Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas mediave italiane, gruaja jetonte e ndarë nga bashkëshorti i saj, një shtetas italian 58-vjeçar, i cili kishte kujdestarinë e fëmijës pas ndarjes.
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë qytetin Muggia, pranë Triestes në Itali. Një grua 55-vjeçare me shtetësi ukrainase ka vrarë djalin e saj nëntëvjeçar duke i prerë fytin me një thikë kuzhine. Sipas mediave italiane, gruaja jetonte e ndarë nga bashkëshorti i saj, një shtetas italian 58-vjeçar, i cili kishte kujdestarinë e fëmijës pas ndarjes.
Djali ndodhej në banesën e nënës për vizitë, siç i ishte lejuar nga gjykata. Pikërisht gjatë kësaj vizite ndodhi tragjedia.
Alarmi është dhënë nga babai i fëmijës, pasi nuk kishte mundur të kontaktonte me ish-bashkëshorten. Kur policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në banesë, fëmija ishte tashmë i pajetë dhe trupi i tij gjendej në banjë. Gruaja kishte plagë në krahë, pasi kishte tentuar të vetëdëmtohej, dhe është dërguar në Spitalin “Cattinara” të Triestes, ku ndodhet nën kujdes mjekësor dhe në gjendje arresti.
Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se gruaja ishte nën mbikëqyrjen e Qendrës së Shëndetit Mendor dhe se situata familjare monitorohej nga shërbimet sociale.
"Situata ishte monitoruar që kur lindi foshnja; ishte e vështirë, por jo dramatike" deklaroi kryetari i bashkisë së Muggia-s, Paolo Polidori, i cili ka shpallur një ditë zie për komunitetin.
Fëmija ishte nxënës i klasës së katërt në shkollën fillore sllovene të Muggia-s, ku tashmë po organizohet mbështetje psikologjike për shokët e klasës.
"Komuniteti është i shkatërruar. Kam pasur tashmë një takim me shërbimet sociale: po përpiqemi të qëndrojmë sa më afër të jetë e mundur. Familja është pjesë e komunitetit, madje edhe prifti i famullisë i njeh ata" shtoi Polidori.
Hetimet për ngjarjen vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Triestes, ndërsa pritet që gruaja të transferohet në burg pas trajtimit mjekësor.
Foto ilustruse Autoritetet në Rumani kanë arrestuar një ish-senator i cili dyshohet se kishte tentuar t'i ofronte ryshfet prej 1 milion euro...
Foto ilustruse SIRI- Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se forcat e saj morën pjesë në më shumë se 22 operacione kundër&...
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se shpresonte që Shtetet e Bashkuara të ...
Foto ilustruse IZRAEL- Izraeli është thirrur në Komitetin e Kombeve të Bashkuara kundër Torturës p&e...
Foto ilustruse Emetimet e dioksidit të karbonit nga djegia e lëndëve djegëse fosile pritet të arrijnë një rekord të...
foto ilustruese SHBA- Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, e ka pranuar një letër nga presidenti amerikan, Donald Trump, në të cil&eum...
foto ilustruese UKRAINË- Ministrja e Energjisë dhe ministri i Drejtësisë në Ukrainë kanë dhënë dorëheqje...
foto ilustruese TEHEREN- "Zoti e ruajttë këtë vend nga armiku, nga thatësira, nga gënjeshtrat." Kështu u lut Dariusi i Madh, ...
Donald Trump SHBA- Zyrtarë të lartë të administratës Trump po planifikonin një takim të rëndësishëm n&eum...
Foto ilustruese SHBA- Paraliza fiskale e SHBA-së, pas më shumë se 40 ditësh mbylljeje, duket se po i vjen fundi me miratimin ...