LIVE UPDATES
Bota

Ukraina drejt BE-së? Mediat: Plani i paqes i SHBA-së parashikon anëtarësimin e Ukrainës në 2027

Por, një anëtarësim i shpejtë i Ukrainës në bllokun evropian mund të shqetësojë disa vende të BE-së. Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, beson se do të mund të tejkalohet kundërshtimi i Hungarisë, që është kundërshtari kryesor i anëtarësimit të Ukrainës në BE.

12 Dhjetor 2025, 20:24 Nga E. D
Ukraina drejt BE-së? Mediat: Plani i paqes i SHBA-së parashikon
foto ilustruese

UKRAINË- Mediat ndërkombëtare, Financial Times dhe AFP, duke u thirrur në burime, raportuan se plani i paqes i propozuar nga Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, parasheh që Kievi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian më 1 janar 2027. Sipas Financial Times, propozimi po negociohet nga zyrtarë amerikanë dhe ukrainas me mbështetjen e Brukselit.

Por, një anëtarësim i shpejtë i Ukrainës në bllokun evropian mund të shqetësojë disa vende të BE-së. Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, beson se do të mund të tejkalohet kundërshtimi i Hungarisë, që është kundërshtari kryesor i anëtarësimit të Ukrainës në BE.

Çfarë thonë në BE për këtë mundësi?

Një zyrtar i BE-së i tha Radios Evropa e Lirë se në takimin e Koalicionit të Vullnetit është përmendur anëtarësimi i Ukrainës si garanci e rëndësishme e sigurisë, por kjo çështje nuk ishte tema kryesore e takimit të djeshëm dhe viti 2027 nuk u përmend.

Një tjetër diplomat evropian, që foli në kushte anonimiteti, i tha REL-it se nuk kam parë një dokument zyrtar që përmend 1 janarin e vitit 2027. Procesi [i anëtarësimit në BE] është proces i bazuar në merita dhe do të vazhdojë të jetë i tillë.

Një tjetër diplomat, duke folur për REL-in tha se çështja nëse anëtarësimi i Ukrainës në BE, si garanci e sigurisë, është e pashmangshme. Me fjalë të tjera, është pjesë e paketës së sigurisë për Ukrainën. Megjithatë, ai tha se nuk e di nëse Kievi mund t’i bashkohet bllokut deri më 2027.

“Negociatat do të duhej të përmbylleshin në vitet 2025-2026, dhe edhe atëherë, një vit për tërë procesin është jashtëzakonisht ambicioz”, tha ky diplomat.

Sipas këtij diplomati, procesi i anëtarësimit përfshin hapjen dhe mbylljen e 35 kapitujve.

“Edhe shtete që kanë ecur me shpejtësi të madhe [në procesin e anëtarësimit] ose që ishin të përgatitura edhe para aplikimit, sikurse Islanda, iu desh një kohë e konsiderueshme. Ka hapa në proces që thjesht nuk mund të shkurtohen”, tha ky zyrtar.

Çfarë thonë në Ukrainë?

Oleksandr Merezhko, anëtar i partisë Shërbëtorët e Popullit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, njëherësh kryetar i Komitetit parlamentar për politikë të jashtme dhe bashkëpunim ndërparlamentar, tha se një skenar i tillë do të ishte i arritshëm nëse Ukraina arrin të kryejnë të gjitha detyrat e shtëpisë.

“Ky është një synim ambicioz, por unë besoj se ne duhet t’ia vendosim vetes këtë qëllim dhe të bëjmë gjithçka që kërkohet për ta arritur këtë qëllim”, tha Merezho për Shërbimin ukrainas të REL-it.

Sipas tij, anëtarësimi i Ukrainës në BE para së gjithash është çështje e sigurisë dhe sa më shpejt që Kievi i bashkohet bllokut, gjasat janë më të mëdha që të ketë një paqe të qëndrueshme.

Megjithatë, kryetarja e komitetit të Ukrainës për integrim në BE, njëherësh deputete nga Partia për Solidaritet Evropian, Ivanna Klympush-Tsintsadze, e cilësoi mundësinë e anëtarësimit të shpejtë të vendit si absolutisht jorealist.

“SHBA-ja nuk mund të vë një detyrë të tillë për BE-në dhe nuk besoj që BE-ja do të pajtohej me një gjë të tillë”, tha ajo.

Sipas saj, Ukraina duhet të hyjë në BE si një shtet i aftë, në të kundërtën do të përballet me probleme. Klympush-Tsintsadze po ashtu theksoi se ritmi i reformave në Ukrainë më 2025 “u ngadalësua shumë” krahasuar me vitet paraprake.

“Jam e bindur se 2027-shi, fatkeqësisht nuk do të ndodhë”, tha ajo për Radion Evropa e Lirë.

Në qershor të vitit 2022, Ukraina mori statusin e vendit kandidat, disa muaj pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të shtetit fqinj. Ky shtet, së bashku me Moldavinë, dorëzuan aplikimet e tyre për anëtarësim, pak para se të niste lufta në Ukrainë./REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës