LIVE UPDATES
Bota

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Irani eksperimenton me doktrinën dhe teknologjinë kineze të luftës

Në një intervsitë dhënë Radios Evropa e Lirë nga një lokacion pranë Tel Avivit, Ortal thotë se taktikat iraniane rreth Ngushticës së Hormuzit janë shumë të ngjashme me ato që pritet të përdorë Kina në një konflikt të mundshëm me Tajvanin.

17 Mars 2026, 14:37 Nga E.d
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Irani eksperimenton me doktrinën dhe
Foto ilustruse

Lufta në Iran ofron shumë mësime për efektivitetin e doktrinës dhe të pajisjeve ushtarake kineze, të cilat përdoren nga ushtria iraniane, thotë Eran Ortal, gjeneral rezervë i brigadës në Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

Në një intervsitë dhënë Radios Evropa e Lirë nga një lokacion pranë Tel Avivit, Ortal thotë se taktikat iraniane rreth Ngushticës së Hormuzit janë shumë të ngjashme me ato që pritet të përdorë Kina në një konflikt të mundshëm me Tajvanin.

Ushtria amerikane dhe ajo kineze po “marrin shënime”, ndërkohë që zhvillohet konflikti aktual, sipas tij.

Ortal ka qenë më herët komandant i qendrës Dado të Forcave Mbrojtëse të Izraelit - një njësi studimore ushtarake pranë Shtabit të Përgjithshëm.

Ai tani është drejtues i programit ushtarak në qendrën Begin-Sadat (BESA) në Universitetin Bar-Ilan dhe studiues në Këshillin Amerikan për Politikë të Jashtme (AFPC).

Radio Evropa e Lirë: Irani e ka bllokuar Ngushticën e Hormuzit. A ka zgjidhje ushtarake dhe nëse po, si duket ajo?

Eran Ortal: Kjo është natyra e luftës asimetrike. Ju mund të shkatërroni flotën iraniane dhe gjithë Marinën iraniane... dhe Flota e Pestë e ka bërë këtë. Por, aftësitë asimetrike, motoskafet, anijet pa pilotë, minat dhe raketat bregdetare do të vazhdojnë të jenë aty. Dhe, ky është një kërcënim që nuk mund ta eliminoni plotësisht.

Është njësoj si problemi i raketave kundër tankeve në Liban. Ju mund t’i eliminoni disa prej tyre, mund të merrni masa kundër tyre, por ato gjithmonë do të kenë mundësi të sulmojnë nga larg.

Ju mund t’i mbroni anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe mund ta fitoni luftën. Këto janë, në thelb, taktikat dhe strategjitë për të manovruar rreth këtij problemi. Dhe, mendoj se kjo është strategjia amerikane.

Radio Evropa e Lirë: Po thoni se ata mund ta mbrojnë transportin detar deri në njëfarë mase, por nuk ka garanci dhe anijet mund të humbasin?

Eran Ortal: Po, por në një shkallë të mjaftueshme, mjaft të mirë. Por, sërish, nuk është vetëm çështje taktike. Dhe, iranianët e kuptojnë këtë. Ndaj, sulmuan objektet e naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe, që shtrihen përreth Ngushticës, direkt në Ngushticën e Adenit.

Një pjesë e madhe e naftës arrin të dalë rrugëve të tjera, por ata po përpiqen t’i sabotojnë edhe ato.

Radio Evropa e Lirë: Shtetet e Bashkuara kanë vendosur t’i zhvendosin forcat nga Azia. Kjo përfshin 2.500 marinsa, një anije detare sulmi... Për çfarë mendoni se po bëhet kjo? Ndoshta për ishullin Kharg?

Eran Ortal: Gjëja e parë është parandalimi: ‘Jemi të gjithë brenda, mund ta vazhdojmë këtë dhe mund ta përshkallëzojmë situatën’.

Gjëja tjetër është qëllimi operacional. Mendoj se kjo mund të nënkuptojë se CENTCOM (Komanda Qendrore e SHBA-së) mund të ketë disa operacione për hapjen e Ngushticës së Hormuzit në bregun iranian. Mund të nënkuptojë, gjithashtu, se mund ta marrim ishullin Kharg.

Dhe, ndoshta, një qëllim tjetër operacional mund të jenë 440 kilogramët e uraniumit të pasuruar - të fshehur diku në një nga malet iraniane - që vetëm një operacion tokësor mund t’i largojë, nëse regjimi iranian nuk rrëzohet deri në fund të kësaj lufte. 

Radio Evropa e Lirë: Këta janë 450 kilogramët e uraniumit të pasuruar për të cilët foli Steve Witkoff, i dërguari i posaçëm i SHBA-së. Ndalemi te fushata ajrore. Ka pasur disa diskutime në mediat izraelite se Irani mund të përfundojë duke u dukur si Gaza, se mund ta ketë atë nivel shkatërrimi dhe vdekjesh civile. A mendoni se kjo është një mundësi?

Eran Ortal: Nëse kjo frazë do të thotë që Irani mund të lëndohet shumë dhe pjesa më e madhe e infrastrukturës së tij të shkatërrohet, atëherë po. Por, Gaza është shkatërruar plotësisht jo për shkak të bombardimeve nga ajri. Është shkatërruar plotësisht sepse ka qenë një hapësirë beteje e përgatitur nga Hamasi [v.j. grup palestinez, i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera], për të zmbrapsur çdo ofensivë të ardhshme izraelite.

Kjo është larg nga situata në terren në Iran. Ky është një vend me 90 milionë banorë. Është shumë më i madh se Gaza. Pra, jo, kjo hapësirë nuk mund të shkatërrohet aq sa Gaza.

Teknologjia dhe taktikat kineze

Radio Evropa e Lirë: Çfarë mësimesh ushtarake mendoni se po nxjerrin Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nga ky konflikt aktual? Një gjë që më vjen ndërmend është se Irani ka shumë teknologji ushtarake kineze, për shembull.

Eran Ortal: Strategji e Iranit është ajo që ushtria amerikane e quan A2/AD - “anti-access/area denial” (ndalim i qasjes dhe i përdorimit të zonës).

Kuptimi është ky: me raketa me saktësi të lartë dhe aftësi të tjera, ndërpret ose frikëson palën tjetër që të hyjë në zonën e konfliktit - kjo është pjesa “anti-access”.

Pjesa e “area denial” shihet te Ngushtica e Hormuzit. Irani nuk mund të konkurrojë me amerikanët në kontrollin e detit dhe të ajrit, por mund të pengojë përdorimin e lirë të këtyre hapësirave.

Strategjia kineze për teatrin e saj të ardhshëm të luftës është shumë e ngjashme. Ata do të përparonin drejt Tajvanit dhe pastaj do të përpiqeshin t’i pengonin amerikanët që të ndërhynin, duke përdorur të njëjtën strategji.

Armët që përdorin iranianët - shumica kineze, ruse ose kopje iraniane të tyre - me të njëjtat taktika dhe komandim, u ofrojnë amerikanëve mësime të vlefshme për një konflikt të mundshëm në Detin e Kinës Jugore. Jam i sigurt që ekipi amerikan po mban shënime.

Radio Evropa e Lirë: Mendoj se dallimi kryesor është se forcat e armatosura kineze funksionojnë në një nivel shumë më të lartë, si në pajisje ashtu edhe në organizim, krahasuar me ato iraniane...

Eran Ortal: Absolutisht. Dhe, sigurisht, edhe kinezët po mbajnë shënime. Ata duhet të mendojnë se janë shumë më të mirë se iranianët, siç e thatë edhe ju. Por, nga ana tjetër, ata gjithashtu po mendojnë me vete se “këto janë pajisjet tona... kjo është doktrina jonë”.

Mendoj se ata duhet të marrin mësim nga ngjarjet e fundit, veçanërisht duke pasur parasysh vitin 2027 si objektiv që kanë shpallur për t’u përgatitur për një konflikt të mundshëm rreth ngushticës dhe ishujve të Tajvanit.

Radio Evropa e Lirë: Nëse konflikti aktual përfundon me Iranin e dobësuar, por pa ndryshim regjimi, ku e lë kjo Lindjen e Mesme, ekuilibrin e fuqisë? A do të thotë kjo se, pas X muajsh, do të ketë një luftë tjetër?

Eran Ortal: Për largimin e këtij regjimi, ne mund të krijojmë vetëm kushte më të favorshme që iranianët të përfitojnë... Pavarësisht nëse kjo ndodh ose jo, zhveshja e Iranit nga aftësitë e tij ushtarake, nga sistemi i tij i mbrojtjes, është thelbësore në rajonin tonë.

Është thelbësore jo vetëm për ta stabilizuar këtë rajon, por është thelbësore edhe në një kuadër më të gjerë, si për një konflikt të mundshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Amerikanët nuk do të donin që Irani të ishte në krahun jugor të Paqësorit në një skenar të tillë. Pra, zhveshja e Iranit nga aftësitë e tij është një gjë e mirë.

Ekziston rreziku, sepse një bishë e plagosur që kërkon hakmarrje në këtë rajon, është e rrezikshme. Por, prapëseprapë, kemi krijuar një dritare kohore prej disa vitesh, që ky Iran i dobësuar të trajtohet - në rastin më të keq.

Po civilët iranianë?

Radio Evropa e Lirë: Çfarë do t’u thoshit njerëzve në Iran që kanë protestuar kundër Qeverisë së tyre, autoriteteve klerike? Ata kanë rrezikuar jetën e tyre. Janë qëlluar. Ndoshta kanë humbur të dashurit e tyre. Dhe tani janë të tmerruar nga fushata izraelite dhe amerikane.

Eran Ortal: Ajo që kam dëgjuar nga Irani, ajo që mund të shohim nga Irani, janë njerëzit e njëjtë që brohorasin, duke u lutur që ofensiva të vazhdojë derisa ky regjim të bjerë.

Nuk mendoj se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli mund t’u premtojnë diçka me përgjegjësi këtyre njerëzve. Por, sigurisht, qëllimi i kësaj lufte është i përbashkët për atë grup dhe për aleatët që luftojnë në qiellin iranian.

Rënia e bombave është një gjë shumë e frikshme. Por, siç e dini, raketat bien mbi qytete, qyteza dhe komunitete izraelite dhe në Gjirin Persik, dhe ato bien pa dallim. Qëllimi i tyre është të vrasin civilë.

Bombardimet amerikane dhe izraelite në Iran kanë në shënjestër posaçërisht objektiva të identifikuara nga inteligjenca. Disa gabime mund të ndodhin dhe disa dëme anësore ndodhin gjithmonë në luftë.

Jam i sigurt dhe vërej që ata iranianë për të cilët po flisni, e kuptojnë këtë, sepse mund t’i shohim duke ecur nëpër rrugë, duke dërguar fotografi të pikave të Basijit [forcë ushtarake] në Teheran dhe duke u lutur që këto pika të bëhen shënjestra ditën tjetër./REL

iran teknologji lufta

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën