31 Gusht 2023, 13:19
Nga I.A
Ushtare
UKRAINË- Ushtria ukrainase tha se kundërofensiva se saj në jug dhe lindje të vendit është duke vazhduar përballë përpjekjeve të forcave ruse për të përparuar, ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Rusisë raportoi se e ka rrëzuar një dron në rrugë drejt Moskës.
Luftimet e ashpra po vazhdojnë në juglindje të rajonit Zaporizhja, tha ushtria ukrainase më 31 gusht, duke shtuar se forcat ruse kanë pësuar humbje të mëdha në afërsi të Bahmutit, në rajonin lindor të Donjeckut.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, ndërkohë, tha se forcat e mbrojtjes ajrore e kanë rrëzuar një dron ukrainas në rrethinën Voskresenski, derisa ai po fluturonte drejt Moskës më 31 gusht. Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, shkroi në Telegram se nuk ka viktima apo dëme nga rrëzimi i dronit. Nuk është e qartë nëse droni është lëshuar nga Ukraina apo nga territori rus.
Aeroportet e kryeqytetit rus, Vnukovo dhe Domodedovo, i rifilluan fluturimet mëngjesin e 31 gushtit, pasi ishin mbyllur përkohësisht të mërkurën. Aeroportet e Moskës janë përballur me pengesa të mëdha të fluturimeve dhe uljeve në ditët e fundit, për shkak të rrezikut nga sulmet me dronë.
Ukrainska Pravda raportoi më 30 gusht se dy helikopterë Mi-8 u rrëzuan pranë qytetit të vijës së frontit, Kramatorsk, në rajonin e Donjeckut më 29 gusht.
Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase konfirmoi për transmetuesin publik Suspilne se gjashtë ushtarë vdiqën nga rrëzimi i helikopterëve, por nuk dha hollësi. Disa media raportuan incidenti ndodhi afër Bahmutit, qytetin ukrainas të kapur nga forcat ruse, i cili është skenë e luftimeve të mëdha dhe të vazhdueshme.
Marrë nga REL
lufta ukraine-rusi
Bota
31 Gusht 2023, 12:56
f.i
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, gjatë një vizite në Rashk&eum...
Bota
31 Gusht 2023, 12:45
f.i
Olivér Várhelyi
Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, këtë të enjte...
Bota
31 Gusht 2023, 12:32
f.i
Grant Shapps
BRITANI E MADHE- Sekretari i Energjisë Grant Shapps është emëruar Sekretar i ri i Mbrojtjes, duke zëvend&eu...
Bota
31 Gusht 2023, 12:26
f.i
Vjosa Osmani dhe Jens Stoltenberg
KOSOVË- Më 7 shtator, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të mirëpres&e...
Bota
31 Gusht 2023, 12:21
I.A
Michael Zanera
ITALI- Postimi i fundit i Michael Zanera, punëtorit që humbi jetën bashkë me katër kolegë të tjerë p...
Bota
31 Gusht 2023, 12:11
I.A
Ukraine
UKRAINË- “Ne i shohim ata, ata na shohin ne, vetëm kafshët midis llogoreve tona lëvizin nganjëherë”, tha ...
Bota
31 Gusht 2023, 11:57
f.i
RUSI- Një video e publikuar së fundmi, e cila tregon ish-kreun e grupit paraushtarak rus Wagner, Yevgeny Prigozhin në Afrikë, ku thot...
Bota
31 Gusht 2023, 11:54
I.A
ChatGPT
KINË- Katër firma kineze të teknologjisë, përfshirë gjigantin Baidu Inc dhe SenseTime Group, i lansuan të enjten...
Bota
31 Gusht 2023, 11:46
f.i
foto ilustruese
KOSOVË- Së fundmi është sulmuar me bombë banesa e drejtuesit të bordit të ndërmarrjes &rd...
Bota
31 Gusht 2023, 11:39
f.i
foto ilustruese
SUDAN- Një grup hakerash i quajtur Anonymous Sudan ka sulmuar rrjetin social X, i njohur më parë si Twitter, raportojn&...