LIVE UPDATES
Bota

Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, por premton “dy-tri javë” të tjera luftë

Në fjalimin e tij të parë drejtuar kombit qëkurse nisi lufta, Trump tha se SHBA-ja është afër “arritjes së synimeve” pas “fitoreve të shpejta, vendimtare dhe dërrmuese në fushëbetejë; fitore që pak njerëz i kanë parë ndonjëherë”.

2 Prill 2026, 11:56 Nga D.S
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë
Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të enjten se Shtetet e Bashkuara janë afër “përfundimit të punës” në Iran, por ka paralajmëruar njëkohësisht se ushtria amerikane do të vazhdojnë ta godasin vendin e Lindjes së Mesme “jashtëzakonisht fuqishëm” edhe për “dy deri në tre javë” të tjera.

Në fjalimin e tij të parë drejtuar kombit qëkurse nisi lufta, Trump tha se SHBA-ja është afër “arritjes së synimeve” pas “fitoreve të shpejta, vendimtare dhe dërrmuese në fushëbetejë; fitore që pak njerëz i kanë parë ndonjëherë”.

“Derisa po flasim këtë mbrëmje, ka kaluar vetëm një muaj që kur ushtria e Shteteve të Bashkuara e filloi Operacionin Tërbimi Epik”, tha ai.

Pjesë nga fjalimi i 1 prillit:

Trump përshkroi ato që ai tha se ishin fitore të mëdha në fushëbetejë, duke pretenduar se kapacitetet ushtarake të Iranit janë dobësuar rëndë.

“Sonte, marina e Iranit nuk ekziston më. Forcat e tyre ajrore janë në rrënoja”, tha ai, duke shtuar se figura të udhëheqjes iraniane “janë të vdekura” dhe se strukturat e komandës po “shkatërrohen teksa ne po flasim”.

Ai tha se kapacitetet raketore dhe të dronëve të Iranit janë “kufizuar drastikisht” dhe se infrastruktura e armëve po shkatërrohet. “Kurrë në historinë e luftës një armik nuk ka pësuar humbje kaq të qarta dhe shkatërruese në shkallë të gjerë brenda disa javësh”, pretendoi Trump.

Trump mbrojti luftën si të nevojshme për ta parandaluar Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore.

“Ky regjim vrastar gjithashtu së fundmi ka vrarë 45.000 njerëz të vet”, tha ai, duke iu referuar shtypjes së protestave brenda Iranit.

“Do të ishte kërcënim i papranueshëm nëse këta terroristë do të kishin armë bërthamore”, shtoi ai.

Ai e përsëriti pretendimin e tij se Irani ishte “tamam në prag” të sigurimit të një arme bërthamore dhe tha se programi i tij raketor mund të jetë kërcënim për Shtetet e Bashkuara, Evropën dhe rajone të tjera.

“Kjo gjendje ka vazhduar për 47 vjet dhe duhej të ishte trajtuar shumë kohë përpara se unë ta merrja detyrën”, tha ai, duke kritikuar sërish administratat e mëparshme, përfshirë marrëveshjen bërthamore të negociuar nën presidentin Barack Obama.

Trump gjithashtu tha se, megjithëse “parapëlqimi im i parë ka qenë gjithmonë rruga diplomatike”, Irani kishte refuzuar përpjekjet për të arritur një marrëveshje.

Trump tha se ndryshimi i regjimit “nuk ishte qëllimi ynë,” por la të kuptohej se një gjë e tillë ka ndodhur. “Udhëheqësit e tyre… tani janë të vdekur”, tha ai.

Ai tha se shpreson në arritjen e një marrëveshjeje, por paralajmëroi për përshkallëzim të mëtejshëm: “Nëse nuk ka marrëveshje, do të godasim secilin nga centralet e tyre të prodhimit të energjisë elektrike shumë fort.”

“Kemi përparësi të madhe”, shtoi Trump. “Ata nuk kanë asnjë.”

Trump pranoi rritjen e çmimeve të benzinës, duke thënë se rritja ishte “plotësisht rezultat” i sulmeve iraniane ndaj transportit tregtar dhe vendeve fqinje, dhe e përshkroi atë si të përkohshme.

Ai gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara janë “plotësisht të pavarura nga Lindja e Mesme” për energjinë, por mbeten të përfshira për të mbështetur aleatët.

Në të njëjtën kohë, ai kritikoi partnerët se nuk po kontribuojnë mjaftueshëm dhe tha se ata duhet të marrin përgjegjësi për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Para fjalimit, demokratë të lartë, përfshirë Gregory Meeks nga Nju Jorku, Adam Smith nga Uashingtoni dhe Jim Himes nga Konektikati, lëshuan një deklaratë duke pretenduar se Trump “nuk është më afër arritjes së qëllimeve të tij të paqarta”.

Ata përmendën vrasjen e 13 ushtarëve amerikanë, plagosjen e qindra prej tyre dhe ndikimet më të gjera rajonale dhe ekonomike. “I bëjmë thirrje presidentit të negociojë menjëherë një armëpushim me Iranin dhe të punojë drejt gjetjes së një zgjidhjeje diplomatike”, thanë ata, duke paralajmëruar për një “luftë katastrofike”.

Analistët i thanë Radios Evropa e Lirë se fjalimi kishte për qëllim të formësonte perceptimin publik, dhe se linte paqartësi për hapat e ardhshëm.

Jason Brodsky, drejtor i politikave në organizatën jofitimprurëse, United Against Nuclear Iran, tha se fjalimi synonte të “mobilizonte mbështetjen publike rreth Operacionit Tërbimi Epik”.

“Ai do të paraqitet jo si SHBA që po nis një tjetër luftë të pafundme, por si përfundim i një lufte që regjimi iranian e filloi në vitin 1979”, tha ai.

Por, ai paralajmëroi se edhe nëse Shtetet e Bashkuara shpallin armëpushim brenda dy deri në tri javësh, “ekziston rreziku që iranianët të vazhdojnë sulmet pasi imperativi i tyre është rindërtimi i parandalimit”.

“Për të ndryshuar atë kalkulim, SHBA mund të duhet të përshkallëzojë”, shtoi ai.

Matthew Bartlett, strateg republikan dhe ish i emëruar në Departamentin e Shtetit gjatë administratës së parë të Trump, tha se fjalimi ishte i drejtuar ndaj audiencave të shumta.

“Komunikimi është kritik në një luftë me audienca këtu në frontin e brendshëm, si dhe me regjimin në Iran, me popullin e madh të Iranit dhe me aleatët tanë në rajon, në Evropë dhe më gjerë”, i tha Bartlett Radios Evropa e Lirë.

Ai shtoi se, megjithëse fjalimi ishte i nevojshëm, “ende ka shumë pyetje pa përgjigje për të nesërmen dhe për ditët e muajt në vijim”, dhe se “ndërsa kjo mund të zbehet, mundësia për përshkallëzim mbetet”.

Bartlett tha se Trump duket se po përpiqet të theksojë arritjet ushtarake ndërsa gjithashtu vendos kushtet për një fazë të mundshme diplomatike, duke përfshirë adresimin e ndërprerjeve ekonomike si mbyllja efektive e Ngushticës së Hormuzit.

Gregory Brew, analist i lartë në Eurasia Group, i tha Radios Evropa e Lirë para fjalimit se Trump kishte të ngjarë të theksonte si suksesin ashtu edhe nevojën për operacione të vazhdueshme.

Trump më herët tha se nuk ishte i shqetësuar për rezervat e Iranit me uranium të pasuruar shumë, duke argumentuar se ato janë të varrosura nën tokë dhe mund të monitorohen.

Megjithatë, ekspertët thonë se nëse Irani ruan kontrollin e rreth 440 kilogramëve uranium të pasuruar shumë, ai mund të jetë më afër prodhimit të armëve bërthamore sesa në një marrëveshje të negociuar më parë./REL

donald trump konflikti ne lindjen e mesme shba iran

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë