LIVE UPDATES
Bota

Thirrje për paqe e stabilitet, Brnabiç i reagon ashpër BE-së: Duket si shaka pa kripë

Të dielën, BE-ja shprehu shqetësimin për deklaratat ku përmendet lufta dhe konflikti dhe dënoi retorikën nxitëse të liderëve politikë në Kosovë dhe Serbi.

15 Gusht 2022, 13:14 Nga k.m.
Thirrje për paqe e stabilitet, Brnabiç i reagon ashpër
Ana Brnabiç

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, tha se Serbia është e vendosur për paqe dhe stabilitet, teksa reagoi ndaj një deklarate të Bashkimit Evropian lidhur me retorikën e ashpër midis zyrtarëve nga Serbia dhe Kosova.

“Përveç deklaratave të kota, BE-ja nuk është përgjigjur në asnjë mënyrë tjetër ndaj provokimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me konfliktin e armatosur me serbët”, tha Brnabiç përmes një postimi në Twitter më 14 gusht.

Të dielën, BE-ja shprehu shqetësimin për deklaratat ku përmendet lufta dhe konflikti dhe dënoi retorikën nxitëse të liderëve politikë në Kosovë dhe Serbi.

“Politikanët e lartë nga të dyja palët do të mbahen përgjegjës për çfarëdo përshkallëzimi që mund të çojë deri te ndonjë rritje të tensioneve dhe potencialisht në dhunë në rajon”, u tha në deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano.

BE-ja po ashtu tha se të gjitha çështjet e hapura midis Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen përmes dialogut që Brukseli ndërmjetëson.

“Duke parë këtë deklaratë të BE-së, dikush mund të mendojë se sot është 1 Prilli. Duket shaka pa kripë. Për 175 ditë të plota, Kurti ka provokuar për një konflikt të armatosur me serbët”, tha Brnabiç në përgjigjen e saj ndaj deklaratës së BE-së.

Reagimi i BE-së erdhi pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë akuzuar njëri-tjetrin për nxitjen e një dhune të mundshme në Kosovë.

Më 11 gusht, Vuçiq deklaroi se ka informacione për plane në veri të Kosovës dhe se autoritetet në Kosovë se po përgatiten për “likuidimi i popullit tonë” në veri të Kosovës.

Një ditë më vonë, Kurti u kundërpërgjigj duke thënë se Kosova dëshiron paqe dhe stabilitet. Ai tha se deklaratat që vijnë nga Serbia për dhunë dhe vrasje, “flasin për imagjinatën dhe mendimet” e zyrtarëve serbë.

Por, Ana Brnabiç, tha se BE-ja mban fajin kryesor për situatën aktuale.

“Nëse BE-ja do ta bënte pjesën e saj, për të siguruar zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe të garantojë të drejta bazike të njeriut për serbët në Kosovë, gjërat do të ishin më ndryshe sot”, shtoi ajo.

Në kuadër të dialogut, Kosova dhe Serbia në prill të vitit 2013, arritën Marrëveshjen e parë të Brukselit, që synon të sjellë të dy shtetet më afër BE-së.

Por, Brnabiç tha se po afrohet dekada e parë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje dhe “BE-ja vetë e pranon se nuk mund ta detyrojnë Kurtin që të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, shtyllës së Marrëveshjes së Brukselit”. Përveç marrëveshjes së vitit 2013, ku është përfshirë Asociacionin, palët më 2015 arritën Marrëveshjen mbi parimet për themelimin e tij, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se akordi nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive, ndërkaq Kosova kundërshton një asociacionin njëetnik.

Ndryshe, në Serbi ka pasur edhe reagime të tjera sa i përket deklaratës së BE-së. Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe tha se përkushtimi i Beogradit për dialogun nuk mund të vihet në pikëpyetje dhe i kërkoi BE-së të ndarë hapa.

“Nëse situata del jashtë kontrollit, përgjegjësinë do ta mbajnë ata që kanë mundur të veprojnë me kohë dhe me masa parandaluese, por nuk e kanë bërë një gjë të tillë”, u tha në deklaratën e kësaj zyreje.

Lidhur me deklaratën e BE-së ka reaguar edhe ministri serb për Punë të Brendshme, Aleksandar Vulin.

“Aleksandër Vuçiç nuk e ka përmendur asnjë luftën si mjet për të zgjidhur problemet me Prishtinën, prandaj Kurti e ka bërë këtë. Prandaj jam i befasuar që BE-ja ka kërkuar nga të dyja palët që të përmbahen”, tha Vulin përmes një deklarate.

Deklarata e BE-së erdhi katër ditë para se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të takohen në Bruksel në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga blloku. Ky do të jetë takimi i parë midis Kurtit dhe Vuçiqit pas më shumë se një vit. Liderët u takuan vitin e kaluar dy herë, por asnjëri takim nuk solli ndonjë rezultat konkret./REL

ana brnabiç

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet