5 Qershor 2024, 12:20
Nga N.F
Foto ilustruese
GAZA- Ushtria izraelite tha se ka filluar "aktivitet operacional" në dy zona të pjesës qendrore të Gazës, në një zgjerim të mundshëm të ofensivës tokësore një-mujore kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Ushtria tha të mërkurën se forcat e saj po operonin "si mbi ashtu edhe nën tokë" në pjesët lindore të Deir al-Balah dhe Bureij - një kamp i ndërtuar refugjatësh palestinezë që daton nga lufta e vitit 1948.
Ushtria tha se operacioni filloi me sulme ajrore në infrastrukturën militante, pas së cilit trupat filluan një operacion tokësor në të dy zonat. Ofensiva tetë-mujore ka ndërprerë kryesisht fluksin e ushqimit, ilaçeve dhe furnizimeve të tjera për palestinezët që po përballen me urinë e përhapur.
Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë presin që Izraeli dhe Hamasi t'i përgjigjen një propozimi të ri për armëpushim dhe lirimin e pengjeve. Një plan për armëpushim, i shpallur javën e kaluar nga presidenti amerikan, Joe Biden, përfshin, mes tjerash, armëpushimin e plotë, tërheqjen e forcave izraelite nga zonat e populluara në Gazë, dërgimin e ndihmave atje dhe lirimin e pengjeve nga Hamasi.
Një ndihmës i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli e ka pranuar atë, ndonëse, sipas tij, plani ka të meta dhe do ende punë. Hamasi tha se e mirëpret nismën e presidentit Biden, por se kërkon garanci se do t’i jepet fund ofensivës në Gazë, e cila, sipas tij, ka lënë mbi 36.000 njerëz të vrarë. Hamasi e sulmoi Izraelin më 7 tetor të vitit të kaluar, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng rreth 250 të tjerë.
Pas këtij sulmi nisi lufta në Rripin e Gazës - të kontrolluar nga Hamasi. Dhjetëra pengje të marra prej këtij grupi, u liruan gjatë një armëpushimi në nëntor, ndërsa disa të tjera u gjetën - të vdekura ose të gjalla - nga trupat izraelite.
Marrë nga REL
izrael sulm gaza
Bota
5 Qershor 2024, 11:58
M.B
Fotografi në një nga takimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.
KOSOVA- Bashkimi Evropi...
Bota
5 Qershor 2024, 11:32
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Firmat turke të ndërtimit deri më tani kanë përfunduar 30 projekte me vlerë 1.5 miliardë do...
Bota
5 Qershor 2024, 10:46
M.B
Funerali i liderit të opozitës ruse Alexei Navalny.
RUSIA- Policia e Moskës ka ndaluar dy gra të cilat shkuan për të bër...
Bota
5 Qershor 2024, 10:21
M.B
Presidenti i SHBA Joe Biden
FRANCA- Presidenti Joe Biden udhëtoi drejt Francës të mërkurën për të përkujtuar 80-vje...
Bota
5 Qershor 2024, 10:20
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Policia e Kosovës ka arrestuar një serb në Prishtinë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ki...
Bota
5 Qershor 2024, 09:49
N.F
Kartmonedha
BRITANI- Kartëmonedhat me Mbretin Charles III do të shfaqen sot në kuletat britanike, duke zëvendësuar gradu...
Bota
5 Qershor 2024, 09:29
N.F
Burg
KOSOVË- Një marrëveshje që i jep Danimarkës në shfrytëzim një burg në Kosovë për rreth 10 vjet,...
Bota
5 Qershor 2024, 09:29
M.B
Ushtarët dhe policët e ushtrisë sigurojnë një zonë ndërsa mbyllin një rrugë me tela me gjemba, që të &c...
Bota
5 Qershor 2024, 09:21
M.B
Ndërtesa e Departamentit amerikan të Shtetit.
SERBIA- Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) i ka thënë të mërkurën Radi...
Bota
5 Qershor 2024, 08:59
N.F
Ilir Peci
KOSOVË- Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci në një intervistë të zhvilluar së fundmi u shpreh se serbët q&eu...