LIVE UPDATES
Bota

Uashingtoni ndjek nga afër situatën pas grushtit të shtetit në Niger, Biden: Shteti po përballet me një sfidë të madhe

Këto imazhe po bëhen fatkeqësisht të zakonshme në vendet e Afrikës Perëndimore: grupe ushtarakësh të pakënaqur me sigurinë e dobët dhe qeverisjen e keqe, burgosin presidentin, vënë në kontroll transmetimet dhe marrin drejtimin e vendit. E njëjta gjë ndodhi në Mali në vitin 2021, më pas në Guinea, në vitin 2022 në Burkina Faso dhe muajin e kaluar në Niger.

3 Gusht 2023, 18:27 Nga I.A
Uashingtoni ndjek nga afër situatën pas grushtit të shtetit
Ushtria

SHBA- Presidenti Joe Biden bëri thirrje të enjten për lirimin e menjëhershëm të presidentit të Nigerit Mohamed Bazoum, i cili u rrëzua javën e kaluar nga një grusht shteti ushtarak. Presidenti Biden tha në një deklaratë se Nigeri "po përballet me një sfidë të rëndë për demokracinë e tij". Ai tha se populli i Nigerit e shprehu vullnetin përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme - dhe kjo duhet të respektohet. Shtëpia e Bardhë thotë se po vëzhgon nga afër zhvillimet, ndërsa ambasada amerikane po përgatitet të evakuojë punonjësit nga ky vend i Afrikës Perëndimore. Analistët thonë se Moska dhe Pekini po ndjekin me vëmendje zhvillimet në kryeqytetin Niamey, duke kërkuar hapësira për të zgjeruar ndikimin e tyre në këtë vend.

Këto imazhe po bëhen fatkeqësisht të zakonshme në vendet e Afrikës Perëndimore: grupe ushtarakësh të pakënaqur me sigurinë e dobët dhe qeverisjen e keqe, burgosin presidentin, vënë në kontroll transmetimet dhe marrin drejtimin e vendit. E njëjta gjë ndodhi në Mali në vitin 2021, më pas në Guinea, në vitin 2022 në Burkina Faso dhe muajin e kaluar në Niger.

“Sot më 26 korrik 2023, ne forcat e mbrojtjes dhe sigurisë, të riorganizuara si Këshilli Kombëtar për Mbrojtjen e Vendit, CNSP, kemi vendosur t'i japim fund regjimit që ju e njihni", tha në transmetimet televizive zëdhënësi i grushtit të shtetit, koloneli Amadou Abdramane.

Por ky grusht shteti në Afrikën Perëndimore është ndryshe, ndërsa Uashingtoni po ndjek me vëmendje nëse diplomacia përmes forcës, do ta kthejë në pushtet presidentin e rrëzuar, për të cilin Departamenti i Shtetit ka shprehur mbështetje të palëkundur.

Kjo për shkak se Nigeri është një partner i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara në luftën kundër ekstremizmit islamik në Sahel, me një bazë strategjike dronësh dhe qindra trupa në atë vend.

Zëri i Amerikës bisedoi këtë javë me ambasadorin e Nigerit në Shtetet e Bashkuara Mamadou Kiari Liman-Tinguiri.

“Rreth dy javë më parë, një ekip ushtarakësh ishte këtu për takime me zyrtarët e Shteteve të Bashkuara. Ne shkuam në Pentagon dhe Departamentin e Shtetit. Ditë më vonë situata në Niger u përkeqësua. Çfarë do të thotë kjo? Nuk ka kuptim”.

Analistët vënë në dukje se ky rajon i brishtë dhe i pasur me burime është gjithashtu epiqendër e ndikimeve të fuqive të tjera të mëdha, ndërsa grupi mercenar rus Wagner po zgjeron territoret në vendet fqinje.

Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Sean McFate, profesor në Universitetin e Sirakuzës dhe në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare.

“Në Afrikë ka patur një luftë të tërthortë të vazhdueshme gjatë pesë viteve të fundit. Kjo është një betejë e re për Afrikën. Forcat e jashtme janë Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina. Rusia kërkon të dalë fitimtare duke përdorur grupin Wagner. Kina po përdor luftën ekonomike të quajtur nisma Një Brez Një Rrugë”.

Departamenti i Shtetit thotë se nuk ka parë prova për përfshirjen e mercenarëve rusë, por ka të ngjarë që ata të përpiqen të përfitojnë nga paqëndrueshmëria.

“Nuk do të habitesha nëse Wagner-i do të përpiqej ta shfrytëzonte këtë situatë në favor të tij, pasi ata janë përpjekur të shfrytëzojnë situata të tjera në Afrikë në avantazhin e tyre. Kur them në avantazhin e tyre, kam parasysh përfitimet financiare, si dhe përpjekjen e tyre për të zgjeruar ndikimin në kontinent”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller

Profesori Sean McFate thotë se dyshon që puçistët në Niamey do të thyhen nga presioni i Uashingtonit ose Perëndimit.

“Shumë afrikanë nuk i shohin Shtetet e Bashkuara si partner të përkushtuar. Ndikimi i Uashingtonit është i kufizuar dhe po sfidohet nga Rusia dhe Kina”.

Vendet perëndimore, përfshirë SHBA-në, i ndaluan menjëherë ndihmat për vendin pa dalje në det. Organizata rajonale ECOWAS ( Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore) u ka dhënë krerëve të grushtit të shtetit një afat deri të dielën për të rikthyer në pushtet presidentin dhe ka kërcënuar për përdorim force në të kundërtën.

Marrë nga VOA

mohamed bazoum nigeri joe biden

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës