LIVE UPDATES
Bota

Ushtria e Nigerit mbështet rrëzimin e Presidentit të vendit

Rrugët e kryeqytetit, Niamei, vazhdojnë të jenë të qeta. Shërbimi në gjuhën frënge i Zërit të Amerikës për Afrikën ka njoftuar se një grup demonstruesish u mblodhën të enjten për të mbështetur juntën e re ushtarake. Disa prej tyre valëvitën flamujt e Nigerit dhe Rusisë.

27 Korrik 2023, 21:52 Nga k.m.
Ushtria e Nigerit mbështet rrëzimin e Presidentit të vendit
Foto ilustruese

Udhëheqësit e ushtrisë së Nigerit deklaruan mbështetjen e tyre për përmbysjen e presidentit Mohamed Bazoum të mërkurën, duke sfiduar thirrjet nga jashtë për të respektuar sundimin e ligjit dhe rendin demokratik të vendit. Vendndodhja e zotit Bazoum mbeti e paqartë të enjten, një ditë pasi një grup ushtarësh nga garda presidenciale e ndaluan atë në pallatin presidencial dhe më vonë njoftuan rrëzimin e tij në televizionin shtetëror. Ushtria, përmes një deklarate të lëshuar në mediat sociale, tha se kishte vendosur të mbështeste grushtin e shtetit për të parandaluar "një konfrontim vdekjeprurës" që mund të çonte në një "gjakderdhje të madhe" në Niger.

Rrugët e kryeqytetit, Niamei, vazhdojnë të jenë të qeta. Shërbimi në gjuhën frënge i Zërit të Amerikës për Afrikën ka njoftuar se një grup demonstruesish u mblodhën të enjten për të mbështetur juntën e re ushtarake. Disa prej tyre valëvitën flamujt e Nigerit dhe Rusisë.

Duke folur me gazetarët në Nju Jork, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u kërkoi udhëheqësve të grushtit të shtetit të kthenin në pushtet Presidentin Bazoum, i cili është zgjedhur në mënyrë demokratike.

“Lironi Presidentin Bazoum menjëherë dhe pa kushte. Mos e pengoni qeverisjen demokratike të vendit dhe respektoni sundimin e ligjit,”- tha ai.

Zoti Guterres shprehu shqetësimin për paqëndrueshmërinë që po godet Afrikën Perëndimore dhe Qendrore. Anëtarët e gardës presidenciale që morën pushtetin sugjeruan se pasiguria në Niger ishte një nga arsye për veprimet e tyre.

"Ne, forcat e mbrojtjes dhe të sigurisë vendosëm t'i japim fund regjimit", tha koloneli Amadou Abdramane. Deklarata e tij përmendi "gjendjen e përkeqësuar të sigurisë dhe qeverisjen e keqe". Kolonel Abdramane tha se të gjitha institucionet e republikës janë pezulluar, kufijtë e vendit janë mbyllur dhe është shpallur një shtetrrethim mbarëkombëtar. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u tha gazetarëve të enjten në Zelandën e Re se ai kishte folur me zotin Bazoum dhe "e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara e mbështesin me vendosmëri atë si presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike të Nigerit".

Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore, ECOWAS, ka dënuar ngjarjet në Niger dhe u ka bërë thirrje udhëheqësve të grushtit të shtetit të lirojnë presidentin "menjëherë dhe pa asnjë kusht". Grushti i shtetit u dënua edhe nga Kryetari i Komisionit të Bashkimit Afrikan, Faki Mahamat dhe Franca, e cila ka rreth 1500 ushtarë në Niger që ndihmojnë qeverinë të luftojë militantët islamikë.

Abdoul Aziz Garba Birimaka, këshilltar special për sigurinë i Presidentit të Nigerit tha për Zërin e Amerikës se pyetja kryesore është se çfarë çoi në tentativën për grusht shtet.

“Në të vërtetë, kjo është pyetja: Çfarë na çoi në këtë ekstrem? Çfarë po ndodh? Pse? Si mund të kishte ndodhur e gjithë kjo pa asnjë dyshim pasi mësuam se dikush që ka për detyrë të mbrojë vendin tani po na kontrollon (kundër vullnetit tonë)”, tha Birimaka.

"Këto janë shumë pyetje që mbeten pa përgjigje për momentin." 

Nigeri është një nga vendet më të paqëndrueshme të rajonit të Afrikës Perëndimore. Ky është grushtshteti i pestë ushtarak që nga shpallja e pavarësisë së vendit nga Franca në vitin 1960. Michael Shurkin, ekspert në Këshillin Atlantik, i tha Zërit të Amerikës se “Presidenti Bazoum ka qenë një nga udhëheqësit më efektivë në rajon. Ai po vepronte sipas standarteve, duke bërë të gjitha gjërat e duhura në drejtim të përpjekjes për t'u marrë me problemet e mëdha të vendit. Ai po punonte në mënyrë efektive me shumë partnerë perëndimorë të Nigerit në fushën e sigurisë, duke përfshirë Francën dhe Shtetet e Bashkuara."

Ai tha: “Grushti i shtetit po largon nga rajoni një zyrtar civil të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe një udhëheqës efektiv. Kjo është gjithashtu një goditje e madhe për Perëndimin, i cili e kishte kthyer vëmdenjen nga Nigeri në përpjekjet e fundit për t'i trajtuar problemet në Sahel, ku situata po përkeqësohej."

Gazetarët e Zërit të Amerikës Karol Van Dam Falk, Margaret Besheer dhe shërbimi në gjuhën frënge i Zërit të Amerikës për Afrikën kontribuan në këtë raportim. Disa informacione u morën nga agjencitë e lajmeve Associated Press dhe Reuters./VOA

nigeri

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër