LIVE UPDATES
Bota

Teherani ngre “zonë kontrolli” në Ngushticën e Hormuzit, lundrimi nën mbikëqyrjen e Gardës Revolucionare

Klima e pasigurisë që është krijuar në rajon ka detyruar shumë kompani detare të mbajnë qëndrim pritjeje, duke shmangur kërkesat për leje kalimi nga autoritetet iraniane, nga frika e sanksioneve të mundshme amerikane. Si pasojë, një numër i madh anijesh tregtare mbeten të palëvizshme ose lëvizin me kujdes ekstrem brenda dhe përreth Ngushticës.

9 Maj 2026, 07:53 Nga E. D

Teherani ngre “zonë kontrolli” në Ngushticën e

IRAN- Në një përpjekje për të vendosur një formë të veçantë kontrolli mbi Ngushticën e Hormuzit, Teherani po tenton të imponojë në praktikë një regjim mbikëqyrjeje detare, duke zgjeruar pretendimet e tij edhe në zona të lidhura me infrastrukturat portuale strategjike të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ky zhvillim po rrit shqetësimin si në komunitetin ndërkombëtar të transportit detar, ashtu edhe në tregjet energjetike, pasi bëhet fjalë për një nga korridoret më të rëndësishme globale të transportit të naftës.

Klima e pasigurisë që është krijuar në rajon ka detyruar shumë kompani detare të mbajnë qëndrim pritjeje, duke shmangur kërkesat për leje kalimi nga autoritetet iraniane, nga frika e sanksioneve të mundshme amerikane. Si pasojë, një numër i madh anijesh tregtare mbeten të palëvizshme ose lëvizin me kujdes ekstrem brenda dhe përreth Ngushticës.

Deputeti iranian Saeedi deklaroi se rreth 1.500 anije ndodhen në pritje për të marrë miratim nga Teherani për tu larguar nga zona, që tregon përmasën e ndërprerjes në lundrim. Sipas kompanisë së sigurisë detare Diaplous, trafiku tregtar është kufizuar pothuajse ekskluzivisht te anijet e vogla të ngarkesave të përgjithshme që shërbejnë për Iranin, kryesisht nën 75 metra gjatësi, si dhe te disa anije të vogla mallrash me flamur të Indisë dhe Komoreve.

Në të njëjtën kohë, Teherani publikoi udhëzime të reja, përmes të cilave synon të përcaktojë një “zonë kontrolli” detare në rajon. Sistemi i ri iranian për përcaktimin e itinerareve detare rreth ishullit Larak ka rritur nivelin e mbikëqyrjes politike dhe ushtarake mbi kalimet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit.

Trupat e Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) kanë udhëzuar anijet tregtare që dëshirojnë të kalojnë ngushticën të koordinohen me autoritetet iraniane dhe të ndjekin korridore të përcaktuara pranë ishullit Larak. Sipas skemës së raportuar të lundrimit, anijet hyrëse drejt Gjirit kalojnë në veri të ishullit Larak, pranë vijës bregdetare iraniane, ndërsa anijet që dalin nga Gjiri kalojnë në jug të ishullit.

Kjo rregullore e zhvendos trafikun detar më afër ujërave që pretendon Irani dhe i jep IRGC-së mundësi më të mëdha për monitorimin e anijeve që kalojnë. Irani ka përcaktuar gjithashtu zona të kontrollit dhe monitorimit të kufizuar mes korsive të lundrimit që mbikëqyren nga IRGC. Kjo përbën një devijim nga sistemi tradicional i ndarjes së trafikut detar, i cili bazohej më shumë në korridore të lidhura me ujërat e Omanit dhe në skema ndërkombëtare të navigimit.

Megjithëse e drejta ndërkombëtare detare vazhdon të njohë të drejtën e kalimit përmes Ngushticës së Hormuzit, kritikët argumentojnë se sistemi i ri rrit kontrollin operacional të Iranit mbi anijet gjatë kalimit të tyre. Ajo që shkakton shqetësimin më të madh në tregjet detare dhe energjetike është fakti se kjo zonë duket se shtrihet edhe në hapësira detare të lidhura funksionalisht me porte të rëndësishme të Emirateve të Bashkuara Arabe, si Khor Fakkan dhe Fujairah.

Këto porte kanë marrë rëndësi të veçantë strategjike vitet e fundit, duke funksionuar si qendra kryesore transporti dhe furnizimi energjetik, sidomos pas rënies së ndjeshme të lundrimit brenda Ngushticës së Hormuzit. Burime nga sektori detar dhe energjetik vlerësojnë se strategjia iraniane synon ruajtjen e një influence të fortë mbi rrjedhat e naftës në Gjirin Persik.

Teherani ngre “zonë kontrolli” në Ngushticën e

Në qendër të shqetësimit ndodhet edhe tubacioni Habshan–Fujairah, përmes të cilit Emiratet e Bashkuara Arabe përpiqen të eksportojnë naftë bruto duke anashkaluar Ngushticën e Hormuzit. Zgjerimi i “zonës së kontrollit” iraniane rrit presionin mbi këtë korridor energjetik, pasi krijon kushte kërcënimi të drejtpërdrejtë si për tubacionin, ashtu edhe për rrjedhat detare që përfundojnë në Fujairah.

Duhet theksuar gjithashtu se, sipas NBC News, Arabia Saudite refuzoi tu lejonte Shteteve të Bashkuara përdorimin e bazave ushtarake dhe hapësirës ajrore saudite për operacionin “Freedom”, zhvillim që, sipas të njëjtave burime, ishte një nga arsyet kryesore që çoi Donald Trump në pezullimin e operacionit.

Kjo qasje interpretohet nga analistët si tregues se Arabia Saudite po përpiqet të shmangë përfshirjen e drejtpërdrejtë në një përshkallëzim ushtarak me Iranin, nga frika e sulmeve të mundshme ndaj instalimeve të saj të naftës dhe infrastrukturës kritike energjetike.

Njëkohësisht, kjo tregon edhe vështirësitë që përballin SHBA-të në krijimin e një fronti rajonal plotësisht të koordinuar sigurie për mbrojtjen e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit. Ndërkohë, embargoja amerikane ndaj anijeve që përpiqen të hyjnë ose të largohen nga portet iraniane mbetet plotësisht në fuqi. Forcat e CENTCOM vazhdojnë të veprojnë për të garantuar zbatimin e saj.

Flota nën presion dhe lundrim "në hije" në Gjirin Persik

Sipas të dhënave të Signal Ocean, të disponuara nga kompania e brokerimit detar Xclusiv Shipbrokers, aktualisht në zonën e Gjirit Persik dhe Ngushticës së Hormuzit ndodhen gjithsej 186 “bulk carriers” dhe tankerë të kategorive të ndryshme. Pamja tregon një prani të konsiderueshme tankerësh dhe “bulk carriers”, megjithatë aktorët e tregut theksojnë se të dhënat nuk mund të konsiderohen plotësisht përfaqësuese, pasi një pjesë e flotës mund të lëvizë me AIS të çaktivizuar për shkak të tensionit të lartë gjeopolitik në rajon.

Kategoria më e madhe janë “small bulkers” me 50 anije, të ndjekura nga “handysize” me 26 dhe “panamax” me 20 anije. Gjithashtu janë të pranishme tetë “kamsarmax”, gjashtë “post-panamax”, katër “supramax”, katër “ultramax”, katër “capesize”, tre “handymax” dhe tre “mini-capesize”.

Ndërsa te tankerët identifikohen gjithsej 58 anije. Dominues janë MR2 me 25 anije dhe MR1 me 11. Në rajon ndodhen gjithashtu tetë VLCC, pesë panamax/LR1, pesë aframax/LR2 dhe katër suezmax. Interes të veçantë paraqet fakti se rreth 40% e tankerëve që ndodhen në Ngushticën e Hormuzit konsiderohen sanctioned vessels, ndërsa te bulk carriers kjo përqindje llogaritet në 11%.

Ky element pasqyron praninë e konsiderueshme të anijeve të lidhura me rrjete transporti nën regjime sanksionesh, kryesisht në tregtinë e naftës. Megjithatë, aktorët e tregut detar theksojnë se nuk mund të përdoret termi “anije të bllokuara”, pasi shumë prej tyre qëndrojnë në rajon duke pritur udhëzime për ngarkim ose urdhra tregtarë. Për më tepër, nuk ka një pamje të qartë se sa nga anijet hynë në rajon pas fillimit të krizës dhe sa ishin tashmë në Gjirin Persik para përshkallëzimit të tensioneve./Dosja.al

lufta ne lidnjen e mesme iran shba

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër