LIVE UPDATES
Bota

Trump kërcënon Spanjën me ndërprerje të tregtisë: Ka qenë e tmerrshme dhe jo bashkëpunuese. Reagon Sánchez: Respektoni ligjin ndërkombëtar

Kërcënimi i presidentit amerikan erdhi disa orë pasi ministri i Jashtëm i Spanjës i kishte minimizuar gjasat për ndonjë masë hakmarrëse nga Uashingtoni.

3 Mars 2026, 21:26 Nga E. D
Trump kërcënon Spanjën me ndërprerje të tregtisë:
Pedro Sánchez, Donald Trump

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kërcënuar Spanjën me ndërprerje të plotë të marrëdhënieve tregtare, pasi shteti evropian refuzoi që t’i jepte Uashingtonit leje për përdorimin e dy bazave që operohen në mënyrë të përbashkët në jug të Spanjës për sulmet amerikane ndaj Iranit. Trump njoftoi gjithashtu se i ka thënë sekretarit të Thesarit, Scott Bessent, që t’i ndërpresë të gjitha lidhjet tregtare me Spanjën. 

“Spanja ka qenë e tmerrshme. Ne do ta ndërpresim tërë tregtinë me Spanjën. Nuk duam të kemi asgjë me Spanjën," tha Trumpi para gazetarëve gjatë një takimi me kancelarin gjerman, Friedrich Merz.

Kërcënimi i presidentit amerikan erdhi disa orë pasi ministri i Jashtëm i Spanjës i kishte minimizuar gjasat për ndonjë masë hakmarrëse nga Uashingtoni.

“Bazat e përdorura në mënyrë të përbashkët me ShBA-në janë baza sovrane spanjolle që operojnë brenda kornizës së traktatit me Shtetet e Bashkuara dhe ato mund të përdoren brenda këtij kushti – sovranitetit tonë dhe kornizës së traktatit”, tha ministri Jose Manuel Albares para gazetarëve pas një takimi javor të kabinetit qeveritar spanjoll të martën.

“Prandaj, nuk ka asgjë të çuditshme apo befasuese për këtë dhe ne nuk presim ndonjë pasojë. Unë nuk kam pasur asnjë bisedë të vetme me ndonjë përfaqësues amerikan e as nuk kam pasur ndonjë kërkesë në lidhje me këtë”, tha ministri spanjoll.

Trumpi gjithashtu e kritikoi Spanjën për refuzimin e propozimit të NATO-s që shtetet anëtare të aleancës t’i rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5 për qind të prodhimit vendës bruto (GDP).

“Të gjithë kishin entuziazëm për këtë Gjermania, të gjithë e Spanja nuk e bëri këtë. Tani Spanja tha se ne nuk mund t’i përdorim bazat e tyre në rregull është. Ne do të mund t’i përdornim bazat e tyre. Po të donim, vetëm do të lëshoheshim me fluturime dhe t’i përdornim. Askush nuk do të na thotë që të mos i përdorim, por nuk na duhen. Por ata ishin jomiqësorë”, tha më tej presidenti amerikan.

Pas deklaratave të Trump, qeveria spanjolle i është përgjigjur presidentit, duke theksuar se vendi është anëtar kyç i NATO-s dhe fuqi eksportuese e Bashkimit Evropian.

“Spanja respekton angazhimet e saj, është një partner tregtar i besueshëm për 195 vende në botë, përfshirë SHBA-të, me të cilat ruajmë një marrëdhënie historike dhe të ndërsjellë përfitueshme. Nëse qeveria amerikane dëshiron ta rishikojë këtë marrëdhënie, duhet ta bëjë duke respektuar autonominë e bizneseve private, legjitimitetin ndërkombëtar dhe marrëveshjet dypalëshe midis Bashkimit Evropian dhe SHBA-së,” thuhet në deklaratën e shpërndarë nga zyra e kryeministrit./Dosja.al

pedro sánchez donald trump

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës