LIVE UPDATES
Bota

Dosja Trump/ Gjykata federale e apelit i hap rrugën shqyrtimit nga FBI-ja të dokumenteve të marra në Mar-a-Lago

Gjykatësja Cannon, e emëruar nga ish-presidenti Trump, kishte thënë se vendimi i saj do të mbetej në fuqi deri pasi të mbaronte shqyrtimi i dokumenteve nga një ekspert ligjor i pavarur që ajo e kishte caktuar me kërkesë të avokatëve të zotit Trump.

22 Shtator 2022, 21:05 Nga DOSJA
Dosja Trump/ Gjykata federale e apelit i hap rrugën shqyrtimit nga FBI-ja
Donald Trump

SHBA- Një gjykatë federale e apelit të mërkurën lejoi Departamentin e Drejtësisë të rifillojë analizimin e dokumenteve të klasifikuara, të marra në Mar-a-Lago, si pjesë e hetimit të tij penal, duke hedhur poshtë argumentet ligjore të avokatëve të ish-presidentit Donald Trump.

Vendimi i një paneli prej tre gjykatësish të Gjykatës federale të Apelit të Qarkut të 11-të përbën një fitore të madhe për Departamentin e Drejtësisë, duke i hapur rrugën hetuesve që të vazhdojnë shqyrtimin e dokumenteve për të parë nëse duhet të ngrenë akuza penale për shkelje të rregullave për ruajtjen e të dhënave tepër sekrete në Mar-a-Lago pas largimit të ish presidentit Trump nga Shtëpia e Bardhë. Me këtë vendim, gjykata hoqi një pengesë thelbësore që mund ta kishte vonuar hetimin me javë të tëra.

Gjykata e apelit gjithashtu vuri në dukje se ish-presidenti Trump nuk kishte paraqitur asnjë provë se ai kishte deklasifikuar të dokumentet sekrete, siç pohonte ai deri të mërkurën, dhe hodhi poshtë mundësinë që zoti Trump mund të kishte një "interes individual ose nevojë për" afërsisht 100 dokumente të etiketuara si të klasifikuara që u sekuestruan nga FBI-ja gjatë kontrollit më 8 gusht në pronën e tij në Palm Beach të Floridës.

"Nëse je presidenti i Shteteve të Bashkuara, mund të deklasifikosh (një dokument) vetëm duke thënë ‘Është i deklasifikuar’. Edhe nëse e mendon këtë….Ti je presidenti, ti e merr atë vendim", tha zoti Trump në një intervistë të transmetuar në kanalin Fox News të mërkuren para vendimit të gjykatës së apelit.

Qeveria kishte argumentuar se hetimi i saj ishte penguar dhe shqetësimet për sigurinë kombëtare nuk ishin marrë parasysh, nga urdhëri i gjykatëses federale, Aileen Cannon që i ndalonte përkohësisht hetuesit të vazhdonin të përdornin dokumentet në hetimin e Departamentit të Drejtësisë. Gjykatësja Cannon, e emëruar nga ish-presidenti Trump, kishte thënë se vendimi i saj do të mbetej në fuqi deri pasi të mbaronte shqyrtimi i dokumenteve nga një ekspert ligjor i pavarur që ajo e kishte caktuar me kërkesë të avokatëve të zotit Trump.

Paneli i apelit u pajtua me shqetësimet e Departamentit të Drejtësisë.

"Është e qartë se publiku ka një interes të fortë për t’u siguruar që ruajtja e të dhënave të klasifikuara të mos rezultojë në ‘dëm jashtëzakonisht të rëndë për sigurinë kombëtare’, thanë ata. Sipas tyre, kjo përfshin nevojën për rishikimin e dokumenteve të kalsifikuara.

Dy nga tre gjykatësit që dhanë vendimin e së mërkurës - Britt Grant dhe Andrew Brasher – ishin emëruar nga zoti Trump. Gjykatësi Robin Rosenbaum është emëruar nga ish-presidenti Barack Obama.

Avokatët e zotit Trump nuk i dhanë përgjigje një pyetjeje të dërguar me email lidhur me këtë vendim dhe nëse ata do ta apelonin atë. Departamenti i Drejtësisë ende nuk ka bërë komente për këtë çështje.

FBI-ja muajin e kaluar sekuestroi afërsisht 11,000 dokumente, duke përfshirë rreth 100 të klasifikuara, gjatë një kontrolli të autorizuar nga gjykata në Mar-a-Lago. Ajo ka nisur një hetim penal për të parë nëse të dhënat janë keqpërdorur apo komprometuar, megjithëse nuk është e qartë nëse ndaj ish-presidentit Trump apo dikujt tjetër do të ngriheshin akuza për një gjë të tillë.

Marrë nga VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet