LIVE UPDATES
Bota

Tri dekada konfuzion Rumani- Rihapet procesi kundër presidentit të parë në pluralizëm

Prokuroria ushtarake e Rumanisë sërish ka ngritur aktakuzë kundër presidentit Iliescu. Ai akuzohet për mashtrim të opinionit me pasojë viktima të shumta në njerëz.

6 Gusht 2022, 08:26 Nga k.m.

Tri dekada konfuzion Rumani- Rihapet procesi kundër presidentit të

Në dhjetor 1989, ndërsa shtetet e tjera satelitore të Kremlinit po ushtroheshin me zell në ndërtimin e sistemit shumëpartiak, në Rumani do të vdisnin me qindra njerëz të pafajshëm që dilnin në rrugë nga regjimi komunist.

Raportet zyrtare flasin për 1.116 burra dhe gra që u vranë gjatë të shtënave të përgjakshme para dhe pas arratisjes së çiftit diktator Nicolae dhe Elena Çaushesku. Por 80 për qind e viktimave u regjistruan pas rënies së diktaturës, ndërkohë që pushtetin e kishte marrë në dorë një strukturë e re politike. Në qendër të saj ishin ish-funksionarë të Partisë Komuniste, të shpërndarë me ngut, dhe ish-pjesëtarë të shërbimit sekret famëkeq, Securitate.

Catalin Regea ishte 20 vjeç kur më 16 dhjetor 1989 në Timishuarë filloi revolucioni, i cili më pas do të përhapej në të gjithë Rumaninë. Sot, më shumë se tri dekada më pas, studenti i asaj kohe pranon me hidhërim se shokët e tij studentë u mashtruan: "Na u duk se pas rënies së Çausheskut, më 22 dhjetor, revolucioni kishte triumfuar. Por ishim shumë larg. Edhe disa ditë më pas qëllohej nga të gjitha anët. Nuk e dinim kush po na sulmonte. Tani e dimë: Armikun e kishim në krye të udhëheqjes së re politike", thotë revolucionari Regea.

Tri dekada konfuzion

Tani, plot 33 vjet pas ngjarjeve të përgjakshme të dhjetorit, po rihapet dosja kundër presidentit të parë postkomunist të vendit, Ion Iliescut, dhe dy të bashkëakuzuarve të tjerë. Ata akuzohen për krime kundër njerëzimit. Aktakuza është rishqyrtuar nga prokurorët ushtarakë, pasi në vitin 2021 Gjykata Supreme ua kishte kthyer çështjen hetuesve "për shkak të disa gabimeve procedurale". Këto gabimet thuhet të jenë mënjanuar tashmë.

Në qendër të proceseve janë ish-presidenti Ion Iliescu, ish-zëvendëskryeministri Gelu Voican Voiculescu dhe ish-shefi i Forcave Ajrore, Gjenerali në pension, Iosif Rus. Iliescu, si kreu i shtetit dhe i qeverisë, si edhe kreu i Këshillit të Frontit Kombëtar të Shpëtimit dhe Këshillit të Lartë Ushtarak, është akuzuar për mashtrim sistematik të publikut me qëllim që të forcojë pushtetin e tij politik të sapofituar. Kjo shkaktoi një "psikozë të terrorit të përgjithshëm ", me pasoja përleshje të shumta dhe shkëmbime zjarri.

Deri më 30 dhjetor 1989, kishte pasur 857 vdekje, 2 382 plagosje, 585 privime të rënda të lirisë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe 409 raste të dëmtimit të rëndë, thuhej në aktakuzë. Dy prej të akuzuarve kanë marrë pjesë në zbatimin e këtij operacioni.

Hetimet janë penguar vazhdimisht gjatë viteve dhe disa vendime janë rrëzuar për shkak se disa nga veprat penale nuk përfshiheshin në kodin penal rumun. Çështja pezullohej dhe fillonte sërish. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) e gjobiti Rumaninë disa herë për shkak të këtyre vonesave.

"Krimet kundër njerëzimit"

Nën presionin e GJEDNJ-së, në vitin 2016 u rihap procesi, por edhe këtë herë dosja u pezullua shpejt. Prokurori i Përgjithshëm i atëhershëm, Bogdan Licu pranoi se nuk kishte asnjë interes në zyrën e prokurorisë ushtarake për të hetuar "aspekte thelbësore" në lidhje me ngjarjet e dhjetorit.

Germina Nagat, shef i autoritetit rumun të regjistrimeve të Stasit, CNSAS, e gjen një shpjegim për këtë në mënyrën se si u krijua shteti i ri demokratik pas vitit 1989: "Ne kishim një shtet të prapambetur politikisht që ishte i vështirë të futej në rrugën demokratike. Gjyqësori ishte plotësisht nën kontrollin politik dhe nuk mund të reformohej brenda natës", shpjegon Napat për DW. Kjo është edhe arsyeja kryesore pse procesi ka vazhduar për tri dekada. Mjetet dëshmuese janë vjedhur ose shkatërruar, dhe disa nga autorët dhe dëshmitarët tashmë kanë vdekur.

Vetëm rihapja e dosjes në vitin 2021 bëri të mundur ngritjen e aktakuzës kundër të akuzuarve – përfshirë ish-presidentin Ion Iliescu. Hetimet konfirmuan akuzat për krime kundër njerëzimit, prokurorja e përgjithshme Gabriela Scutea tha për DW se: "Veçantia e këtyre hetimeve qëndron në faktin se krime të tilla kundër njerëzimit nuk mund të përmblidhen si mashtrim tatimor, korrupsion apo krime të rëndomta". Faktet individuale dhe personat që morën drejtimin dhe rrjedhimisht përgjegjësinë në shtet pas rënies së diktaturës, sipas Scuteas janë hetuar me imtësi dhe janë numëruar në aktakuzë.

"Si në tekstin shkollor"

"Askush nuk po pretendon se Ion Iliescu doli në rrugë dhe qëlloi njerëzit," i tha DW Catalin Pitu, kryetar i Prokurorisë Ushtarake. Por mund të vrasësh në mënyra të ndryshme, vazhdoi kryeprokurori. Për shembull, Iliescu manipulonte sistematikisht dhe mashtronte opinionin publik përmes paraqitjeve të tij televizive si njeriu i ri i fortë në shtet - dhe si rrjedhim edhe si komandanti suprem i ushtrisë. Ai fliste qëllimisht për rrezikun e terrorizmit, duke shkaktuar një psikozë të përgjithshme me pasojë luftimet dhe pas rënies së diktaturës. Ky mashtrim nuk ka ndodhur rastësisht, por është realizuar “si në tekstet e shkollës”, thotë prokurori ushtarak.

Sipas aktakuzës, "terroristët" për të cilët paralajmëroi Iliesku nuk kanë ekzistuar kurrë. Aktakuza cilëson si fajtorët kryesorë të kësaj "fushate diversioni dhe dezinformimi": Ion Iliescu dhe Camarillan e tij.

Procesi është një test i ri lakmusi për gjyqësorin rumun. Askush nuk mund të thotë se sa kohë do të kalojë derisa të ndëshkohen përgjegjësit. Revolucionari, Catalin Regea, beson se kjo duhet të ndodhë shpejt: "Edhe një fëmijë dhjetë vjeçar i kupton akuzat". Për të, fokusi nuk është te dënimi i Iliescut, i cili tashmë është 92-vjeçar, por te besueshmëria e historiografisë rumune: “Iliescu nuk duhet të hyjë në librat shkollorë si hero, por si kriminel”./DW

rumani

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend