30 Dhjetor 2023, 10:21
Nga a.l
Serbi
SERBI- Në shenjë proteste pas dyshimeve për manipulime zgjedhore qindra vetë demonstruan të premten në kryeqytetin serb, Beograd dhe bllokuan një udhëkryq të rëndësishëm të kryeqytetit. Demonstruesit kanë ngritur çadrat në udhëkryqin qe të çon në bllokun qeveritar dhe kanë bërë të ditur se do të qëndrojnë 24 orë, sipas agjencisë gjermane të lajmeve, DPA.
Të shtunën është planifikuar një marsh proteste me pjesëmarrje të figurave të njohura serbe, artistë e intelektualë. Shumica e demonstruesve janë studentë, kërkojnë anulimin e rezultatit zyrtar të zgjedhjeve dhe zgjedhje të reja.
Partia e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç ka fituar qartë sipas të dhënave zyrtare zgjedhjet më 17 dhjetor. Vëzhgues ndërkombëtarë kanë raportuar për një sërë parregullsish në votime. Sipas aleancës më të madhe opozitare, "Serbia kundër dhunës" ndër të tjera janë sjellë me autobusë dhjetëra mijëra banorë nga Republika Srpska për të votuar ilegalisht në Beograd.
Të shtunën përsëriten votimet në 30 qendra zgjedhore. Në protestat e së premtes në mbrëmje në udhëkryqin e Beogradit kanë marrë pjesë krahas studentëve edhe qindra qytetarë të tjera që ishin mbledhur më parë para Komisionit Qendror Zgjedhor, sipas DPA.
Në ditët e kaluara në Beograd ka pasur rregullisht protesta në Beograd me bllokime rrugësh dhe mitingje të tjera. Fundjavën e shkuar demonstruesit hodhën gurë mbi ndërtesën e bashkisë së Beogradit dhe u përpoqën ta mësynin atë. Më shumë se 30 demonstrues u ndalën nga policia./ DW
aleksander vucic
Bota
30 Dhjetor 2023, 09:47
Robbie Gramer & Jack Detsch
Nga Robbie Gramer & Jack Detsch “Foreign Policy”
Sipas të gjitha parametrave, 2023-shi ishte një vit absolutisht i çmendur. ...
Bota
30 Dhjetor 2023, 09:40
I.A
Odesa
UKRAINË- Sipas njoftimeve nga Kievi,Rusia ndërmori sulmet më të rënda ajrore ndaj Ukrainës që nga f...
Bota
30 Dhjetor 2023, 09:21
I.A
Bruksel
BRUKSEL- Spanja me fundin e vitit 2023 e përmbyll kryesimin e Bashkimit Evropian (BE) për t’ia dorëzuar këtë detyr&e...
Bota
30 Dhjetor 2023, 08:09
I.A
Shpendi
MEKSIKË- Ç'zbulim i rrallë! Ky zog (chlorophanes spiza) e ka gjysmën e djathtë të trupit mashkull dhe gjysmën ...
Bota
30 Dhjetor 2023, 08:48
I.A
Foto Ilustruese
GJERMANI- Që nga sulmi terrorist i Hamasit mbi Izraelin më 7 tetor deri më 21 dhjetor 2024 Enti Fed...
Bota
30 Dhjetor 2023, 08:24
I.A
DASH
SHBA– Për të dytën herë këtë muaj, administrata e Presidentit Biden anashkalon Kongresin duke mira...
Bota
30 Dhjetor 2023, 08:20
I.A
Foto Ilustruese
Në dekadën e fundit, veriu i Europës ka qenë rajoni më i begatë nga ana ekonomike. Vendet skandinave, plus Gj...
Bota
30 Dhjetor 2023, 08:16
I.A
Foto Ilustruese
Dhjetë prirjet e biznesit për vitin 2024
1.Bankat qendrore, duke përfshirë Rezervën Federale të Amerikë...
Bota
29 Dhjetor 2023, 23:00
A.TH
OKB
SHBA- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet sonte për të diskutuar situatën në Ukrainë, me...
Bota
29 Dhjetor 2023, 22:55
A.TH
Raketa
POLONI- Zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë ka thirrur të dërguarin e Rusisë për një shpjegim pasi nj...