Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sulmet kanë ndodhur teksa forcat ruse kanë nisur një valë masive të sulmeve me dronë nëpër Ukrainë, duke goditur infrastrukturën e energjisë dhe zonat e banimit në disa rajone, kanë bërë të ditur zyrtarët ukrainas.
Një mori dronësh rusë e kanë goditur qytetin port rus Temrijuk në rajonin Krasnodar në mesnatë duke ua vënë flakën rezervuarve të mëdhenj të naftës dhe duke dëmtuar objekte industriale, sipas autoriteteve rajonale dhe raportimeve të mediave ruse më 25 dhjetor.
Sulmet kanë ndodhur teksa forcat ruse kanë nisur një valë masive të sulmeve me dronë nëpër Ukrainë, duke goditur infrastrukturën e energjisë dhe zonat e banimit në disa rajone, kanë bërë të ditur zyrtarët ukrainas.
Sipas selisë për operacione rajonale të Krasnodarit, dy rezervuarë të naftës kanë marrë flakë pas sulmit në qytetin port në Detin Azov në jug të Rusisë.
Flakët janë përhapur në rreth 2.000 metra katrorë, ndërsa në raportimet preliminare nuk janë përmendur viktima. Në pamjet e publikuara nga disa media janë parë flakë duke dalë prej një rafinerie nafte në afërsi.
Duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters, një zyrtar i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, ia ka atribuuar zjarrin një sulmi ukrainas me dronë, ndonëse Kievi nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Zyrtarët kanë raportuar për sulme edhe në qendra të prodhimit dhe pajisje bujqësore në disa fshatra të afërta.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar më 25 dhjetor se i ka rrëzuar mes 141 deri në 170 dronë përgjatë natës, përfshirë shtatë në rajonin e Krasnodarit, ndërsa tjerët në rajonet e Moskës dhe Brajanskut.
Forcat ukrainase kanë kryer në muajt e fundit disa operacione me dronë duke shënjestruar infrastrukturën e energjisë dhe transportit në Rusi.
Për dëme është raportuar edhe nga sulmet ruse në Ukrainë. Në rajonin e Odesës është raportuar se një dron rus e ka vrarë një person dhe i ka plagosur dy të ejrë. Ndërsa në Harkiv, sulmi rus e ka vrarë një 51-vjeçar, sipas disa shërbimeve ukrainase.
“Rusia nuk i ka ndalur bombardimet brutale të civilëve në Ukrainë edhe në natën e shenjtë të Krishtlindjes”, ka thënë ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha më 25 dhjetor.
“Rusia me qëllim po shkatërron infrastrukturën e energjisë dhe atë civile, duke i lënë njerëzit pa rrymë, ujë dhe ngrohje në temperatura të ulëta”, ka shtuar ai.
Forca ajrore e Ukrainës ka raportuar për 131 sulme me dronë, ndërsa 106 besohet të jenë rrëzuar nga forcat mbrojtëse.
Ukrainasit pa rrymë dhe ujë për dush si pasojë e sulmeve ruse në infrastrukturën energjetike
nga Radio Evropa e Lirë
Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL
Foto ilustruese POLONI- Aeroplanët luftarakë polakë interceptuan një avion zbulues rus që fluturonte pranë hap...
Papa Leo Mesazhi i Papës nga Bazilika e Shën Pjetrit për Krishtlindje "Si mund të mos i kujtojmë tendat në Gaza, të cil...
Foto ilustruse RUSI- Pranimi alarmues se “rreziku i luftës së Evropës me Rusinë nuk është teorik&nb...
Papa Leoni XIV përgjatë meshës së Krishtlindjes në Vatikan. Një anëtar i klerit mban një statujë të foshn...
Foto ilustruese SHBA- New York Times përpiqet të hartëzojë reagimin e Rusisë ndaj planit të ri prej 20 pi...
Pamjet nga kamerat e sigurisë TEKSAS- Dy grabitës grabitën një dyqan 7-Eleven në Teksasin e Veriut në pra...
Foto ilustruese TURQI- Autoritetet në Turqinë fqinje kanë arrestuar 115 persona të dyshuar si anëtarë të Shtet...
Foto ilustruese SHBA- Një seri tremujore pa fitues mori fund në prag të Krishtlindjeve kur një lojtar në Arka...
Volodymyr Zelensky UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i drejtoi një mesazh kombit në prag të Krishtlin...
Foto ilustruese Një vit plot me trazira, konflikte dhe zhvillime me gjurmë globale pasqyrohet në raportin e Agjencisë Francez...