Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Bota
VIDEO nga sulmi i Iranit me raketa/ Forcat e Mbrojtjes së Izraelit zotohen për hakmarrje: Do të ketë pasoja! Nuk ka raportime për viktima
Zëdhënësi ushtarak, kundëradmirali Daniel Hagari, tha në një deklaratë për kombin se në këtë fazë, ata nuk identifikojnë ndonjë kërcënim shtesë ajrore nga Irani.
1 Tetor 2024, 20:03Nga r.ll
pamje nga sulmi
IZRAEL- Ushtria izraelite ka reaguar sërish pas nisjes së sulmit me raketa balistike nga Irani drejt Izraelit. Forcat e Mbrojtjes izraelite bëjnë me dije se izraelitët në të gjithë vendin tani janë në gjendje të lënë strehimoret dhe hapësirat e tyre të mbrojtura pas një vlerësimi të bërë situatës.
Zëdhënësi ushtarak, kundëradmirali Daniel Hagari, tha në një deklaratë për kombin se në këtë fazë, ata nuk identifikojnë ndonjë kërcënim shtesë ajrore nga Irani.
“Ne kemi kryer një numër të madh përgjimesh”, ka vazhduar ai. "Ka pasur disa goditje në qendër dhe zona të tjera në jug të vendit. Në këtë fazë, ne jemi ende duke vlerësuar situatën."
Ai u zotua se ky sulm do të ketë pasoja duke shtuar: “Ne kemi plane dhe do të veprojmë në vendin dhe kohën që do të vendosim." Nuk ka raportime për ndonjë të lënduar pas breshërisë së raketave, tha shërbimi i ambulancës izraelite.
???????? At least 80% of Iranian missiles hit targets during the 'first wave of strikes on Israel,' with a second wave expected, reports the Fars agency.
However, Israel does not anticipate another wave of attacks from Iran. According to a military spokesperson, residents may leave… pic.twitter.com/Fp1aMdmAAm
pamje nga aktivizimi i irondome mbremjen e sotme
IZRAEL- Irani ka nisur sulmin me rreth 200 raketa balistike ndaj Izraelit, ndërsa sistemi antiraket&e...