbyllet.

“Vendimi është marrë për shkak të pamundësisë për të ofruar garanci adekuate të sigurisë për punonjësit, bashkëpunëtorët, mysafirët dhe vizitorët. E gjithë kjo bëhet në përputhje me rregulloret ligjore dhe rrethanat aktuale, si dhe me grushtshtetin që po zhvillohet kundër institucioneve shtetërore nga ana e grupeve rebele me seli në Banja Llukë”, shkruan nga Qendra Përkujtimore në rrjetin social X, pas mbylljes.

Më shumë se një javë më vonë, ata nuk duan të flasin më tepër për këtë.

Çka i parapriu mbylljes?

Mbyllja e dyerve për vizitorët vjen pas hyrjes në fuqi të ligjeve antikushtetuese të Republikës Sërpska, që ndalojnë funksionimin e Agjencisë Shtetërore të Hetimit (SIPA), si dhe të Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnje e Hercegovinës në këtë njësi. Që nga viti 2011, Qendra Përkujtimore sigurohet nga Drejtoria për Koordinimin e Organeve Policore e Bosnje e Hercegovinës.

Edhe pse siguria është nën një agjenci të menaxhuar nga institucionet shtetërore, dhe jo nga policia e entitetit, pasigurinë e shkakton fakti që autoritetet e Republikës Sërpska nuk e pranojnë gjenocidin në Srebrenicë, i cili është konstatuar nga gjykatat ndërkombëtare.

Në mesin e mohuesve të gjenocidit janë edhe zyrtarët më të lartë, përfshirë presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik. Ata kundërshtojnë edhe Rezolutën e miratuar nga Kombet e Bashkuara në maj të vitit të kaluar, me të cilën 11 korriku është shpallur Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës dhe dënohet mohimi i gjenocidit dhe madhërimi i kriminelëve të luftës.

Mision i Qendrës Përkujtimore është ta ruajë kujtimin për viktimat e gjenocidit dhe t’i edukojë brezat për rëndësinë e paqes, tolerancës dhe të drejtave të njeriut. Në Qendrën Përkujtimore ka artefakte të shumta të viktimave të gjenocidit, të gjetura në varreza masive, si orë apo veshje, por edhe të dhuruara nga familjarët.

Mbështetje edhe nga Ruanda

Pas mbylljes, Qendra Përkujtimore e Srebrenicës u bëri thirrje institucioneve në mbarë botën që t’i bashkohen një nisme globale të përkujtimit dhe rezistencës, të quajtur #SrebrenicaShutdown. Në më pak se 24 orë, mesazhe mbështetjeje kanë arritur nga 17 vende të ndryshme, nga përfaqësues të viktimave të gjenocidit në Ruandë, nga shoqata të kujtimit të Holokaustit, ambasada të shumta, organizata dhe institucione.

Në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës thonë se janë jashtëzakonisht mirënjohës për këtë, sepse, siç shprehen, një gjë e tillë konfirmon rëndësinë e ruajtjes së kujtimeve dhe kundërshtimit të mohimit dhe padrejtësisë historike.

“Këto mesazhe dhe veprime janë një rikujtim i fuqishëm se misioni i Qendrës Përkujtimore të Srebrenicës u përket shumë njerëzve dhe se e vërteta do t’i ketë gjithmonë mbrojtësit e saj. Ky lloj solidariteti e forcon edhe më tej vendosmërinë tonë për të qëndruar të përkushtuar ndaj misionit tonë dhe për të vazhduar luftën për të vërtetën, drejtësinë dhe kujtesën”, thonë nga kjo qendër për Radion Evropa e Lirë.

Kështu, më 12 mars, dyert e Muzeut në Universitetin De Montfort në Leicester të Mbretërisë së Bashkuar janë mbyllur simbolikisht për pesë minuta. Kim Sadique, profesoreshë e Parandalimit të Gjenocidit dhe Edukimit për të, thotë për Radion Evropa e Lirë se ky ishte “një akt i vogël solidariteti”, por edhe përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare ndaj ngjarjeve në Bosnje e Hercegovinë, përkatësisht në Srebrenicë.

“Qendra Përkujtimore e Srebrenicës është një fener shprese dhe një kundër-narrativ i dukshëm për mohuesit e gjenocidit, që përpiqen ta rishkruajnë historinë e Bosnje e Hercegovinës dhe vazhdojnë ta kërcënojnë të ardhmen e saj. Kjo nuk mund të lejohet dhe kjo është arsyeja përse kemi vendosur të marrim një qëndrim”, thotë Sadique.

Dhe kështu, qyteti ku në mes të korrikut të vitit 1995, forcat serbe kanë vrarë rreth 8.000 burra dhe djem gjatë gjenocidit, duket i shkretë. Kryesisht janë gra të moshuara që shkojnë për të qenë pranë varreve të të dashurve të tyre. Për shumë nga to, kjo është e gjitha që u ka mbetur. Dhe kjo është e shenjtë për to, thotë Shahida. Në gjenocid është vrarë edhe djali 16-vjeçar i motrës së saj.

“Ajo më merr në telefon dhe më thotë: ‘Shahida, prej se është mbyllur Qendra Përkujtimore, nuk fle, fëmija im i vetëm është aty’. Të gjithë njerëzit që i kanë mbijetuar gjenocidit, që janë të afërm, ose edhe diku nëpër botë, nuk ndihen mirë nëse kjo merr fund”, thotë Shahida.

Në qytet, sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2013, shumica janë boshnjakë, ndërsa rreth 45 për qind janë serbë. Shahida thotë se të gjithë banorët janë të shqetësuar, pasi presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, është dënuar në shkallë të parë para Gjykatës së Bosnje e Hercegovinës, më 26 shkurt, me një vit burgim dhe ndalesë gjashtëvjeçare të veprimtarisë politike, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar.

Shahida thotë se askush nga autoritetet nuk ka folur me qytetarët. Pushtetin në Srebrenicë e udhëheq kryetari serb, Millosh Vuçiq. Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Vuçiq thotë se nuk ka informacione se pse njerëzit ndihen të pasigurt në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës. Ai thotë se i ka kontaktuar edhe forcat policore të entitetit, të cilat, sipas tij, kanë thënë se nuk ka asnjë kërcënim për sigurinë e qytetarëve në Srebrenicë.

“Vërtet, nuk e kemi pasur as incidentin më të vogël”, thotë Vuçiq.

Ai shton se nuk ka kontaktuar me drejtorin e Qendrës Përkujtimore të Srebrenicës, Emir Sulagiq, dhe se nuk i di arsyet përse ndihen të pasigurt.

“Policia i ruan objektet atje. Prezenca e policisë është shtuar vetëm për shkak të këtyre pretendimeve, por nuk e di se nga cila anë kërcënohet siguria”, shprehet Vuçiq.

Megjithatë, në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës thonë se ajo do të qëndrojë e mbyllur derisa situata të stabilizohet, ndërsa të gjithë punonjësit do të punojnë nga shtëpia, “nëse është e mundur”.

Më shumë se 50 njerëz janë dënuar me më shumë se 700 vjet burg për gjenocidin dhe krimet në Srebrenicë, të cilat kanë ndodhur pasi ushtria e Republikës Sërpska e ka pushtuar zonën - atëkohë të mbrojtur nga OKB-ja. Sipas të dhënave të Institutit për Persona të Zhdukur të Bosnje e Hercegovinës, 30 vjet pas gjenocidit në Srebrenicë dhe rrethinë, rreth 1.000 persona të zhdukur janë ende në kërkim./REL

srebrenica

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci