1 Nëntor 2024, 20:40
Nga E. D
Donald Trump
SHBA- Donald Trump e quajti ish-ligjvënësen republikane Liz Cheney, një nga zërat republikanë më kritikë ndaj tij, si një "skifter lufte" dhe sugjeroi se ajo nuk do të ishte aq e gatshme të dërgonte trupat amerikane në luftë, nëse ajo vetë do të ishte vënë para tytës së armës. Zonja Cheney u përgjigj duke e quajtur zotin Trump një "njeri mizor, të paqëndrueshëm që dëshiron të jetë një tiran".
Në një paraqitje të enjten vonë në Arizona, me ish-gazetarin e kanalit Fox News, Tucker Carlson, Trump u pyet se ç’mendonte për zonjën Cheney që po bën fushatë kundër tij. Ish-ligjvënësja nga Uajoming ka qenë kundështare e zëshme e ish-Presidentit Trump që nga sulmi i 6 janarit 2021 në Kapitol dhe ka shprehur mbështetjen për demokraten Kamala Harris në garën presidenciale të këtij viti, duke marrë pjesë në tubimet e saj të fundit elektorale.
Ish-Presidenti Trump e quajti zonjën Cheney "person të çmendur" dhe shtoi: "Por arsyeja që ajo nuk mund të më duronte është se ajo gjithmonë donte të shkonte në luftë. Nëse do të ishte në dorën e saj, ne do të ishim në luftë me 50 vende të ndryshme".
Ish-presidenti më tej tha se "Ajo është një skifter radikale lufte. Le ta vëmë me pushkë, përballë nëntë tytave, drejtuar nga ajo dhe të shohim se si do të reagojë.”
“Është e lehtë të kërkoni dislokimin e 10,000 trupave në pragun e armikut nga një karrige në një ndërtesë të bukur të Uashingtonit”, tha Trump.
Ligjvënësja Cheney u përgjigj të premten përmes një postimi në platformën X, duke thënë “Kjo është mënyra se si diktatorët shkatërrojnë vendet e lira. Ata që flasin kundër tyre i kërcënojnë me vdekje. Ne nuk mund t'ia besojmë vendin dhe lirinë tonë një njeriu të vogël, hakmarrës, mizor, të paqëndrueshëm, i cili dëshiron të jetë një tiran."
Më herët, pasi ekipi i fushatës së Nënpresidentes Harris dhe kritikë të tjerë të zotit Trump në mediat sociale dënuan komentet e tij, zyrtarë të fushatës së ish-Presidentit Trump thanë se ai "po fliste se si Liz Cheney dëshiron të dërgojë djemtë dhe vajzat e Amerikës në luftë, pavarësisht se ajo vetë nuk ka qenë kurrë në luftë".
donald trump zgjedhjet presidenciale
Bota
1 Nëntor 2024, 20:26
E. D
fotot ilustruese
GAZA- Dyzet e shtatë palestinezë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, shumica prej tyre fëmij...
Bota
1 Nëntor 2024, 20:06
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Përfaqësues të institucioneve dhe organizatave që merren me të drejtat e grave në Kosovë, t...
Bota
1 Nëntor 2024, 19:14
E. D
pamje nga vendngjarja
SERBI- Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin ku një tendë e stacionit hekurudhor në Novi Sad te ...
Bota
1 Nëntor 2024, 18:55
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Ndërsa në disa shtete amerikane vazhdon votimi i hershëm për zgjedhjet e ngushta presidenciale, zyrtarët lo...
Bota
1 Nëntor 2024, 18:26
E. D
pamje nga vendngjarja
SEBI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Novi Sad te Serbisë, ku një tendë e stacionit hekurudhor t...
Bota
1 Nëntor 2024, 18:08
E. D
foto ilustruese
FRANË- Të shtëna dhe përleshje masive ka ndodhur mes bandave në Francë, ku si pasojë mbetën të...
Bota
1 Nëntor 2024, 17:43
E. D
pamje nga permbytjet
SPANJË- Pamje të reja janë publikuar që tregojnë shpejtësinë e pabesueshme të përmby...
Bota
1 Nëntor 2024, 17:30
r.ll
yjet e famshem
SHBA- A mund të ketë ndikim te votuesit në SHBA, mbështetja e personave të famshëm për demokraten Kamala ...
Bota
1 Nëntor 2024, 17:28
E. D
Elon Musk
SHBA- Një gjyqtar në Pensilvani refuzoi të bllokojë menjëherë dhënien e 1 milion dollarëve nga Elon Musk ...
Bota
1 Nëntor 2024, 17:11
E. D
foto ilustruese
ATHINË- Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë zjarri në Greqi, ku mbeti i vrarë nj&eu...