24 Shtator 2023, 19:07
Nga r.ll
Xhelal Sveçla
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla nënjë deklaratë për mediat është shprehur se një tjetër zyrtar i policisë është lënduar gjatë operacionit.
Ai zbuloi se gjatë ndërhyrjes është zbuluar një sasi e jashtëzakonshme armatimi të rëndë, uniforma, logjistikë, ushqime, pajisje për barrikada, teksa shtoi se këto ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë.
Sveçla gjithashtu konfirmoi se janë gjithsej 6 të arrestuar, 2 prej tyre të plagosur dhe janë 3 sulmues të vrarë dhe shtoi se forcat policore janë në çdo cep të manastirit.
“Grupe të armatosura sulmuan patrullën tonë dhe vranë rreshterin Afrim Bunjaku. Po ashtu kishim edhe një zyrtar të plagosur dhe një të lënduar. Shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve të viktimës. Pas kësaj përgjigja e zyrtarëve të policisë ishte e menjëhershme dhe profesionale, ku për një kohë të shkurtër vendosën territorin nën kontroll. Kishim edhe një tjetër zyrtar lehtë të lënduar, por të tjerët falë profesionalizmit ia dolën pa lëndime e pa viktima të tjera të kryejnë operacionin. Me këtë rast kemi 6 të arrestuar, 2 nga ata të plagosur, me uniformë ushtarake. kemi të paktën 3 sulmues të vrarë. Policia e Kosovës zbuloi një sasi të jashtëzakonshme armatimi të rëndë, eksploziv, uniforma, logjistikë, ushqime, pajisje për barrikada. Mund të themi, se ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë. Përgatitjet ishin që në mënyrë masive të sulmonin policinë e Kosovës, institucionet në Kosovës dhe të cenojnë sovranitetin e vendit. Ata dështuan falë sakrificës dhe profesionalizmit të Kosovës. Ata i bënë sot nder jo vetëm kujtimit të Afrim Bunjakut por gjithë Kosovës. Ky është grup terrorist.”, u shpreh ai.
ÇFARË NDODHI SOT NË VERI TË KOSOVËS?
Një pjesëtar i policisë së Kosovës është vrarë dhe 2 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë në Zveçan. Policia e Kosovës ka bërë me dije se njëri prej sulmuesve në veri, përkatësisht në zonën e fshatit Banjskë, është vrarë në shkëmbimet me armë zjarri me eketivët e policisë së Kosovës në Manastir. Kryeministri Kurti bëri me dije se në Manasitur janë ngujuar 30 serbët e armatosur dhe shkëmbejnë zjarr me efektivët e policisë së Kosovës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:34 të mëngjesit të 24 shtatorit 2023 kur në hyrje të fshatit Banjskë, në urë janë vendosur dy mjete të rënda kamionë pa targa, duke e bllokuar lëvizjen. Autoritetet e Kosovës fajësojnë Serbinë për vrasjen e efektivit dhe situatën e krijuar. Tensionet ende vijojnë.
tensionet në veri të kosovës
Bota
24 Shtator 2023, 18:49
foto nga spitali
KOSOVË- I lidhur nga duart dhe i rrethuar me forca të shumta police është nxjerrë nga spitali njëri nga sulm...
Bota
24 Shtator 2023, 18:39
A.B
Polici
KOSOVË- Një polic i vrarë, Afrim Bunjaku, dhe 3 pjesëtarë të njësitit të policisë së Kosov&eu...
Bota
24 Shtator 2023, 18:23
r.ll
pamje nga stacioni policor
KOSOVË- Policia e Kosovës ka sjellë në stacionin policor të Prishtinës njërin nga agresor&eum...
Bota
24 Shtator 2023, 18:17
A.B
Makina e polocose
KOSOVË- Një person i plagosur është transportuar nga policia e Kosovës pas përplasjeve në veri t&...
Bota
24 Shtator 2023, 18:04
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Mëngjesin e sotëm policia e Kosovës është sulmuar nga rreth 30 agresorë të armatosur të...
Bota
24 Shtator 2023, 18:00
A.B
Manastiri
KOSOVË- Mediat në Kosovë bëjnë të ditur se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës e ka marr...
Bota
24 Shtator 2023, 17:56
A.B
Michael Roth
GJERMANI-Deputeti gjerman, Michael Roth dhe kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në parlamentin gjerman, ka dënu...
Bota
24 Shtator 2023, 17:39
r.ll
foto ilustruese
KROACI- Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë kanë reaguar pas vrasjes së efektivit në veri të Kosov&...
Bota
24 Shtator 2023, 17:33
A.B
Ushtare
TIRANË- Vazhdon të jetë situatë e tensionuar në Banjskë të Zveçanit pasi agresorët po qëndrojn&...
Bota
24 Shtator 2023, 17:18
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Gjatë sulmeve dhe tensioneve në veri, policia e Kosovës ka vrarë 3 nga agresorët. Një prej tyre ...