Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Tensionet në veri, Kurti: Do të ketë konferencë për media më vonë
Këtë e ka bërë të ditur vet Kurti, pas Samitit të parë Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor, saktësisht për diskriminimin ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
7 Nëntor 2022, 12:00Nga I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pritet të mbajë një konferencë për media ditën e sotme. Këtë e ka bërë të ditur vet Kurti, pas Samitit të parë Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor, saktësisht për diskriminimin ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Pas përfundimit të panelit pjesë e të cilit ishte, Kurti nuk është ndalur për t’u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me situatën aktuale në vend.
“Sot do të mbaj konferencë për media”, ka thënë ai duke mos dhënë detaje të tjera.
Tensionet në Veri të Kosovës kanë nxitur një tjetër ngërç në marrëdhëniet mes vendeve. Lista Serbe paralajmëroi se do të tërhiqej nga të gjithë institucionet në veri. Të shtunën ishin efektivët serbë në Policinë e Kosovës në Mitrovicë ata që dorëzuan detyrën dhe në shenjë simbolike hoqën uniformat. Ndërkohë ditën e sotme ata dorëzuan armët pranë Rajonit të Policisë në Zveçan ndërsa Lista Serbe dorëzoi mandatet në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e Kosovës ka deklaruar që nuk do të heqë dorë nga marrëveshja për targat, ndërkohë që SHBA dhe BE kanë mbërë thirrje për maturi duke dënuar veprimet e Serbisë në Veri.