LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Mobilizimi rus mund të ngadalësojë ofensivën ukrainase, por jo ta ndalë

Në një fjalim drejtuar kombit më 21 shtator, presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi "mobilizimin e pjesshëm", që do të niste menjëherë, gati tetë muaj pasi ai filloi një pushtim në shkallë të gjerë të Ukrainës, që me sa duket ai besonte se do ta gjunjëzonte Kievin brenda disa ditëve.

22 Shtator 2022, 20:47 Nga e.k
Analiza e REL: Mobilizimi rus mund të ngadalësojë ofensivën
Pamje nga lufta

RUSI- Synimi i Kremlinit për të mobilizuar deri në 300.000 burra për të luftuar në Ukrainë përballet me pengesa të rëndësishme dhe – edhe nëse arrihet – mund të mos e shmangë faktin që Rusia të humbasë më shumë terren ose të humbasë luftën, sipas analistëve.

Në një fjalim drejtuar kombit më 21 shtator, presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi "mobilizimin e pjesshëm", që do të niste menjëherë, gati tetë muaj pasi ai filloi një pushtim në shkallë të gjerë të Ukrainës, që me sa duket ai besonte se do ta gjunjëzonte Kievin brenda disa ditëve.

Në vend të kësaj, përpjekja për mobilizim po bëhet në kohën kur forcat ukrainase vazhdojnë me një kundërofensivë në lindje që ka nxjerrë në pah mungesën e burimeve njerëzore të Rusisë dhe mangësi të tjera ushtarake përgjatë një fronti që shtrihet përgjatë qindra kilometrash.

Mobilizimi "mund të zgjasë disi aftësinë e Rusisë për të mbështetur këtë luftë, por nuk ndryshon trajektoren dhe rezultatin e përgjithshëm", tha më 21 shtator në një diskutim online Michael Kofman, një analist ushtarak dhe kryetar i Programit të Studimeve për Rusinë në Institutin kërkimor CNA me qendër në SHBA.

Rob Lee, një ekspert ushtarak dhe bashkëpunëtor në Programin Eurasia të Institutit të Kërkimeve të Politikës së Jashtme me bazë në SHBA, tha se mobilizimi mund të zgjidhë problemin e fuqisë njerëzore "për disa muaj", mirëpo nuk është një zgjidhje afatgjatë.

"Unë ende mendoj se Ukraina ka shumë përparësi në të ardhmen", tha ai.

Putin tha se "mobilizimi i pjesshëm" do të kufizohej te pjesëtarët e rezervistëve ushtarakë, veçanërisht ata që kanë përvojë luftarake ose një sërë aftësish të veçanta.

Më vonë, gjatë një interviste më 21 shtator, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se ushtria do të kërkonte të rekrutonte deri në 300.000 rezervistë në faza të ndryshme.

Anëtarët e rezervistëve ushtarakë të Rusisë filluan të merrnin njoftime më 20 shtator për t'u paraqitur në seancat stërvitore dyjavore duke filluar nga fundi i këtij muaji.

Analistët ngritën menjëherë dyshime mbi aftësinë e Rusisë për të rekrutuar, trajnuar, ushqyer dhe pajisur së shpejti një numër kaq të madh njerëzish.

Mark Hertling, ish-komandant i forcave të ushtrisë amerikane në Evropë, shkroi në një postim në Twitter se do të ishte "jashtëzakonisht e vështirë" për të mobilizuar 300.000 njerëz, ndërsa Kofman e hodhi poshtë atë duke e cilësuar si një "shifër hipotetike".

Dara Massicot, një analiste ushtarak në Korporatën RAND, një institut kërkimor me bazë në Uashington, tha se për vite me radhë Ministria ruse e Mbrojtjes e kishte lënë pas dore sistemin e saj të mobilizimit, sepse nuk priste të zhvillonte përsëri një luftë tokësore në shkallë të gjerë.

"Ata nuk do të jenë në gjendje ta bëjnë mirë këtë [mobilizim]. Nga ana strukturore, sistemi nuk mund ta përballojë atë", tha ajo në një postim në Twitter.

Në letër, Rusia ka më shumë se 2 milionë ish-rekrutë dhe ushtarakë me kontratë në forcën e saj të rezervistëve, sipas Institutit për Studimet e Luftës.

Megjithatë, aty thuhet se pak prej tyre janë të trajnuar në mënyrë aktive ose të përgatitur për luftë. Në Shtetet e Bashkuara, anëtarët e rezervistëve ushtarake duhet të marrin pjesë në stërvitje mujore dhe në një trajnim dy-javor që zhvillohet një herë në vit.

Ndërkohë, Kofman theksoi se ekziston një kufi i natyrshëm se sa ushtarë mund të dërgojë Rusia në Ukrainë çdo herë.

"Pavarësisht se sa personel mobilizojnë - çfarëdo numri që mund të imagjinoni - ushtria ruse është në fakt mjaft e kufizuar në numrin e trupave që mund të mbështesë dhe komandojë në teatrin e operacioneve ushtarake", tha Kofman.

Putin urdhëroi disa nga forcat elitare ushtarake të Rusisë që të pushtonin Ukrainën më 24 shkurt me supozimin se do të priteshin si çlirimtarë – një nga disa pritjet thellësisht të gabuara që vinin nga një inteligjencë e gabuar dhe nga faktorë të tjerë.

Forcat ukrainase bënë rezistencë të ashpër, duke i shkaktuar humbje të rënda ushtrisë ruse. Në fillim të gushtit, para kundërofensivës ukrainase në lindje, një zyrtar i Pentagonit vlerësoi se 70.000 deri në 80.000 ushtarë rusë ishin vrarë ose plagosur.

Fushata nuk arriti të tërhiqte një numër të konsiderueshëm vullnetarësh, duke treguar qartë mungesën e interesit mes rusëve për të luftuar në Ukrainë dhe – pas përparimeve të Kievit këtë muaj – Putini njoftoi një mobilizim, megjithëse të etiketuar si të pjesshëm, pas disa muajsh hezitim si rrjedhojë e shqetësimeve politike.

Ndërkohë që shteti ua ka mbyllur gojën për vite disidentëve dhe që nga nisja e pushtimit i ka shtypur edhe më fort ata që nuk pajtohen me luftën, rusët në Moskë, Shën Petersburg, Ekaterinburg dhe qytete të tjera protestuan në rrugë pas njoftimit të Putinit, disa duke i kërkuar atij të shkonte vetë të luftonte. Më shumë se 1.300 persona u arrestuan.

Shumë të rinj rusë janë larguar nga vendi që nga nisja e pushtimit, ndërsa të tjerë kërkuan të largoheshin më 21 shtator, me çmimet e biletave të avionit që u shtrenjtuan me rritjen e kërkesës.

“Mijëra rusë - baballarët, vëllezërit dhe burrat tanë – do të hidhen në makinerinë grirëse të luftës”, tha Vesna, një lëvizje opozitare ruse që bëri thirrje për protesta, duke pyetur se: "Për çfarë do të vdesin? Për çfarë do të qajnë nënat dhe fëmijët?".

Ndërsa mobilizimi mund të ndihmojë në adresimin e problemit të burimeve njerëzore të Rusisë në muajt e ardhshëm, ushtria e saj vuan gjithashtu nga mungesa e ushtarëve profesionistë, drejtuesve dhe trajnuesve, si dhe nga morali i ulët, thonë ekspertët.

"Kur flasim për fuqinë njerëzore, nuk janë vetëm numrat të rëndësishëm. Ka të bëjë me faktin se sa mirë janë të trajnuar këta ushtarë, sa kohezion kanë ata në njësitë e tyre, si është morali - të gjithë këta faktorë të paprekshëm ndikojnë në sa të dobishme janë njësitë ushtarake", tha Lee.

"Nga pala ukrainase, kjo luftë do të luftohet gjithnjë e më shumë nga vullnetarë, të cilët janë të motivuar dhe me moral të lartë. Në anën ruse do të shohim një pjesë gjithnjë e më të madhe të njerëzve që nuk duan të jenë atje", tha ai. Rekrutët dhe vullnetarët ukrainas po i nënshtrohen trajnimit profesional nga forcat britanike dhe "kjo do të bëhet gjithnjë e më e rëndësishme me kalimin e kohës", tha ai.

Shumë oficerë rusë që trajnojnë rezervistët, u dërguan në front në fillim të këtij viti si zëvendësues ose për të udhëhequr forcat shtesë, duke ngritur pikëpyetje se kush do të përgatisë dhe udhëheqë njerëzit e sapo mobilizuar, thanë analistët.

Massicot tha se ushtrisë ruse mund t'i duhen "muaj deri në një vit" për të krijuar një njësi të blinduar të trajnuar mirë që ka shanse për të përballuar konfliktin më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Rusia nxitoi të dërgonte Korpusin e Tretë të Ushtrisë së sapokrijuar në rajonin e Harkivit në fund të gushtit pas rreth një muaji stërvitje. Njësia u shpartallua shpejt nga forcat ukrainase.

Ekspertët thanë se Rusia ka të ngjarë të dërgojë grupin e parë të rekrutëve në vijat e frontit, ku disa nga njësitë e saj luftarake janë në gjysmë të kapacitetit.

Lee tha se ish-rekrutët që kanë qenë për vite me radhë jashtë forcave të armatosura nuk do të jenë në gjendje të bëjnë shumë pas dy javë trajnimesh nëse nuk kanë ende aftësi të avancuara.

"Të ulen në një llogore dhe të qëllojnë dikë? Ata mund ta bëjnë këtë. Por, t'i detyrosh ata të bëjnë operacione sulmuese? Ata do ta kenë të vështirë", tha ai.

Sipas analistëve, me mbajtjen e pushtetit në rrezik gjatë kësaj luftë dhe me Ukrainë që duket se po ruan vrullin në këtë fazë, Putini mund të mos ndalet në kufijtë e deklaruar të mobilizimit aktual "të pjesshëm".

Një pjesë e dekretit të mobilizimit të Putinit iu fsheh publikut, duke shtuar dyshimet se thirrja mund të zgjerohet në çdo kohë.

"Kjo fazë mobilizimi mund të jetë vetëm fillimi i më shumë rekrutimeve", tha Kofman. "Të gjithë në Rusi e kuptojnë se mund të jenë në valën tjetër dhe se ky është vetëm fillimi".

Marrë nga REL

lufta ne ukraine rusi vladimir putin

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje