LIVE UPDATES
Bota

Trump: Nuk duam një marrëveshje të nxituar me Iranin

A është arritur përparimi i shumëpritur në bisedimet për një marrëveshje paqeje midis SHBA‑së dhe Iranit? Fillimisht, presidenti amerikan Trump e la të kuptohej këtë. Disa orë më vonë ai e zbuti përsëri deklaratën e tij.

25 Maj 2026, 08:34 Nga I.A
Trump: Nuk duam një marrëveshje të nxituar me Iranin
Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA‑së, Donald Trump, i ka zbehur pritshmëritë që ai vetë dhe sekretari i tij i shtetit, Marco Rubio, kishin krijuar për një marrëveshje të shpejtë me Iranin. "Negociatat po zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe konstruktive, dhe i kam udhëzuar përfaqësuesit e mi që të mos nxitojnë në marrëveshje, pasi koha është në anën tonë”, shkroi Trump në platformën e tij online Truth Social. Duke iu referuar gjendjes së marrëveshjes kornizë për përfundimin e luftës me Iranin, ai shtoi se të dyja palët duhet të marrin kohën e tyre dhe të bëjnë gjithçka si duhet. "Nuk duhet të ketë gabime!”

Më parë, presidenti amerikan kishte pretenduar se një marrëveshje për përfundimin e luftës ishte praktikisht e negociuar. Marrëveshja përfshinte ndër të tjera rihapjen e ngushticës strategjikisht të rëndësishme të Hormuzit, shkroi Trump në rrjetin e tij social. Detajet e fundit të marrëveshjes po diskutohen aktualisht dhe do të bëhen publike së shpejti.

Edhe sekretari i shtetit Rubio fillimisht përhapi shpresë

Sekretari amerikan i shtetit Rubio, gjatë një vizite në Indi, njoftoi se mund të ketë zhvillime të reja gjatë ditës. Bota mund të dëgjojë "lajme të mira” qysh në orët e ardhshme. Ai tha në Nju Delhi se me marrëveshjen do të fillonte një "proces që në fund do të na çojë atje ku dëshiron presidenti, dhe kjo është një botë që nuk duhet më të frikësohet apo të shqetësohet për një Iran me armë bërthamore.” "Bota nuk do të ketë më nevojë të frikësohet nga një Iran me armë bërthamore”: sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio në një konferencë për shtyp në Nju Delhi.

I pyetur për kritikat ndaj marrëveshjes së mundshme nga vetë radhët e republikanëve amerikanë, Rubio tha se objektivat e SHBA‑së kishin qenë të qarta që nga fillimi i luftës. Këto përfshinin "shkatërrimin” e flotës detare të Iranit, "uljen ndjeshëm” të fuqisë së tij raketore dhe dëmtimin e industrisë së mbrojtjes së Iranit. Këto objektiva janë arritur, theksoi Rubio.

Vetëm një marrëveshje paraprake

Portali amerikan i lajmeve "Axios”, duke iu referuar një zyrtari amerikan, raportoi se drafti parashikon një zgjatje të armëpushimit për 60 ditë. Gjatë kësaj kohe, ngushtica e Hormuzit, e rëndësishme për ekonominë botërore, do të jetë e hapur pa tarifa për lundrim.

Irani do të angazhohej të pastronte minat e vendosura atje – dhe të paktën të premtonte se nuk do të synonte kurrë të zotëronte armë bërthamore. Në këmbim, SHBA do të hiqte bllokadën e porteve iraniane dhe do të bënte përjashtime nga sanksionet.

Gjithashtu, nga drafti del se lufta midis Izraelit dhe milicisë Hezbollah në Liban, e mbështetur nga Irani, do të përfundonte. Detajet nuk janë konfirmuar – dhe marrëveshja nuk do të nënkuptonte një përfundim të menjëhershëm të luftës me tërheqjen e forcave amerikane, por një marrëveshje fillestare për një afat kohor për negociata të mëtejshme.

Irani sheh ende paqartësi

Sipas mediave iraniane, ende ka mospajtime në një ose dy pika. Agjencia e lajmeve Tasnim, e afërt me Gardën Revolucionare, raportoi duke cituar një burim të informuar se mosmarrëveshjet në këto çështje "nuk janë zgjidhur ende përfundimisht për shkak të pengesave nga ana e SHBA‑së”.

Një burim i lartë iranian i tha agjencisë Reuters se udhëheqja në Teheran nuk ka rënë dakord të dorëzojë rezervat e saj të uraniumit të pasuruar në nivel të lartë. Çështja bërthamore nuk është pjesë e marrëveshjes paraprake. Ajo pritet të diskutohet vetëm në negociatat për një marrëveshje përfundimtare. Trump e ka përmendur vazhdimisht si objektiv lufte ndalimin e Iranit nga ndërtimi i armëve bërthamore./DW

donald trump

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë