23 Gusht 2024, 07:27
Nga E. D
Donald Trump
ARIZONË- Gjatë një vizite të enjten në Arizona, një shtet në kufi me Meksikën ish-Presidenti Donald Trump i bëri jehonë mesazhit të tij të fortë mbi sigurinë kufitare.
“Në të djathtën time është ajo që ne e quajmë muri i Trumpit. Ky ishte muri që u ndërtua nën Presidentin Trump”, tha Paul Perez, presidenti i Sindikatës së Patrullës Kufitare që shoqëronte zotin Trump gjatë kësaj vizite.
“Në të majtën time, kemi atë që ne e quajmë muri Kamala, që nuk shërben për asgjë, sepse nuk është i ngritur”, shtoi ai.
Kjo është vizita e katërt, në një seri aktivitetesh të mbajtura këtë javë në ato që njihen si shtete fushëbeteje, ndërsa demokratët po mbajnë Kuvendin Kombëtar në Çikago.
Të mërkurën në mbrëmje folësit në kuvend akuzuan zotin Trump se po përdor kufirin për të nxitur bazën e tij duke sulmuar ashpër emigrantët.
Në vizitën kufitare të së enjtes ish-presidentit iu bashkuan edhe disa nëna, fëmijët e të cilëve dyshohet se janë vrarë nga imigrantë të paligjshëm gjatë administratës Biden. Zoti Trump e vë shpesh theksin tek sulmet e kryera nga emigrantët e paligjshëm, megjithëse disa studime kanë treguar se persona që jetojnë në mënyrë të paligjshme në SHBA, kanë më pak gjasa sesa amerikanët që të arrestohen për krime të dhunshme apo drogë.
"Dua realisht që të gjithë të kuptojnë se sa i rëndësishëm është kontrolli kufitar, sepse ne po humbasim njerëz shumë të pafajshëm nga krime të tmerrshme", tha Alexis Nungaray, nëna e 12-vjeçares Jocelyn Nungaray, e cila u vra në Hjuston në muajin qershor.
Gjatë aktivitetit në Arizona, snajperët qëndruan në pozicione të ngritura, me sytë dhe armët e tyre e drejtuara nga Meksika. Forcat e sigurisë dukeshin qartë edhe në anën meksikane të kufirit, mes tyre persona të armatosur me pajisje taktike. Të tjerë mbanin uniforma që i identifikonin si anëtarë të policisë së shtetit meksikan.
“Ajo që Biden dhe Kamala u kanë bërë familjeve që janë këtu me mua dhe shumë të tjerëve, mijëra e mijëra të tjerëve, jo vetëm të vrarë, por edhe të plagosur rëndë, deri në atë një pikë që nuk mund të bëjnë më një jetë normale, është e turpshme dhe e rëndë”, tha zoti Trump.
Këtë javë, zoti Trump ka udhëtuar në Pensilvani, Miçigan dhe Karolinën e Veriut si dhe do të mbajë aktivitete elektorale në Las Vegas dhe në periferi Feniksit, në Glendale, të premten. Kandidati republikan për Nënpresident JD Vance foli në të njëjtin vend pranë kufirit, disa javë më parë./VOA
donald trump
Bota
23 Gusht 2024, 07:24
E. D
Kamala Harris
SHBA- Përpara një turme entuziaste Nënpresidentja Kamala Harris u tha amerikanëve se në nëntor kanë nj&eum...
Bota
22 Gusht 2024, 23:03
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Një studim i ri i publikuar ka pohuar se 22,374 specie kërcënohen me zhdukje, sepse njerëzit pritet&nb...
Bota
22 Gusht 2024, 23:00
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Administrata e Ushqimit dhe Barnave miratoi të enjten vaksinën e re Covid nga Pfizer dhe Moderna....
Bota
22 Gusht 2024, 22:55
E. D
pengjet izraelite
GAZA- Ushtria izraelite njoftoi se kishte gjetur plumba në trupat e gjashtë pengjeve të mbajtur në Gaza. Një z&e...
Bota
22 Gusht 2024, 22:52
I.A
Boris Ruge
SARAJEVË- Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Çështjet Politike dhe Politikën e Sigurisë...
Bota
22 Gusht 2024, 22:46
E. D
fotot ilustruese
ITALI- Mike Lynch, një sipërmarrës teknologjik dhe miliarder britanik që zotëronte anijen që u përmbys ...
Bota
22 Gusht 2024, 22:36
E. D
pamje nga vendngjarja
SPANJË- Një emigrant brazilian që jeton në Spanjë është cilësuar si hero pasi rrezikoi jet&eu...
Bota
22 Gusht 2024, 22:13
I.A
KIE– Disa prej ushtarëve të rinj të Ukrainës po refuzojnë të sulmojnë armikun. Të tjerët, sipas komandat&eu...
Bota
22 Gusht 2024, 21:56
E. D
fotot ilustruese
SPANJË- Vaji i lulediellit ka rrëzuar vajin e ullirit në Spanjë pasi rritja e çmimeve i ka detyruar konsumator&...
Bota
22 Gusht 2024, 21:50
E. D
Narendra Mod dhe Donald Tuski
INDI- Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, i ka bërë thirrje Rusisë dhe Ukrainës ta gjejnë nj...