30 Maj 2023, 14:12
Nga m.s
foto ilustruese
AZERBAJXHANI- Kanë shpërthyer sërish tensionet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, dy ditë përpara se të rifillonin bisedimet që synonin përfundimin e një marrëveshje paqeje, që të paktën në teori, do të zgjidhte konfliktin e tyre prej dekadash mbi enklavën e Nagorno-Karabakh. Dy ish-republikat sovjetike të Kaukazit u përfshinë në dy luftëra, në vitet 1990 dhe 2020, mbi kontrollin e Nagorno- Karabakh, i cili njihet ndërkombëtarisht si pjesë e territorit azerbajxhanas, por i banuar kryesisht nga armenë.
Në vjeshtën e vitit 2020, Azerbajxhani rimori territorin e kontrolluar nga Armenia për dekada. Negociatat midis dy qeverive dukej se po përparonin javët e fundit, veçanërisht pas vendimit të kryeministrit armen Nikol Pashinyan për të njohur Nagorno- Karabakh si pjesë të Azerbajxhanit.
Por Jerevani akuzoi Bakun se po kërcënonte se do të përdorte përsëri forcën, duke komentuar deklaratat e presidentit azerbajxhanas Ilham Aliyev që kërkonte shpërbërjen e qeverisë "autonome" lokale në Nagorno-Karabakh. Një deklaratë e Ministrisë së Jashtme armene denoncoi se Aliyev po bën përsëri "kërcënime për genocid" dhe "po përgatit terrenin për një tjetër operacion agresiv kundër popullsisë së Nagorno- Karabakh ", sipas agjencisë së lajmeve Armenpress.
Tensioni mbetet i lartë, pavarësisht bisedimeve të paqes të ndërmjetësuara nga SHBA, BE dhe Rusia, veçanërisht pasi ushtria azere vendosi një pikë kontrolli në korridorin e Laçinit, e vetmja lidhje midis Armenisë dhe enklavës, raporton "Protothema".
Armiqësitë në kufi janë të shpeshta. Aliyev tha se është koha, pas sukseseve të Azerbajxhanit në fushat e betejës në vitin 2020, që armenët të braktisin "iluzionet" për pavarësinë e Nagorno- Karabakh. Që do të thotë " binduni ligjeve të Azerbajxhanit, bëhuni qytetarë normalë, besnikë, hidhni simbolet e pseudoshtetit të tyre në koshin e mbeturinave dhe shpërndani të ashtëquajturin parlamentin e tyre", tha presidenti në fjalimin e tij të transmetuar nga televizioni shtetëror azerbajxhanas.
armenia azerbajxhani nagorno-karabakh
Bota
30 Maj 2023, 14:11
a.l.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë
KOSOVË- Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar lidhur me situatën n&eu...
Bota
30 Maj 2023, 14:06
a.l
KFOR
KOSOVË- KFOR njofton se 3 ushtarë hungarezë janë plagosur si pasojë e përdorimit të armëve të zjarri...
Bota
30 Maj 2023, 13:59
a.l
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka njoftuar sot se ka anuluar udhëtimin e tij n&eu...
Bota
30 Maj 2023, 13:21
a.d
Anëtarët e bandave gjatë një kontrolli nga ekipet e sigurisë në burgjet në El Salvador në mars 2022
El Salvador-...
Bota
30 Maj 2023, 13:49
a.l,
Thomas Waitz
Eurodeputeti Thomas Waitz dënon sulmet e djeshme kundër gazetarëve dhe ushtarëve të KFOR-it nga prote...
Bota
30 Maj 2023, 13:44
A.B
Moska
TIRANË- Rusia deklaron se për t’i ulur tensionet në Kosovë, duhen “hapa vendimtarë”.
“Ne i bëj...
Bota
30 Maj 2023, 13:35
a.l
Josep Borrell
KOSOVË- Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell deklaron se është duke u përpjekur të o...
Bota
30 Maj 2023, 13:18
m.s
foto ilustruese
ITALI- Claudio Alonzi, 62-vjeç, i martuar dhe baba i dy fëmijëve dhe Tiziana Barnobi, 53-vjeç, e martuar dhe ...
Bota
30 Maj 2023, 13:20
a.l
Josep Borrell
KOSOVË- Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell njofton se zhvilluar një bisedë telefonike me...
Bota
30 Maj 2023, 13:08
a.l
Adis Ahmetiç
KOSOVË- Deputeti i Bundestagut, Adis Ahmetoviç, i cili është edhe raportues për Ballkanin Perëndi...