LIVE UPDATES
Bota

Vdekja e 22-vjeçares që nuk kishte shami, SHBA vendos sanksione ndaj policisë së edukimit në Iran

Mirzaei thuhet se është pezulluar nga posti i tij pas protestave për vdekjen e një gruaje të re iraniane, Mahsa Amini, nën mbikëqyrjen e tij.

22 Shtator 2022, 22:12 Nga I.A
Vdekja e 22-vjeçares që nuk kishte shami, SHBA vendos sanksione ndaj
Protesta

SHBA- Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi të enjten sanksione të reja kundër shtatë zyrtarëve të policisë iraniane të sigurisë dhe edukimit moral, duke i akuzuar ata për shkelje të të drejtave të grave, aktivistëve të shoqërisë civile dhe protestuesve paqësorë. Sanksionet e reja synojnë kreun e policisë famëkeqe të edukimit moral të Iranit, Mohammad Rostami Cheshmeh Gachi, dhe drejtorin e forcës për Teheranin, Haj Ahmad Mirzaei. Mirzaei thuhet se është pezulluar nga posti i tij pas protestave për vdekjen e një gruaje të re iraniane, Mahsa Amini, nën mbikëqyrjen e tij.

Amini, 22 vjeç, u deklarua e vdekur në një spital më 16 shtator, pasi kaloi tre netë në një qendër paraburgimi të edukimit moral në Teheran, ku dyshohet se u torturua sepse nuk mbante siç duhet shaminë. Sanksionet amerikane vënë gjithashtu në shënjestër Esmail Khatibin, Ministrin e Inteligjencës së Iranit, Salar Abnoush, zëvendës komandant i forcave Basij, Qasem Rezaei, zëvendës komandant i Forcave të Zbatimit të Ligjit (FZL), Manouchehr Amanollahi, një komandant provincial i FZL dhe Kiyumars Heidari, komandant. të forcave tokësore të ushtrisë iraniane.

"Këta zyrtarë mbikëqyrin organizatat që përdorin në mënyrë rutinë dhunë për të shtypur protestuesit paqësorë dhe anëtarët e shoqërisë civile iraniane, disidentët politikë, aktivistët e të drejtave të grave dhe anëtarët e komunitetit iranian Bahá'í," tha Departamenti i Thesarit në një deklaratë të enjten.

Sipas sanksioneve, të gjitha pronat dhe pasurit e këtyre zyrtarëve iranianë në Shtetet e Bashkuara do të bllokohen dhe çdo marrëveshje financiare me ta, në SHBA dhe jashtë saj, është e ndaluar.

“Qëllimi përfundimtar i sanksioneve nuk është ndëshkimi, por sjellja e një ndryshimi pozitiv në sjellje”, shtohet në deklaratën e Thesarit.

Dhjetra zyrtarë të tjerë, entitete dhe individë të tjerë iranianë janë tashmë nën sanksionet e SHBA-së për arsye të ndryshme si mbështetje e dyshuar për terrorizmin, armët bërthamore dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.

Garda Revolucionare e Iranit u bëri thirrje të enjten organeve të drejtësisë të Republikës Islamike të ndjekin penalisht ata, që sipas saj, përhapin lajme të rreme e thashetheme lidhur me arsyet e vdekjes së 22 vjeçares Mahsa Amini gjatë kohës që mbahej në paraburgim. Vdekja e saj ka shkaktuar protesta mbarëkombëtare.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit në Teheran dhe qytete të tjera të vendit dogjën stacione policore e automjete, mes një zemërimi në rritje të publikut që nuk po shuhet.

Mahsa Amini, ra në koma dhe vdiq javën e kaluar në paraburgim. Ajo u arrestua në Teheran për shkak të asaj që u cilësua si "veshje e papërshtatshme". Autoritetet kanë thënë se do të nisin një hetim mbi shkakun e vdekjes së saj.

Në një deklaratë, Garda Revolucionare i shprehte ngushëllimet familjes dhe të afërmve të 22 vjeçares.

“Kemi kërkuar nga drejtësia që të identifikojë ata që përhapin lajme të rreme dhe thashetheme në rrjetet sociale si dhe në rrugë, e që rrezikojnë sigurinë psikologjike të shoqërisë. Do përballemi me ta me vendosmëri”, thuhej në deklaratë.

Mediat iraniane njoftuan se të premten janë planifikuar të mbahen protestat pro-qeveritare.

"Vullneti i popullit iranian është ky: mos i kurseni kriminelët", shkruhej një kryeartikull të gazetës me ndikim Kayhan, një botim i linjës së ashpër.

Protestat për vdekjen e Mahsa Aminit janë më të mëdhatë e zhvilluara në Republikën Islamike që nga viti 2019. Shumica janë përqendruar në veriperëndim të Iranit të populluar nga kurdët, por janë përhapur edhe në kryeqytet e të paktën 50 qytete e qyteza, në mbarë vendin. Policia ka përdorur forcën për të shpërndarë protestuesit. Një grup ekspertësh të Kombeve të Bashkuara kërkuan që të mbahet përgjegjësi për vdekjen e 22 vjeçares.

Marrë nga VOA

haj ahmad mirzaei

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj