LIVE UPDATES
Bota

Vdes fitues i çmimit Nobel, shkrimtari japonez Kenzaburo Oe

Shumë nga tregimet dhe esetë e tij prekën ngjarjet formuese në jetën e tij, duke përfshirë ndikimin e luftës në shoqërinë japoneze në romane si The Silent Cry – të cilën komiteti i Nobel e konsideroi kryeveprën e tij – dhe lindjen e djalit të tij Hikari, që e bëri atë të eksplorojë përvojën si baba i një fëmije me aftësi të kufizuara në romanet "Një çështje personale" dhe "Një jetë e qetë".

13 Mars 2023, 16:50 Nga k.m.
Vdes fitues i çmimit Nobel, shkrimtari japonez Kenzaburo Oe
Kenzaburo Oe

JAPONI- Kenzaburo Oe, fitues i çmimit Nobel në letërsi, ka ndërruar jetë sot në moshën 88-vjeçare. Oe trajtoi një gamë të gjerë temash nga militarizmi dhe çarmatimi bërthamor te pafajësia dhe trauma, dhe ai u bë një "kampion" për të pazëshmit përballë asaj që ai i konsideronte si dështimet e vendit të tij. I konsideruar nga disa në Japoni si me ndikim perëndimor, stili i Oe-së shpesh krahasohej me William Faulkner; me fjalët e tij, në shkrime ai “fillonte nga çështjet e tij personale dhe më pas do ta lidhte me shoqërinë, shtetin dhe botën”.

"Vdekja e Oe, më 3 mars, ishte për shkak të pleqërisë,"- tha botuesi i tij Kodansha.

Shumë nga tregimet dhe esetë e tij prekën ngjarjet formuese në jetën e tij, duke përfshirë ndikimin e luftës në shoqërinë japoneze në romane si The Silent Cry – të cilën komiteti i Nobel e konsideroi kryeveprën e tij – dhe lindjen e djalit të tij Hikari, që e bëri atë të eksplorojë përvojën si baba i një fëmije me aftësi të kufizuara në romanet "Një çështje personale" dhe "Një jetë e qetë".

Henri Miller dikur e krahasoi Oe me Dostojevskin, në "gamen e tij të shpresës dhe dëshpërimit", ndërsa Eduard Said, një mik prej 20 vitesh, vuri në dukje "fuqinë e tij të jashtëzakonshme të të kuptuarit". Laureati i tij, Kazuo Ishiguro dikur e përshkroi atë si "vërtet të denjë, modest, çuditërisht të hapur dhe të ndershëm", ndërsa përkthyesi i tij, John Nathan, e vlerësoi atë me krijimin e një gjuhe të tijën, në mënyrën e Faulkner-it.

I lindur në vitin 1935 në Ose, një fshat i largët në pyjet e Shikokut, Oe ishte i pesti nga shtatë fëmijët, i rritur në përrallat popullore të gjyshes dhe nënës së tij. Kur babai i Oe u vra në luftën e dytë botërore në vitin 1944, nëna e tij filloi ta edukonte atë me libra, duke përfshirë Aventurat e Huckleberry Finn dhe Aventurat e mrekullueshme të Nils Holgersson, ndikimin e të cilave, tha ai në fjalimin e tij për pranimin e Nobelit në vitin 1994, do i mbarte deri në varr.

I rritur duke besuar se perandori i Japonisë ishte një zot i gjallë, Oe u trondit në moshën 10vjeçare kur dëgjoi për herë të parë zërin e perandorit Hirohito, fill pasi u dorëzua pas bombardimeve të Hiroshima dhe Nagasaki. Të gjitha besimet e tij u përmbysën.

Oe ishte i vetmi nga vëllezërit e motrat e tij që shkoi në universitet, studioi frëngjisht dhe u bë gazetar. Ai filloi të botonte trillime në vitin 1957 dhe brenda një viti nxorri novelën e tij, Shiiku ( Kapja), rreth një miqësie midis një fëmije japonez dhe një të burgosuri amerikan të zi, libër që fitoi çmimin Akutagawa në moshën 23 vjeçare.

Oe u bë gjithnjë e më shumë politik, duke demonstruar kundër rinovimit të traktatit të sigurisë së Japonisë me SHBA-në, luftës së Vietnamit dhe madje marshoi në Paris në 1961 me Jean-Paul Sartre dhe Simone de Beauvoir kundër luftës algjeriane. Ai u bë me shpejtësi një shkrimtar kulti në mesin e të rinjve japonezë të pasluftës, duke shprehur zemërimin e tyre ndaj qeverisë së vendit. Ai i tha Paris Review në 2007 se e konsideronte veten një anarkist: “urt Vonnegut një herë tha se ai ishte një agnostik që respekton Jezu Krishtin. Unë jam një anarkist që e do demokracinë.

I ndikuar nga Sartri dhe letërsia amerikane, Oe krijoi shumë antiheronj të zhveshur dhe grotesk. Kritikët japonezë talleshin se shkrimet e tij mbanin “erë gjalpi”, pasi pretendonin se ishte njollosur nga sintaksa perëndimore, dhe ai u bë një objektiv i konservatorëve japonezë për kritikat e tij ndaj perandorit dhe për përshkrimin e tij të Japonisë si patetike dhe të nënshtruar në disa histori seksualisht eksplicite.

Në vitin 1960 Oe u martua me gruan e tij, Yukari. Tre vjet më vonë fëmija i tyre i parë, Hikari, lindi me një hernie në tru dhe mjekët u kërkuan prindërve që ta linin të vdiste. Oe pranoi se një herë kishte uruar për vdekjen e djalit të tij – një mendim “i turpshëm”, shkroi ai më vonë. Por takimet me të mbijetuarit e Hiroshimës një muaj më vonë ishin transformuese dhe çuan në krijimin e esesë së tij, Hiroshima Notes.

"Unë u trajnova si shkrimtar dhe si një qenie njerëzore nga lindja e djalit tim,"- i tha ai Guardian në 2005. Hikari vazhdoi të bëhej një mrekulli muzikore dhe një kompozitor fitues i çmimeve, me Oe që tha se muzika e tij ishte shitur më shumë se çdo roman i tij dhe se ai ishte krenar.

Oe shkroi shumë baballarë të trilluar me djem me aftësi të kufizuara, në libra të tillë si A Personal Matter, The Silent Cry dhe A Quiet Life, i cili u përshtat edhe për kinematë. Në vitin 1995, ai shkroi një përmbledhje eseistike më të shitur, "Një familje shëruese", në të cilën ai vlerësoi Hikarin që i mësoi atij fuqinë shëruese të artit. Ai hodhi poshtë akuzat se kishte shfrytëzuar djalin e tij duke shkruar për të kaq sinqerisht: Marrëdhënia jonë është e vërtetë. Është gjëja më e rëndësishme: jeta vjen e para dhe letërsia e dyta… Jam gjithmonë i lumtur që jam me të. Mund të jem shumë i vetmuar dhe i frikësuar nga njerëzit. Por me djalin tim jam shumë i lirë.

Në fillim të viteve 1990, Oe u zotua të ndalonte së shkruari trillime, duke thënë se Hikari kishte gjetur tani zërin e tij dhe se tre librat në trilogjinë e tij The Flaming Green Tree sinjalizuan se karriera e tij po afrohej fundit. Por fitimi i çmimit Nobel në 1994 ndryshoi mendjen e tij. Vetëm disa ditë më vonë, ai refuzoi Urdhrin e Kulturës të Japonisë me arsyetimin se ai refuzoi të "njohë çdo autoritet, çdo vlerë, më të lartë se demokracia".

Kjo skandalizoi Japoninë dhe ai mori kërcënime me vdekje./TheGuardian

kenzaburo oe japoni

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës