LIVE UPDATES
Bota

Tragjeditë në Serbi, amnisti për dorëzimin e armëve të paligjshme deri më 8 qershor

Sulmet, në të cilat u plagosën edhe 21 persona, kanë shkaktuar panik dhe ankth në vendin ballkanik.

7 Maj 2023, 22:39 Nga k.m.
Tragjeditë në Serbi, amnisti për dorëzimin e armëve
Foto ilustruese

Disa ditë pasi në dy sulme me armë në Serbi, mbetën të vrarë 17 persona, ministria e Brendshme e vendit u kërkoi të dielën qytetarëve të dorëzojnë të gjitha armët e paregjistruara ose do të përballen me dënimin me burg. Individët që dorëzojnë armë, granata, municione dhe armë të tjera në pronësi të paligjshme midis 8 majit dhe 8 qershorit nuk do të përballen me asnjë akuzë penale, thuhet në një deklaratë të ministrisë së Brendshme të Serbisë. Ata që nuk e respektojnë urdhrin do të përballen me ndjekje penale dhe mund të dënohen me shumë vite burgim, paralajmëruan zyrtarët e qeverisë serbe.

Gjatë fundjavës u mbajtën funeralet për viktimat e sulmit në një shkollë të Beogradit të mërkurën dhe atij në një zonë rurale në jug të kryeqytetit serb të enjten mbrëma. Sulmet, në të cilat u plagosën edhe 21 persona, kanë shkaktuar panik dhe ankth në vendin ballkanik.

Serbia është e mbushur me armë dhe kryeson listën e vendeve evropiane me numrin më madh të armëve të regjistruara për banor dhe është e njohur për situatat e krizës pas luftërave të viteve 1990 që shkaktuan shpërbërjen e Jugosllavisë. Në vitin 2013, një veteran i luftës vrau 13 persona. Autori i sulmit në shkollën e Beogradit është një nxënës 13-vjeçar, i cili vrau shtatë vajza, një djalë dhe një roje shkolle. Një ditë më vonë, një 20-vjeçar qëlloi në drejtim të njerëzve në dy fshatra të Serbisë qendrore, duke vrarë tetë persona. Autoritetet i kanë arrestuar autorët e të dyja sulmeve.

Pas incidenteve, autoritetet premtuan se do të ashpërsonin masat ndaj armëve dhe do të rrisnin sigurinë në shkolla dhe në të gjithë vendin.

“Ftojmë të gjithë qytetarët që kanë armë pa leje që t'i përgjigjen kësaj thirrjeje, të shkojnë në rajonin më të afërt të policisë dhe të dorëzojnë armët për të cilat nuk kanë dokumente të duhura”, tha zyrtarja e policisë Jelena Lakiçeviç.

Lakiçeviç tha se dorëzimi vullnetar vlen për të gjitha armët e zjarrit, pajisjet shpërthyese, pjesët e armëve dhe municionet që njerëzit i mbajnë në mënyrë të paligjshme në shtëpitë e tyre. Serbia nuk është përballur plotësisht me rolin e saj në luftërat e viteve 1990, kriminelët e luftës konsiderohen kryesisht si heronj dhe grupet minoritare vazhdimisht përballen me ngacmime dhe ndonjëherë edhe dhunë fizike./VOA

vrasje ne serbi

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri