LIVE UPDATES
Bota

Tur në Europë/ Princit saudit të kurorës sërish i shtrohet tapeti i kuq

Princi trashëgimtar i kurorës në Arabinsë Saudite, Mohammed bin Salman, përgatitet me delegacionin e madh që e shoqëron në rezidencën e tij private pranë Parisit, në Chateau Louis XIV në Louveciennes, për ta përmbyllur turin e vizitave të tij në Europë. Në mbrëmje (28.07) Mohammed bin Salman u takua me presidentin francez Emmanuel Macron.

29 Korrik 2022, 08:19 Nga A.B

Tur në Europë/ Princit saudit të kurorës sërish i

Mohammed bin Salman, de facto sundimtar në Arabinë Saudite, sërish është një mysafir dhe investitor i mirëpritur në BE. Nga vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi kanë kaluar tashmë katër vjet.

Princi trashëgimtar i kurorës në Arabinsë Saudite, Mohammed bin Salman, përgatitet me delegacionin e madh që e shoqëron në rezidencën e tij private pranë Parisit, në Chateau Louis XIV në Louveciennes, për ta përmbyllur turin e vizitave të tij në Europë. Në mbrëmje (28.07) Mohammed bin Salman u takua me presidentin francez Emmanuel Macron.

Rezidenca e këtij të fundit në pallatin Elysee në Paris, kundrejt kështjellës së sauditit duket si një shtëpi modeste. Princi saudit banon në Francë në imobiljen private më të shtrenjtë në botë, të cilën ai e ka blerë para shtatë vjetësh për 275 milion euro përmes një rrjeti të segmentuar firmash.

Politika reale qendron mbi rezervat morale

Eshtë ky udhëtimi i parë në Bashkimin Europian, i princit të kurorës që nga tetori 2018. Asokohe në konsullatën saudite në Stamboll u vra brutalisht gazetari kritik arabo-saudit Jamal Khashoggi. Shërbimet sekrete amerikane dhe një raport i OKB-së të lenë të kuptosh, se vrasja në Turqi është bërë me miratimin e Mohammed bin Salman. Që nga ajo kohë në shumë vende perëndimore ai konsiderohej si një i përjashtuar politikisht. Kontakti me të shmangej – deri vitin e kaluar, kur u bë e qartë, që furnizimet ruse me naftë dhe me gaz nuk janë më të sigurta dhe duhej t‘u kushtohej më shumë rëndësi shteteve të pasura me energji në Lindjen e Mesme.

Bashkimi Europian për këtë arsësye tani nuk e ka më problem që të mbajë kontakte me monarkun absolut të Arabisë Saudite dhe sundimtarin de facto të saj. “Vizitat e përfaqësuesve të shteteve të treta në BE janë pjesë e natyrshme e marrëdhënieve tona, që verifikohen dhe zgjerohen”, u shpreh të enjten (28.07) Peter Stano, zëdhënësi i Shërbimit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve. “BE-ja është e interesuar, t’i forocojë raportet e saj me Arabnië Saudite në një sërë fushash, e në radhë të parë sa i përket energjisë dhe kthesës së gjelbër energjetike”, tha Stano më tej. Duke shtuar, se kjo vlen për të gjitha shtetet e Gjirit Persik. „Kjo është me avantazh për të dyja palët.”

Nga ana tjetër Komisioni i BE-së dhe Shërbimi i tij për Marrëdhëniet me Jashtë insistojnë, që të zbardhet vrasja e gazetarit Khashoggi. “Ne presim një hetim të plotë, sqarimin dhe përgjegjësinë për këtë rast. Kjo çështje shtrohet rregullisht”, thotë zëdhënësi i Shërbimit për Marrëdhëniet me Jashtë, Peter Stano. Me Arabinë Saudite është nisur një „dialog për të drejtat e njeriut”.

Kritikë nga Amnesty International

Në Arabinë Saudite, ku bin Salman sipas “Amnesty International” nuk lejon asnjë kritikë apo mendim ndryshe, janë nëpër burgje të paktën një duzinë gezatrësh. Bloggeri i njohur Raif Badavi pas burgimit disa vjeçar më në fund u lirua, por atë nuk e lejojnë të largohet nga vendi.

Një mik(pritës) mjaft i preferuar

Turi në Europë i pasuesit saudit të fronit nuk është fillimi, por më shumë është përfundimi i „riintegrimit” në diplomacinë ndërkombëtare. Gjatë këtij muaji presidenti i SHBA-së Joe Biden vizitoi shtëpinë mbretërore saudite, sepse Bidenit i duhet Arabia Saudite si kundërpeshë strategjike ndaj Iranit në rajon. Përveç kësaj Arabia Saudite duhet të rrisë volumin e nxjerrjes së naftës, për të ulur çmimet në tregun botëror. Ushtria saudite është kliente e rëndësishme e industrisë së armëve në SHBA dhe në Europë. Franca nuk është një stacion i rastësishëm i vizitës. Sauditët janë klientë të mëdhenj të farkëtarëve francezë të armëve si dhe blejnë centrale bërthamore franceze. Gati 4000 firma franceze janë aktive në shtetin e Gjirit. Presidenti francez Emmanuel Macron ishte i ftuar në dhjetor 2021 në Riad, po ashtu sikurse edhe kryeministri britanik Boris Johnson.

I ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme Josep Borrell e ka takuar disa herë homologun e tij saudit. Më 2020 ministri i Jashtëm gjerman asokohe Heiko Maas është takuar me ministrin e Jashtëm saudit Faisal bin Farhan al-Saud. Mohammed bin Salman në qershor mundi të vizitojë presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i cili më 2018 premtoi, se do t’i gjente vrasësit në Stamboll. Në nivel ndërkombëtar Mohammed bin Salman në mënyrë krejt të vetëkuptueshme merr pjesë në takimet e grupit G20.

Ndoshta ai do të vizitojë edhe shtete të tjera në Europë dhe tani do të banojë gjithnjë e më shpesh në rezidencën e tij të dytë deri dje pak të shfrytëzuar, Chateau Louis XIV, e madje mund të shijojë edhe ditë pushimesh në Francë. Disa prej bashkëatdhetarëve të tij super të pasur e kalojnë verën në bregun e kaltër francez, Cote d’Azur./ Marrë nga DW

princi i kurores

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet