LIVE UPDATES
Aktualitet

"Tensione mes protestuesve dhe policisë"/ DW: Në përvjetorin e rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha opozita shqiptare zhvilloi protestë kombëtare

Gjatë fjalimit të tij kryedemokrati Sali Berisha bëri paralelizma mes qeverisjes aktuale dhe periudhës së diktaturës komuniste. Për Berishën, Rama po e qeveris vendin njëlloj si Enver Hoxha, duke theksuar se, sipas tij, qeveria do të përballet me të njëjtin fund politik.

21 Shkurt 2026, 07:56 Nga E. D

"Tensione mes protestuesve dhe policisë"/ DW: Në

Protesta e opozitës u zhvillua përballë Kryeministrisë. Gjatë saj kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza në drejtim të qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama, "se po përdor ligjin për të vjedhur qytetarët.

Berisha: Rama si Enver Hoxha, i ka ditët e numëruara

Gjatë fjalimit të tij kryedemokrati Sali Berisha bëri paralelizma mes qeverisjes aktuale dhe periudhës së diktaturës komuniste. Për Berishën, Rama po e qeveris vendin njëlloj si Enver Hoxha, duke theksuar se, sipas tij, qeveria do të përballet me të njëjtin fund politik.

"Satani i shqiptarëve, Enver Hoxha, siç dihet vdiq në vitin 1985 por e vërteta është se diktatura e tij vazhdoi të sundonte fuqiplotë deri në ditën që ne shembëm shtatoren e tij, kultin makabër të Enver Hoxhës, që kishte pushtuar shpirtrat e shqiptarëve. Njëlloj si sot, Rama është një kufomë politike, kalbësirë politike i damkosur, i diskredituar, i tmerruar. Njësoj si shtatorja e Enver Hoxhës, do të mbetet në atë zyrë për sa kohë nuk do ta tërheqim prej saj, siç tërhoqëm Hoxhën 35 vite më parë”, u shpreh Berisha.

Tensione mes protestuesve dhe policisë

Pas përfundimit të fjalimeve protesta u shoqërua me incidente. Disa protestues hodhën koktej molotov në drejtim të godinës së Kryeministrisë. Policia reagoi duke përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Më pas protesta u zhvendos drejt Kuvendit të Shqipërisë. Fillimisht organizatorët kishin deklaruar se nuk do të shkonin drejt Parlamentit, për të mos penguar faljen e besimtarëve në xhaminë e Namazgjasë, për shkak të muajit të Ramazanit. Megjithatë, tubimi vijoi edhe në këtë zonë, prej nga u raportuan sërishhedhje molotovëshnë drejtim të forcave të rendit. Policia ndërhyri përsëri me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Si pasojë pati edhe të lënduar, mes tyre edhe deputeti Luçiano Boçi. Policia shoqëroi në komisariat 25 protestues.

Më herët ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, deklaroi se Policia e Shtetit nuk e kishte miratuar protestën, por kishte marrë masa për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike, bazuar në informacionet paraprake për rrezik incidentesh të dhunshme.

Reagojnë socialistët: Dënojmë dhunën

Teksa protesta ishte drejt fundit, socialistët njëzëri kanë dënuar aktet e dhunës të regjistruara në protestën e 20 shkurtit. Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu u shpreh se "dhuna nuk është zgjidhje."

"Dënojmë çdo inkurajim aktesh dhune nga drejtues të opozitës. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që t'u bëjnë apel simpatizantëve që të shmangin aktet e dhunës dhe të mbajnë të miturit larg çdo akti që do të rrezikonte jetën e tyre dhe të qytetarëve. Dhuna nuk është zgjidhje! Dhuna është shfaqje e dëshpërimit nga ata që në vend të alternativës krijojnë skena që rrezikojnë jetën e qytetarëve, të policëve dhe të gazetarëve”, u shpreh Koçiu.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, e akuzoi Sali Berishën duke u shprehur se "Vetëm një i mbaruar politikisht, mendërisht dhe fizikisht mund të godasë flamurin kombëtar, flamurin e BE-së, policinë e shtetit dhe institucionet e vendit. Turpi nuk është i këtij matufi, por i atyre pak që kanë mbetur dhe i shkojnë mbrapa”.

Berisha në protestë, kryeministri Edi Rama në SHBA

Teksa opozita ishte në protestë kryeministri Edi Rama nuk ishte kthyer ende nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me ftesë të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Rama ishte pjesë e Bordit të Paqes, që u mblodh në Uashington të enjten, më 19 shkurt./DW

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë