Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Maria, një oficere e Forcave të Armatosura të Ukrainës, provon për herë të parë një uniformë të re ushtarake për gratë.
UKRAINË- Dyzet e dy mijë gra shërbejnë në ushtrinë ukrainase dhe siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Lesia Bakalets nga Kievi, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka miratuar së fundmi zyrtarisht një uniformë të re ushtarake për gratë.
Maria, një oficere e Forcave të Armatosura të Ukrainës, provon për herë të parë një uniformë të re ushtarake për gratë.
“Si nuk e kam parë këtë më herët? Kjo është e mrekullueshme”, thotë ajo.
Maria, e cila nuk pranoi ta zbulonte mbiemrin, thotë se këto janë palltoja dhe pantallonat më të rehatshme që ka veshur që nga fillimi i shërbimit ushtarak.
“Më pëlqen modeli. Pantallonat janë pikërisht në belin tim, jo më poshtë, jo më lart. Ato mund të ngushtohen sipas nevojës."
Maria iu bashkua Forcave të Armatosura pas fillimit të sulmit të Rusisë në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Ashtu si gratë e tjera në ushtrinë ukrainase, ajo thotë se ka veshur një uniformë për meshkujt.
“Është si ta marrësh një uniformë nga një vëlla më i madh. Ata na thanë që ta rregullojmë uniformën për t’u përshtatur me trupin. Edhe çizmet ishin të madhësive më të ndryshme, duke filluar nga numri 40, që për mua ishin të mëdha. Prita një kohë të gjatë për të marrë këpucë më të përshtatshme.”
Oficerja Olga Bighar foli me Zërin e Amerikës nga vija e parë e frontit.
"Ne jemi në rajonin e Bakhmutit, duke kryer detyra që lidhen me çlirimin e territorit të pushtuar", tregon ajo. Ushtarja Olga Bighar thotë se pantallonat i rrinin aq keq, saqë shpesh zgjasnin vetëm për një mision.
“Ato mund të përdoreshin vetëm një herë, në një mision ushtarak. Pastaj duhej t’i qepja sërish.”
Tani Olga Bighar dhe Maria janë pajisur me uniforma ushtarake për gratë, falë vullnetarëve nga nisma ukrainase "Arm Women Now".
“Ne mblodhëm modele të uniformave të grave nga ushtritë e tjera në mbarë botën. Ne përdorëm modelin standard të uniformave të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara. Gjithashtu, ne i kemi respektuar standardet e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës për uniformat e meshkujve”, thotë Iryna Nykorak nga nisma “Arm Women Now”.
Vullnetarët filluan të prodhonin uniforma të grave para rreth një viti. Gratë që shërbejnë në vijën e parë të frontit i marrin uniformat falas, të tjerat paguajnë një tarifë fikse.
Iryna Nykorak thotë se uniformat u testuan për siguri dhe komoditet në qendrat stërvitore.
“Një xhaketë e përshtatshme është thelbësore kur një grua që vesh një jelek antiplumb. Përndryshe, ka shumë shtresa nga pëlhura e tepërt. Në verë, kur temperatura është e lartë, kjo pëlhurë shtesë fërkohet me lëkurën.”
Në gusht, ministria e mbrojtjes e Ukrainës miratoi uniformat verore të grave, të cilat pritet të jenë gati për përdorim në fund të vitit.
“Uniforma është e ngjashme me uniformën tonë të përgjithshme ushtarake. Është projektuar për trupin e grave. Supe më të vogla, gjatësi pak më të shkurtër, mëngë më të ngushta dhe bel që mund të rregullohet”, thotë Tetiana Kucher, specialiste për pajisjet në Ushtrinë e Ukrainës.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës thotë se ka gjithsej 42000 femra në radhët e ushtrisë ukrainase, pesë mijë prej të cilave shërbejnë në zonat e luftimit.
Marrë nga VOA
Papa Françesku dhe presidenti argjentinas VATIKAN- Papa Françesku është takuar ditën e sotme me bashkatdhetarin e ...
Xi Jinping KINË- Organizimi me nxitim i një udhëtimi në Kinë për gjimnazistët e qytetit Muscatine të shtetit Ajova,...
Alexander Stubb FINLANDË- Alexander Stubb i Partisë së Koalicionit Kombëtar të qendrës së djathtë është p...
Philippe Lazzarini GAZA- Agjencia kryesore e Kombeve të Bashkuara që ofron ndihma për palestinezët në Gazë po përballet ...
Foto ilustruese RUSI- Një ukrainas 71-vjeçar vdiq në Rusi në dhjetor në pritje të gjykimit për spiunazh dhe krime t&eu...
Mbreti Abdullah i Jordanisë GAZA- Mbreti Abdullah i Jordanisë mori pjesë në një mision për të hequr ndihmat humanit...
Biden dhe Netanyahu SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden i tha kryeministrit Benjamin Netanyahu të dielën se Izraeli nuk duhet...
Kurti dhe Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në një deklaratë të l&eu...
Foto ilustruese MAL I ZI- Ligjet për media, të harmonizuara me standardet evropiane janë të nevojshme për të ndihmuar në...
Foto Ilustrim SHBA- Shtete e Bashkuara kanë njoftuar sot se kanë kryer sulme të reja kundër rebelëve Huthi në Jemen. Washingt...