LIVE UPDATES
Bota

Trump presion Evropës për të mbrojtur Ngushticën e Hormuzit

Disa shtete anëtare bënë të ditur se nuk duan që NATO të përfshihet në mbrojtjen e ngushticës, e cila u mbyll nga Irani për shumicën e trafikut në përgjigje të fushatës së bombardimeve nga SHBA-ja dhe Izraeli.

17 Mars 2026, 22:54 Nga E. D
Trump presion Evropës për të mbrojtur Ngushticën e Hormuzit
foto ilustruese

SHBA- Kërkesa e presidentit amerikan Donald Trump që aleatët evropianë të ndihmojnë në sigurimin e kalimit të cisternave të naftës dhe gazit përmes Ngushticës së Hormuzit ishte një nga temat kryesore të diskutimit në takimin e së hënës (16.03.2026) të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Disa shtete anëtare bënë të ditur se nuk duan që NATO të përfshihet në mbrojtjen e ngushticës, e cila u mbyll nga Irani për shumicën e trafikut në përgjigje të fushatës së bombardimeve nga SHBA-ja dhe Izraeli.

Evropianët nuk janë të gatshëm të dërgojnë trupa për të siguruar Ngushticën e Hormuzit, "sepse kjo do t'i shtonte ata në listën e objektivave të mundshëm" për Iranin, tha për DW Charles Hecker, bashkëpunëtor i Institutit Mbretëror për Shërbime të Bashkuara (RUSI).

Në fillim të takimit, diplomatja e lartë e BE‑së, Kaja Kallas, tha se është në interes të bllokut që Ngushtica e Hormuzit të mbetet e hapur, "prandaj po diskutojmë edhe se çfarë mund të bëjmë në këtë drejtim nga ana evropiane", dhe shtoi se BE‑ja është në kontakt me kolegët amerikanë në nivele të ndryshme.

Megjithatë, në fund të takimit ajo tha se nuk kishte "asnjë dëshirë” mes shteteve anëtare për të zgjeruar misionin detar të BE‑së në Ngushticën e Hormuzit, "për momentin”.

Rritja e menjëhershme e çmimeve të energjisë në të gjithë kontinentin, dhe krizat energjetike që pasuan, kanë rrezikuar edhe më tej marrëdhëniet tashmë të tensionuara mes Evropës dhe Uashingtonit.

Ministrat e BE‑së vlerësuan gjithashtu se si konflikti mund t'i japë një dorë më të fortë Rusisë, e cila mund të përdorë të ardhurat shtesë nga eksportet e saj të karburanteve fosile për të mbështetur luftën e saj në Ukrainë. "I vetmi fitues real nga lufta kundër Iranit në këtë moment është Rusia," tha Hecker.

Presioni i Trump-it ndaj Evropës për të siguruar anijet në Hormuz

Të dielën (15.03.2026), presidenti i SHBA-së Donald Trump rriti presionin ndaj vendeve që marrin furnizime me energji përmes Ngushticës së Hormuzit, duke u kërkuar atyre të sigurojnë mbrojtjen e kësaj rruge ujore, nëpër të cilën zakonisht kalon rreth 20% e furnizimit botëror me naftë bruto.

Edhe pse blerësit kryesorë të këtyre ngarkesave janë vende aziatike, Trump duket se ka kërcënuar sërish aleancën e NATO‑s.

"Është krejt e arsyeshme që vendet që përfitojnë nga ngushtica të ndihmojnë për t'u siguruar që atje të mos ndodhë asgjë e keqe,” tha ai në një intervistë për The Financial Times. "Nëse nuk ka reagim, ose nëse reagimi është negativ, mendoj se kjo do të jetë shumë e keqe për të ardhmen e NATO‑s.”

Hecker tha, se kjo është një përpjekje nga ana e Trumpit për t'i shtyrë evropianët të angazhohen më aktivisht në luftën e SHBA‑së dhe Izraelit kundër Iranit. "Ende nuk e dimë se çfarë lloj kërcënimi po bën presidenti ndaj NATO‑s dhe si do ta realizonte atë. Por ai po bën gjithçka që mundet për të ushtruar presion ndaj vendeve që dëshiron t'i përfshijë në konflikt.”

Trump u ka bërë thirrje sidomos Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar që t'i bashkohen përpjekjes, por Hecker tha se asnjëra prej tyre nuk ka gjasa të përfshihet sa kohë që luftimet po vazhdojnë.

"Ata nuk janë gati t'u bashkohen përpjekjeve ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Ngushticën e Hormuzit dhe me shumë gjasë nuk do të jenë as në të ardhmen e afërt,” shtoi ai.

Dhe jo vetëm sepse kjo do t'i shndërronte në objektiva për Iranin, por edhe sepse ata nuk e kanë të qartë objektivin dhe strategjinë e SHBA‑së dhe Izraelit në këtë luftë.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, u tha gazetarëve se ai nuk sheh asnjë rol për NATO‑n në sigurimin e ngushticës dhe shtoi se ai pret që evropianët të informohen nga SHBA dhe Izraeli për objektivat dhe planet e tyre.

"Nuk shoh që NATO ka marrë ndonjë vendim në këtë drejtim apo që mund të marrë përgjegjësi për Ngushticën e Hormuzit. Nëse do të ishte kështu, atëherë organet e NATO‑s do ta trajtonin këtë çështje siç duhet,” tha Wadephul përpara takimit të ministrave të BE‑së.

Franca, megjithatë, është shprehur më fleksibile. Presidenti francez Emmanuel Macron tha se vendi i tij do të ishte i gatshëm të ndihmonte në sigurimin e ngushticës "pasi të ketë përfunduar faza më e nxehtë e konfliktit.”

Evropa e goditur nga rritja e çmimeve të energjisë

BE‑ja tashmë po goditet rëndë nga kostot ekonomike të bllokadës. "Që nga fillimi i konfliktit, çmimet e gazit janë rritur me 50 për qind dhe çmimet e naftës me 27 për qind," tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në vetëm 10 ditë lufte në Iran, taksapaguesit evropianë kanë paguar 3 miliardë euro shtesë për importet e karburanteve fosile, u tha ajo anëtarëve të Parlamentit Evropian.

"Evropa nuk është as prodhuese nafte, as prodhuese gazi. Për karburantet fosile jemi plotësisht të varur nga importe të shtrenjta dhe të paqëndrueshme, gjë që na vendos në një disavantazh strukturor ndaj rajoneve të tjera,” shtoi ajo.

"Kriza aktuale në Lindjen e Mesme na kujton qartë se sa të cenueshëm jemi për këtë arsye.”

Për të ulur çmimet e energjisë, vendet evropiane — përfshirë Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Mbretërinë e Bashkuar — mbështetën vendimin për të liruar miliona fuçi nafte, së bashku me anëtarët e tjerë të G7‑s. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka bërë thirrje për lirimin e 400 milionë fuçive nafte nga rezervat e emergjencës. 

A është Rusia përfituesja më e madhe nga  lufta e Iranit?

Ndërsa Irani lëshoi raketa dhe dronë drejt hoteleve, aeroporteve dhe madje rafinerive të naftës në Gjirin Persik, dhe bllokoi Ngushticën e Hormuzit, Rusia ishte gati të përfitonte.

Kur çmimet e naftës u rritën në 87,20 € (100 dollarë), niveli më i lartë që nga pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022, Moska e paraqiti naftën dhe gazin e saj si një mundësi për blerësit e dëshpëruar.

"Rusia ka qenë dhe vazhdon të jetë një furnizuese e besueshme si e naftës ashtu edhe e gazit,” tha Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, ndërsa këshilltari i Kremlinit, Kirill Dmitriev, kritikoi vendimin e Evropës për t'u shkëputur nga energjia ruse, duke e quajtur atë një gabim strategjik.

Për të frenuar rritjen e çmimeve, Trump pezulloi përkohësisht disa sanksione për blerjen e naftës ruse, përfshirë një përjashtim 30‑ditor për Indinë.

Evropianët janë të shqetësuar se një rritje e fortë e çmimeve të energjisë do të rrisë të ardhurat e Rusisë dhe do t'i mundësojë asaj ta zgjasë ose madje ta intensifikojë luftën kundër Ukrainës.

Një shqetësim shtesë është se pajisjet kyçe të mbrojtjes që i duhen Ukrainës – si raketat Patriot, të cilat Evropa shpesh i blen nga SHBA për t'ia dërguar Ukrainës – mund të devijohen tani drejt Gjirit.

Kallas ka theksuar se ekziston një "ndikim i drejtpërdrejtë” i luftës në Iran ndaj Ukrainës, pasi "kapacitetet mbrojtëse që i duhen Ukrainës” tani po "shkojnë drejt Lindjes së Mesme.”

Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, vendet e Gjirit kanë përdorur më shumë raketa Patriot në ditët e para të sulmeve iraniane sesa Ukraina gjatë katër viteve të luftës që nga sulmi i Rusisë.

Ukraina u ka ofruar vendeve të Gjirit teknologjinë e saj kundër dronëve, me shpresën se ato do të përdorin dronët kundër‑sulmues të zhvilluar në Ukrainë dhe të ruajnë sistemet Patriot vetëm për sulmet me raketa.

"Ukraina ka vite të tëra përvoje në ndalimin e dronëve rusë të tipit Shahed — të njëjtit që Irani po i përdor kundër fqinjëve të tij. Industria ukrainase e mbrojtjes ka zhvilluar gjithashtu sisteme anti‑dronë të testuara në betejë, të cilat po ua ofron vendeve të Gjirit,” tha për DW Rafael Loss, ekspert i Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë.

Qëllimi është të "ulet kërkesa për raketa mbrojtësë Patriot në Gjirin Persik, në mënyrë që Ukraina të mund të marrë më shumë në të ardhmen,” tha Loss./DW

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë