31 Gusht 2022, 18:39
Nga I.A
Mikhail Gorbaçov
RUSI- Bota po i jep lamtumirën udhëheqësit të fundit të ish-Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov, njeriut që i dha fund Luftës së Ftohtë pa gjakderdhje. Ai vdiq dje në moshën 91 vjeçare. Mikhail Gorbaçov u vlerësua si një udhëheqës i rrallë, që ndryshoi botën dhe që për një farë kohe solli shpresë për paqe mes superfuqive. Por trashëgimia e tij brenda Rusisë, shihet ndryshe, shumë e fajësojnë atë për shpërbërjen e ish-Bashkimit Sovjetik në vitin 1991 dhe zbehjen e lavdisë së vendit.
Mikhail Gorbaçov, udhëheqësi i fundit i Bashkimit Sovjetik dhe për shumë vetë, njeriu që rivendosi demokracinë në vendet ish-komuniste evropiane, u përshëndet të mërkurën si një udhëheqës i rrallë, që ndryshoi botën.
Ai do të mbahet mend për arritjen e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara për pakësimin e armëve bërthamore, si dhe partneritetin me fuqitë perëndimore për të rrëzuar perden e hekurt, që kishte ndarë Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore, çka solli më pas ribashkimin e Gjermanisë.
Ndryshe nga udhëheqësit e mëparshëm të Kremlinit, që kishin dërguar tanke për të shtypur kryengritjet në Hungari në vitin 1956 dhe Çekosllovaki në 1968, zoti Gorbaçov shmangu gjakderdhjen dhe nuk përdori forcën për shtypjen e protestave pro-demokracisë që përfshinë vendet e ish-bllokut sovjetik në Evropën Lindore, në vitin 1989.
Presidenti amerikan Joe Biden e quajti atë një "njeri me vizion të jashtëzakonshëm". Në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë thuhet se zoti Gorbaçov kishte përqafuar reformat demokratike dhe besonte tek "glasnosti dhe perestrojka” apo “hapja dhe ristrukturimi".
“Këto ishin veprimet e një udhëheqësi të rrallë, me imagjinatën për të parë se një e ardhme ndryshe ishte e mundur dhe me guximin për të rrezikuar të gjithë karrierën e tij për të arritur këtë gjë”, shprehej nëpërmjet deklaratës së tij Presidenti Biden, duke shtuar se këto përpjekje çuan në një “botë më të sigurt dhe liri më të madhe për miliona njerëz”.
Në Londër, kryeministri Boris Johnson, vlerësoi gjithashtu figurën e zotit Gorbaçov, si një njeri që ndryshoi botën, për mirë.
"Mikhail Gorbachev ishte një nga ata njerëz që nxiti një seri ndryshimesh që ai ndoshta nuk i parashikoi, e për të cilat ai ndoshta pagoi një çmim politik. Por kur të shkruhet historia, ai do të jetë një nga autorët e ndryshimeve të jashtëzakonshme, e për mirë të botës”, tha ai.
Njeriu që i dha një fund paqësor Luftës së Ftohtë, nuk dëshironte shpërbërjen e ish Bashkimit Sovjetik, por fara që ai mbolli çoi në këtë fund të pashmangshëm. Zoti Gorbaçov u përpoq më kot për të parandaluar shpërbërjen dhe dëshirën e ish-republikave për t’i shpëtuar kontrollit të Moskës.
"Ai nuk besonte se Bashkimi Sovjetik ishte në të vërtetë një perandori kombesh, që nuk donin të qëndronin në pranga", thotë Jonathan Eyal i Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara, një institut kërkimor me qendër në Londër.
Disa historianë besojnë se zoti Gorbaçovi kishte të drejtë kur thoshte se Rusia kishte mbetur pas në raport me Perëndimit dhe se vetëm reformat e guximshme mund ta shpëtonin atë. Por të tjerë ndajnë një pikëpamje kritike.
"Mendoj se në thelb ai nuk e kuptonte vërtet Bashkimin Sovjetik, shoqërinë sovjetike dhe se si ajo funksiononte", thotë Alexander Titov, pedagog i historisë në Universitetin ‘Queen's Belfast”.
Shumë rusë nuk arritën ta falin kurrë zotin Gorbaçov për trazirat që shkaktuan reformat e tij, duke e konsideruar rënien e standardeve të tyre të jetesës një çmim shumë të lartë për të paguar për demokracinë.
Humbja e krenarisë dhe fuqisë nga ana e Rusisë çoi në ngritjen e Vladimir Putinit, i cili është përpjekur gjatë çerekshekullit të kaluar t'i kthejë Rusisë lavdinë e saj të mëparshme.
Ilya Zhenin, një historian në Shkollën e Shkencave Sociale dhe Ekonomike të Moskës, thotë se gjatë gjithë jetës së tij, zoti Gorbaçov u keqkuptua për shkak të rrethanave të ndryshme historike, përfshirë edhe një arsye shtesë që është e pamendueshme në Rusi, ajo që një udhëheqës të largohet vetë, e të mos qëndrojë në përjetësi në pushtet.
"Vendimet e marra nga Gorbaçovi nuk kuptohen dhe nuk pranohen nga Vladimir Putini. Ato nuk janë pjesë e logjikës me të cilën ai funksionon për të marrë vendime shtetërore", thotë Zhenin.
Përplasja e zotit Putinit me Perëndimin dhe sulmi ndaj Ukrainës kanë shkatërruar trashëgiminë e Mikhail Gorbaçovit. Ndërsa presidenti rus Putin mburret hapur për madhësinë dhe fuqinë shkatërruese të arsenalit ushtarak rus, politikanët si në Moskë ashtu edhe në Uashington kanë evokuar rrezikun e Luftës së Tretë Botërore.
Por ka ende nga ata në Rusi që vlerësojnë rolin historik të Miklail Gorbaçovit. Pas një vizite në spital më 30 qershor, ekonomisti liberal Ruslan Grinberg i tha gazetës së forcave të armatosura Zvezda se Miklail Gorbaçov ‘na dha të gjithëve lirinë, por ne nuk ditëm çfarë të bëjmë me të’.
Marrë nga VOA
mikhail gorbaçov jonathan eyal
Bota
31 Gusht 2022, 17:32
I.A
Qeni ne proteste
KOSOVË- Përveç njerëzve në protestën që u mbajt në Prishtinë kundër përdhun...
Bota
31 Gusht 2022, 17:04
e.k
Pamje nga lufta
UKRAINË- Ashtu si pllakat tektonike nën sipërfaqen e tokës, gjërat po lëvizin në disa fronte në...
Bota
31 Gusht 2022, 17:04
Foto Ilustruese
ÇEKI- Bashkimi Evropian ka vendosur të pezullojë tërësisht marrëveshjen e lehtësimit të vizave Sc...
Bota
31 Gusht 2022, 16:57
e.k
Foto ilustruese
BERLIN- BE ka vendosur tashmë shtatë raunde sanksionesh kundër Rusisë dhe duket se do të pasojë një...
Bota
31 Gusht 2022, 16:32
e.k
Mikheil Saakashvili
GJEORGJI- Që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, Gjeorgjia ishte e njohur për nivelet e saj të korrupsionit, ...
Bota
31 Gusht 2022, 16:00
d.a.
Foto ilustruese
IRAN- Garda Revolucionare e Iranit kapi të martën një dron lundrues amerikan në Gjirin Persik dhe u përpoq ta merr...
Bota
31 Gusht 2022, 15:45
d.a.
Putin
RUSI- Kreu i Gardës Kombëtare të Rusisë duket se ka filluar një fushatë për të bindur presidentin Vladimir Pu...
Bota
31 Gusht 2022, 15:35
d.a.
RUSI- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres është shprehur "thellësisht i prekur" për vdekjen e...
Bota
31 Gusht 2022, 15:31
e.k
Pamje nga lufta
SUEDI- Suedia do t’i dhurojë Ukrainës municione me vlerë rreth 500 milion krona (40 milion £), sipas nj&eum...
Bota
31 Gusht 2022, 15:24
d.a.
Foto ilustruese
SERBI- Pjesëtarët e komunitetit serb nga veriu i Kosovës do t’i kenë dy muaj kohë, nisur nga 1 shtatori, p&e...