LIVE UPDATES
Bota

Ukraina beson se do të përparojë më shpejt në frontin jugor

Komandanti i Batalionit ukrainas “Skala”, i cili përdor si pseudonim emrin e grupit ushtarak që udhëheqë, sqaron se nga i tërë Robotyni, kanë ngelur vetëm dy shtëpi që ende janë në zonën e kontrolluar nga forcat ruse.

26 Gusht 2023, 16:24 Nga f.i
Ukraina beson se do të përparojë më shpejt në frontin
foto ilustruese

UKRAINË- Shefi i Shefave të Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Amerikane, Gjenerali Mark Milley tha gjatë kësaj jave se është ende herët për të vlerësuar suksesin e kundërofensivës ukrainase, megjithatë si shtoi se ajo ka arritur disa suksese me rëndësi së fundmi. Komentet e gjeneralit amerikan vijnë ndërsa forcat ukrainase besojnë se kanë thyer vijën më të fortë të mbrojtjes ruse në frontin jugor dhe tashmë do të jenë në gjendje të përparojnë më shpejt. Kievi nisi një kundërofensivë në qershor, por linjat mbrojtëse ruse të përgatitura mirë dhe fushat e minuara prej tyre kanë ngadalësuar përparimin e forcave ukrainase drejt Detit Azov në jug.

Forcat ukrainase thanë gjatë kësaj jave se kanë ngritur flamurin kombëtar në vendbanimin Robotyne në rajonin jugor të Zaporizhzhias. Robotyne është rreth 100 km nga Berdiansku, një port në brigjet e detit Azov dhe 85 km nga qyteti strategjik i Melitopolit. Të dyja janë nën kontrollin e forcave ruse prej fillimit të agresionit rus në shkurt të vitit të kaluar.

Komandanti i Batalionit ukrainas “Skala”, i cili përdor si pseudonim emrin e grupit ushtarak që udhëheqë, sqaron se nga i tërë Robotyni, kanë ngelur vetëm dy shtëpi që ende janë në zonën e kontrolluar nga forcat ruse.

“Ne po luftojmë për ato dy shtëpi. Pastaj do të ketë kontroll të plotë edhe në pjesën jugore të Robotynes”, thotë komandanti ukrainas ‘Skala”.

Shefi i Shefave të Shtabit të Bashkuar i Ushtrisë Amerikane, Gjeneral Mark Milley gjithashtu thotë se forcat ukrainase kanë arritur sukses së fundmi në vijën e frontit në jug të vendit. Por, gjatë një interviste me televizionin jordanez ‘Almamlaka’ gjatë kësaj jave, Gjenerali Milley sqaron se ashtu siç kanë parashikuar, kundërofensiva ukrainase do të marrë kohë të gjatë dhe fatkeqësisht do të jetë me pasoja të rënda edhe për forcat ukrainase.

“Është një ofensivë që po vazhdon për rreth tetë javë. Është shumë e përgjakshme, e ngadaltë, me humbje të mëdha. Planet për të dëbuar dy ose treqind mijë trupa ruse do të jetë shumë e vështirë dhe sfiduese”, thotë Gjenerali Milley.

Ukraina nisi një kundërofensivë në qershor, por linjat mbrojtëse ruse të përgatitura mirë dhe fushat e minuara prej tyre kanë ngadalësuar përparimin e forcave ukrainase drejt Detit Azov në jug.

“Qëllimi ynë është të arrijmë deri në Detin Azov. Unë nuk dua që ushtarët e mi të mendojnë se tashmë është koha për të pushuar. Ata e dinë se ne po vazhdojmë për të çliruar të gjitha territoret tona”, thotë komandanti ukrainas i cili përdor pseudonimin “Skala”, emri i njejtë me batalionin ushtarak që udhëheqë.

“Ukrainasve u ka mbetur një sasi e konsiderueshme e fuqisë luftarake. Unë mendoj se është sinqerisht shumë herët për të thënë nëse ofensiva ishte e sukseshme apo e dështuar. Është e qartë se ka pasur sukses të pjesshëm deri më sot. Shpejtësia me të cilën ofensiva po vazhdon është më e ngadaltë nga sa kishin menduar planifikuesit”, thotë Gjenerali amerikan, Mark Milley.

Gjenerali me katër yje i ushtrisë amerikane sqaroi gjithashtu se forcat ukrainase po stërviten intensivisht në pjesë të ndryshme të Evropës dhe në një të ardhme jo shumë të largët pritet të marrin edhe avionët e parë luftarak F-16, prodhim i Shteteve të Bashkuara.

Avionët e parë F-16, sipas presidentit ukrainas, Volodomyr Zelenskiy Kievi pritet t’i marrë nga të paktën dy vendeve evropiane.

Marrë nga VOA

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen