LIVE UPDATES
Bota

DW: Mihail Gorbaçov lë pas një trashëgimi që nuk do të harrohet

Pikëllim, admirim, mirënjohje: Pas vdekjes së Mihail Gorbaçovit politikanë të nivelit të lartë nga e gjithë bota kanë vlerësuar nobelistin e Paqes dhe kreun e fundit të Bashkimit Sovjetik.

31 Gusht 2022, 15:35 Nga d.a.

DW: Mihail Gorbaçov lë pas një trashëgimi që nuk do

RUSI- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres është shprehur "thellësisht i prekur" për vdekjen e ish-presidentit sovjetik, Mihail Gorbaçov duke e vlerësuar atë si një "burrë shteti unikal" që ka ndryshuar rrjedhën e historisë. "Ai ka kontribuar më shumë se kushdo tjetër për dhënien fund të Luftës së Ftohtë", u shpreh Guterres.

Presidenti amerikan, Joe Biden e cilësoi Gorbaçovin si politikan me "horizont të jashtëzakonshëm". Si kreu i atëhershëm i Bashkimit Sovjetik ai punoi së bashku me presidentin e atëhershëm, Ronald Regan për të reduktuar arsenalin e armëve bërthamore. Në vendin e tij Gorbaçov nisi rrugën e "reformave demokratike pas dekadash të shtypjes brutale politike". Gorbaçov nuk e pa "glasnostin" dhe "perestrojkën" - hapje dhe reformim "thjesht si slogane".

Trashëgimi që nuk do të harrohet

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ngriti lart veçanërisht rolin e Gorbaçovit për Europën. Ai luajti rol vendimtar për rënien e Perdes së Hekurt, shkroi von der Leyen në twiter. Ajo e vlerësoi Gorbaçovin si një lider të besueshëm dhe të respektuar. "Ai hapi rrugën për një Europë të lirë. Këtë trashëgimi ne nuk do ta harrojmë kurrë." Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel e vlerësoi Gorbaçovin si luftëtar për paqen dhe i shprehu ngushëllimet familjes, miqve të tij dhe popullit rus. Gorbaçov ka qenë një njeri, që ia kushtoi jetën me angazhim të madh paqes dhe lirisë, shkroi Michel në twitter.

Kurse presidenti francez, Emmanuel Macron e vlerësoi Gorbaçovin si "njeri të paqes, vendimet e të cilit i hapën rusëve rrugën për lirinë." Më tej Macron vlerësoi se "angazhimi i tij për paqen në Europë ka ndryshuar historinë tonë të përbashkët."

Kryeministri britanik, Boris Johnson deklaroi se "se e kam admiruar gjithmonë guximin dhe integritetin që ai tregoi, kur i dha fund Luftës së Ftohtë." Kryeministri në largim duke iu referuar luftës që nisi Putini në Ukrainë tha, se "në kohët e agresionit të Putinit në Ukrainë angazhimi i tij i palodhur (i Gorbaçovit) për hapjen e shoqërisë sovjetike është një shembull për ne të gjithë."

Pa Gorbaçovin nuk do kishte bashkim të Gjermanisë

Në Gjermani Gorbaçov ka qenë shumë i vlerësuar për kontributin e tij për bashkimin e Gjermanisë. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate, Lars Klingbeil vlerësoi Gorbaçovin për rolin e tij në përfundimin e Luftës së Ftohtë. "Pa të revolucioni paqësor nuk do të ishte zhvilluar aq paqësisht, dhe ndoshta bashkimi gjerman nuk do të ishte kryer", shkroi Klingbeil në twitter. Kurse kreu i CSU-së, Markus Söder e vlerësoi Gorbaçovin si një njeri të "që më parë se të tjerët i i kuptoi shenjat e kohës, përfundoi Luftës e Ftohtë dhe mundësoi një periudhë të gjatë të paqes." Söder theksoi se "rrugën e bashkimit të Gjermanisë ai e hapi pa hezitim."

Ministrja gjermane e Arsimit, BettinaStark-Watzinger shkroi në twitter se Gjermania i është shumë mirënjohëse Gorbaçovit. "Ai inicioi fundin e Luftës së Ftohtë, mundësoi bashkimin gjerman dhe i dhuroi vendit të tij një moment demokratik." Kurse kreu i Partisë Kristiiandemokrate, CDU, Friedrich Merz u shpreh se "pa Mihail Gorbaçovin bashkimi gjerman nuk do të kishte qenë i mundur. CDU mban zi për një burrë shtetit, të cilit Gjermania mund t'i besonte, e që na besonte." "A mund ta ndryshojë një njeri i vetëm botën? Po. Mundet. Jo me dhunë, jo me tanke, me tërheqje të 350.000 ushtarëve sovjetikë nga Gjermania. Liri për miliona vetë në Europën lindore. Bashkimi gjerman. Të pamendueshme pa Mihail Gorbaçovin", shkroi ish-kreu i CDU-së, dhe politikani gjerman, Armin Laschet."/DW/

antonio guterres vdes mihail gorbacov joe biden

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë