LIVE UPDATES
Bota

Tuneli në gjykatën malazeze, të dyshuar 4 shtetas serb

Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Filip Axhiçi shtoi se në krim morën pjesë së paku pesë persona të tjerë, të cilët ofruan ndihmë logjistike, apo mbështetje tjetër.

22 Shtator 2023, 15:50 Nga f.i
Tuneli në gjykatën malazeze, të dyshuar 4 shtetas serb
të dyshuarit

MALI I ZI- Tuneli nëntokësor rreth 30 metra i gjatë deri te depoja e Gjykatës së Lartë në Podgoricë është hapur kryesisht nga shtetas të Serbisë, të cilët janë identifikuar, tha ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Filip Axhiç. Axhiç tha në një konferencën për shtyp më 22 shtator se në krim morën pjesë, Veljko Markoviç (32 vjç), Milan Markoviç (53 vjeç), Dejan Jovanoviç (30 vjeç) dhe Vladimir Eriç (32 vjeç), që të gjithë nga Serbia.

Ata ishin ndihmuar edhe prej njerëzve nga Mali i Zi, sipas tij. Ai madje i shfaqi edhe fotografitë e tyre për gazetarë gjatë konferencës. Tuneli nëntokësor, 30 metra i gjatë, nga bodrumi i një banesë në qendër të Podgoricës deri në depon e Gjykatës së Lartë, u zbulua më 11 shtator. Policia nuk ka gjetur askënd në banesën që ndodhet në rrugën “Njegosheva” në qendër të Podgoricës dhe siç është konstatuar, banesa u është dhënë me qira personave që kanë përdorur dokumente të falsifikuara.

Në depon e Gjykatës së Lartë, përveç dosjeve gjyqësore, mes së cilave ka prova për vepra të ndryshme penale, ka edhe rreth nëntë tonë e gjysmë lëndë narkotike të konfiskuara, nga të cilat rreth dy tonë janë kokainë dhe rreth shtatë tonë marihuanë.

Axhiç tha se është paraqitur padi edhe ndaj dy personave të paidentifikuar. Të gjithë ata, ikën nga Mali i Zi në grupe të vogla më 11 shtator pasi e kreu krimin, ditën kur u zbulua se depoja ishte plaçkitur, prandaj edhe nuk kanë mundur të arrestoheshin.

“Ka një lidhje mes kësaj organizate dhe një personi nga Gjykata e Lartë dhe me persona që aktualisht janë në Administratën për Ekzekutimin e Sanksioneve dhe që janë të lidhur me një nga organizatat kriminale në vend”, tha Axhiç.

Shumica e të identifikuarve kanë të kaluar kriminale dhe janë në regjistrat e krimeve të vendeve të tjera, tha Axhiç, duke shtuar se autoritetet e kanë një pistë tashmë e cila i çon ata te autorët. Duke qenë se ata nuk janë nga Mali i Zi, tha ai, është e rëndësishme që ata të arrestohen në bashkëpunim me shërbimet shtetërore nga rajoni.

Ai shtoi se në krim morën pjesë së paku pesë persona të tjerë, të cilët ofruan ndihmë logjistike, apo mbështetje tjetër. Axhiç e shfaqi edhe një fotografi të një gruaje e cila është e lidhur me atë rast, duke thënë se ajo është shtetase e Malit të Zi dhe se nuk dihet nëse ajo është larguar nga vendi. Ai tha se autoritetet kanë një pistë që i çon te autorët dhe se nga veprimet e mëtejshme duhet të përcaktohet nëse personi i Gjykatës së Lartë mori pjesë në një organizatë kriminale, apo nëse vetëm ka lidhje me të.

“Duke qenë se tashmë kemi një lidhje të caktuar mes personave të Gjykatës së Lartë, organizatës kriminale që ka gërmuar dhe atyre që qëndrojnë në UIKS, jemi një hap më afër zbulimit të motivit të vërtetë të gërmimit të tunelit dhe hyrjes në depo”, shtoi Axhiç.

Ai tha se nuk do t’i kërkojë kryetarit të Gjykatës së Lartë, Boris Saviq, të japë dorëheqje.

“Kam informacion se Saviqi ka përdorur çelësat e depos dhe se është dashur të njihet me të gjithë ata që kanë qëndruar në depo. Hetimi shtesë do të tregojë nëse ai ka ndonjë lidhje. Nuk kemi asnjë informacion se Saviqi është i lidhur me këto aktivitete kriminale”, theksoi ai.

Marrë nga REL

tuneli ne gjykate gjykata malazeze mali i zi

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë