LIVE UPDATES
Bota

Izraeli qëndron pas sabotimit të udhëtimit? Anija e një grupi aktivistësh mes tyre Greta Thunberg, sulmohet teksa po lundronte për në Gaza

Organizatorët e këtij lundrimi me anije i thanë BBC-së se grupi kishte operuar në fshehtësi të plotë dhe nga media për të parandaluar sabotimin ndërsa përgatiteshin të lundronin drejt Gazës - ku rreth dy milionë palestinezë kanë qenë nën një bllokadë të plotë nga ushtria izraelite për dy muaj.

2 Maj 2025, 16:19 Nga r.ll
Izraeli qëndron pas sabotimit të udhëtimit? Anija e një
anija

MALTË- Aktivistët që po planifikonin të lundronin për në Gaza thonë se anija godit nga dronë në ujërat ndërkombëtare pranë brigjeve të Maltës. Koalicioni i Flotiljes së Lirisë tha se anija “Ndërgjegjja” u sulmua në orën 00:23 sipas kohës lokale të premten dhe lëshoi ​​një sinjal SOS menjëherë pas sulmit. Qeveria malteze tha se të gjithë në bordin e anijes ishin konfirmuar se ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe të sigurt dhe se zjarri i rënë në bordin e anijes ishte vënë nën kontroll gjatë natës.

Koalicioni i Flotiljes së Lirisë tha se kishte planifikuar të lundronte drejt Gazës me disa persona në bord, përfshirë aktivisten e klimës Greta Thunberg dhe të sfidonte rrethimin dhe bllokadën e paligjshme të Izraelit. OJQ-ja bëri thirrje që ambasadorët izraelitë të thirren për të dhënë llogari për "shkeljen e së drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë bllokadën e vazhdueshme dhe bombardimin e anijes sonë civile".

Nga ana tjetër ushtria izraelite tha se po shqyrtonte raportet e sulmit. Organizatorët e këtij lundrimi me anije i thanë BBC-së se grupi kishte operuar në fshehtësi të plotë dhe nga media për të parandaluar sabotimin ndërsa përgatiteshin të lundronin drejt Gazës - ku rreth dy milionë palestinezë kanë qenë nën një bllokadë të plotë nga ushtria izraelite për dy muaj.

Vullnetarja Surya McEwen tha se ai dhe të tjerët kishin humbur kontaktin me anijen pas incidentit, i cili sipas saj shkaktoi zjarr në bord dhe dëmtoi trupin e anijes. Që atëherë atyre u ishte thënë se nuk kishte lëndime të rënda.

"Është një situatë e vështirë për ta, por po rikuperohen", i tha ai BBC-së, duke shtuar se incidenti kishte qenë një "sulm i paprovokuar ndaj një anijeje civile në ujëra ndërkombëtare, që përpiqej të kryente një mision humanitar".

Aktivistja e klimës Greta Thunberg ishte midis atyre që kishin planifikuar të hipnin në anije pasi ajo të nisej për në Gaza të premten. Duke folur me gazetarët në Valeta, ajo tha: "Isha pjesë e grupit që duhej të hipte në atë anije sot për të vazhduar udhëtimin drejt Gazës, që është një nga shumë përpjekjet për të hapur një korridor humanitar dhe për të bërë pjesën tonë për të vazhduar përpjekjet për të thyer rrethimin e paligjshëm të Izraelit në Gaza." Thunberg shtoi se, për aq sa di ajo, anija është ende në vendin e sulmit sepse lëvizja e saj do të lejonte hyrjen e një sasie të madhe uji në të.

"Ajo që është e sigurt është se ne aktivistët e të drejtave të njeriut do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të bërë pjesën tonë, për të kërkuar një Palestinë të lirë dhe për të kërkuar hapjen e një korridori humanitar", tha ajo.

Qeveria malteze tha se 12 anëtarë të ekuipazhit dhe katër aktivistë ishin në bord të anijes, ndërsa OJQ-ja tha se në bord kishin qenë 30 aktivistë. Koalicioni i Flotiljes së Lirisë ngarkoi një video që tregonte një zjarr në anije. Ai tha se sulmi duket se kishte në shënjestër gjeneratorin, i cili e la anijen pa energji dhe në rrezik fundosjeje. Qeveria malteze tha se një rimorkiator u dërgua në vendngjarje për të shuar zjarrin, i cili sipas tyre ishte nën kontroll deri në orën 01:28 sipas kohës lokale. Softueri i gjurmimit detar tregon se anija "Ndërgjegja" u nis nga Tunizia të martën në mbrëmje dhe aktualisht ndodhet rreth 12-14 milje detare larg Maltës, shkruan BBC.

Koalicioni po bën fushatë për t'i dhënë fund bllokadës së Izraelit ndaj Gazës, e cila po përballet gjithashtu me dënime në rritje ndërkombëtare. Muajin e kaluar, ministrat e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë e përshkruan vendimin izraelit për të bllokuar ndihmën si "të patolerueshëm". Kuzhinat e Gazës paralajmërojnë se ushqimi do të mbarojë brenda pak ditësh pas dy muajsh bllokadë izraelite. Dy muaj më parë, Izraeli mbylli të gjitha kalimet për në Gaza - duke parandaluar hyrjen e të gjitha mallrave, përfshirë ushqimin, karburantin dhe ilaçet - dhe më vonë rifilloi ofensivën e tij ushtarake, duke i dhënë fund një armëpushimi dy-mujor me Hamasin.

Disa organizata humanitare, si Programi Botëror i Ushqimit, thonë se tashmë u kanë mbaruar ushqimet, ndërsa kuzhinat e komunitetit thonë se rezervat e tyre po pakësohen me shpejtësi. Të premten, Kryqi i Kuq tha se përgjigjja humanitare në Gaza ishte në prag të "kolapsit total". Ushtria izraelite nisi një fushatë për të shkatërruar Hamasin në përgjigje të një sulmi të paprecedentë ndërkufitar më 7 tetor 2023, në të cilin u vranë rreth 1,200 njerëz dhe 251 të tjerë u morën peng. Të paktën 52,418 njerëz janë vrarë në Gaza gjatë luftës që pasoi, sipas ministrisë së shëndetësisë të territorit të drejtuar nga Hamasi.

greta thunberg lufta izrael-hamas

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë