LIVE UPDATES
Bota

Tërheqje apo zhvendosje e trupave amerikane, çfarë e pret NATO-n?

Duke qenë se Uashingtonin po zemërohej gjithnjë e më shumë nga mungesa e perceptuar e ndihmës nga aleatët evropianë për bombardimet ndaj Iranit dhe për mbajtjen hapur të Ngushticës së Hormuzit, thuhej se presidenti Donald Trump do të përpiqej t’i tërhiqte Shtetet e Bashkuara nga NATO-ja.

16 Prill 2026, 08:09 Nga E. D
Tërheqje apo zhvendosje e trupave amerikane, çfarë e pret
Mark Rutte, Marco Rubio

SHBA- Udhëtimi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Shtetet e Bashkuara më 8–12 prill u paraqit bujshëm si moment “vendimtar” për aleancën ushtarake.

Duke qenë se Uashingtonin po zemërohej gjithnjë e më shumë nga mungesa e perceptuar e ndihmës nga aleatët evropianë për bombardimet ndaj Iranit dhe për mbajtjen hapur të Ngushticës së Hormuzit, thuhej se presidenti Donald Trump do të përpiqej t’i tërhiqte Shtetet e Bashkuara nga NATO-ja.

Kjo nuk ndodhi kur Trump dhe Rutte u takuan në Shtëpinë e Bardhë më 8 prill. Por, kërcënimi mbetet, ashtu siç mbesin edhe kritikat e SHBA-së ndaj aleancës. Megjithatë, duket se është njëfarë rruge që NATO-ja të mbetet e paprekur dhe e rëndësishme, përfshirë vazhdimin e shpenzimeve për mbrojtjen dhe për evropianët të jenë më aktivë në Lindjen e Mesme. Mund të thuhet me të drejtë se vizita e ish-kryeministrit holandez përbënte rreziqe.

Trump për ditë me radhë kishte sulmuar aleatët e tij, duke i akuzuar vendet evropiane për “një gabim shumë të marrëzishëm” dhe se “NATO-ja nuk ka bërë absolutisht asgjë” lidhur me Iranin.

Ai gjithashtu riktheu kërcënimet për planet e tij politike ndaj Grenlandës, duke shqetësuar edhe më shumë Brukselin, ndërsa sekretari i Shtetit, Marco Rubio, vuri në dukje se Uashingtoni do t’i “rishqyrtojë marrëdhëniet me NATO-n” pasi të përfundojë fushata ndaj Iranit.

Kritikat vazhduan edhe pas takimit Trump-Rutte, dhe presidenti amerikan shkroi në Truth Social se “NATO-ja nuk ishte aty kur na duhej, dhe nuk do të jetë aty nëse na duhet sërish. Kujtoni Grenlandën, atë copë të madhe akulli të keqmenaxhuar!!!” Megjithatë, lehtësimi në Bruksel ishte i dukshëm.

Tërheqje apo zhvendosje e trupave amerikane?

Një burim, duke folur në kushte anonimiteti, tha se kishte “lehtësim sepse nuk patën deklaratë të përbashkët për shtyp apo konferencë pas takimit, ku do të merrnim edhe më shumë kritika publike”.

Një tjetër tha se ishte “një situatë e përzier”.

“Nuk ishte shumë mirë, por mund të kishte qenë më keq; ishte qartazi një mundësi e dobishme për Trumpin që të shfrynte zemërimin e tij”, shtoi ai.

“Vetë fakti që takimi ndodhi vetëm një ditë pas shpalljes së një armëpushimi dyjavor u pa gjithashtu si një ‘rastësi fatlume’”, pasi udhëtimi ishte planifikuar prej kohësh.

Në vend që të synohej një tërheqje e plotë e Shteteve të Bashkuara nga aleanca, diçka që kërkon një shumicë pothuajse të pamundur prej dy të tretash në Senatin amerikan, duket se Uashingtoni mund të shqyrtojë zhvendosjen e trupave nga vendet për të cilat mendon se nuk e kanë ndihmuar në çështjen e Iranit.

Por, kjo ishte diçka që shumica e aleatëve evropianë e kishin pritur gjithsesi, pasi kufizime të mëtejshme të numrit të trupave amerikane ishin diskutuar në aleancën ushtarake prej muajsh, megjithëse nuk janë dhënë shifra konkrete.

Në Evropë janë rreth 70.000 trupa amerikane të shpërndara në 30 baza, të cilat përdoren si për parandalim, ashtu edhe për të mbështetur operacione si ato në Lindjen e Mesme. Kjo dobishmëri nënkupton se shumica e kryeqyteteve evropiane besojnë se amerikanët do të qëndrojnë, ndonëse në numër më të kufizuar.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të largohen, por do të luajnë rol dytësor në Evropë, por, në shumë mënyra, tashmë e bëjnë këtë”, tha një diplomat evropian për Radion Evropa e Lirë (REL), duke shtuar se çështja nuk është tamam “trupat në terren”, por njerëz si oficerët e inteligjencës, ku “një boshllëk i caktuar tashmë ekziston”.

Një NATO më evropiane?

Megjithatë, Rutte po përpiqej t’u jepte interpretim pozitiv gjërave.

Rutte, i cili në Bruksel shihet si “pëshpëritësi i Trumpit” në një mënyrë jo gjithmonë lavdëruese, duke vizituar SHBA-në pati një mundësi tjetër për të lavdëruar presidentin amerikan.

Në një intervistë për CNN-n pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, ai tha se ishte “një diskutim shumë i hapur dhe i sinqertë, por gjithashtu një diskutim mes miqsh të mirë”.

Ai gjithashtu e pranoi se presidenti ishte “qartazi i zhgënjyer me shumë aleatë të NATO-s, dhe unë i kuptoj pikëpamjet e tij”.

Derisa disa diplomatë evropianë sugjeruan se jo të gjitha kryeqytetet e BE-së ishin të kënaqura me disa nga qëndrimet e Ruttes, veçanërisht pohimin e tij se nuk ka asnjë pikëpamje të përhapur në organizatë se lufta është e paligjshme, dhe të tjerë u ndien në siklet kur ai refuzoi të komentonte mbi kërcënimin e fundit të Trumpit për ta shuar një qytetërim të tërë, ata gjithsesi mendonin se takimi shkoi aq mirë sa mundej.

Më vonë, në një fjalim në Fondacionin dhe Institutin Presidencial Ronald Reagan më 11 prill, Rutte përshkroi atë që ai e sheh si një rrugë përpara samitit të ardhshëm të NATO-s në Ankara në korrik, duke kundërshtuar sugjerimet se aleanca është në rënie.

“Më lejoni të jem i qartë: kjo aleancë nuk po ‘pretendon se asgjë nuk po ndodh, siç do të thoshit ju në Shtetet e Bashkuara”, tha ai. “Aleatët e pranojnë, dhe unë e pranoj, se jemi në një periudhë ndryshimesh të thella në aleancën transatlantike. Evropa po e merr një pjesë më të madhe dhe më të drejtë të detyrës për të siguruar mbrojtjen e saj konvencionale. Dhe, nga kjo nuk ka kthim mbrapa dhe as nuk duhet të ketë”.

Ai theksoi se kur avionët rusë shkelën hapësirën ajrore të Estonisë vjeshtën e kaluar, ishin avionët italianë, finlandezë dhe suedezë që i zmbrapsën. Dhe, kur dronët rusë depërtuan në territorin polak vitin e kaluar, ishte një avion luftarak holandez F-35 që qëlloi ndaj tyre. Evropa dhe Kanadaja mund t’i rrisin shpenzimet për mbrojtje. Raporti vjetor i NATO-s tregoi se të gjithë aleatët, përveç Hungarisë dhe Sllovakisë, kanë rritur shpenzimet e tyre në vitin 2025 krahasuar me vitin e mëparshëm.

NATO-ja në Lindjen e Mesme?

Një diplomat i NATO-s theksoi se “Ankaraja do të jetë një festë buzëqeshjesh dhe do të jetë për një gjë të vetme: paratë, dhe në këtë drejtim po ecim mirë”.

Por në të ardhmen, nuk do të bëhet fjalë vetëm për sa shpenzojnë evropianët për mbrojtjen e tyre. Ata duhet të dëshmojnë dobishmërinë e tyre për Uashingtonin përtej kontinentit të tyre.

Derisa vëmendja është përqendruar shumë te Spanja e cila nuk i lejoi Shtetet e Bashkuara t’i përdorin bazat e saj në fushatën ndaj Iranit, NATO-ja ka qenë e etur të theksojë se shumica e aleatëve të tjerë janë përpjekur të ndihmojnë.

Më e rëndësishmja, Gjermania, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar e kanë lejuar Uashingtonin t’i përdorë bazat në vendet e tyre. Franca gjithashtu ka dhënë dritën jeshile për praninë e avionëve amerikanë për misione që mbështesin partnerët e Gjirit.

Dhe Gjiri i Sudës në ishullin grek të Kretës, për shembull, u përdor nga aeroplanmbajtësi amerikan, USS Gerald R. Ford, për furnizim, karburant dhe riparime para se të vazhdonte drejt Splitit në Kroaci për mirëmbajtje të mëtejshme.

NATO-ja do të jetë e etur të theksojë më shumë këta shembuj në vazhdim.

Megjithëse Trumpi nuk bëri kërkesa konkrete në takimin në Uashington, zyrtarët e NATO-s e pranojnë se aleatët individualë do të duhet të bëjnë më shumë.

Oana Lungescu, ish-zëdhënëse e NATO-s që tani punon si studiuese në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara për Studime të Mbrojtjes dhe Sigurisë (RUSI), i tha REL-it se gjëra më konkrete mund të jenë në horizont para ose gjatë takimit në Ankara.

“Derisa në këtë fazë nuk ka diskutim për një mision të NATO-s, Rutte po luan rol kyç prapa skenave në koordinim me kryeministrin britanik Keir Starmer dhe presidentin francez Emmanuel Macron, duke formuar një koalicion të vullnetit për të siguruar Ngushticën e Hormuzit sapo të përfundojnë armiqësitë dhe për të kryer planifikim të kujdesshëm ushtarak”, tha ajo.

“Aleatët mund të shqyrtojnë gjithashtu mënyra për ta vendosur stabilizimin e Lindjes së Mesme në agjendën e samitit të NATO-s në Ankara në korrik, duke ftuar Ukrainën dhe partnerë nga Gjiri dhe Indo-Paqësori, shumë prej të cilëve tashmë janë të përfshirë në koalicionin e vullnetit”./REL

nato shba mark rutte marco rubio

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale