Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
VIDEO/ Po protestonte kundër një projektligji, deputeti turk thyen telefonin me çekiç në parlament
Sipas këtij legjislacioni, rrjetet e mediave sociale dhe faqet e internetit do të duhet të publikojnë detaje të përdoruesve të dyshuar për “përhapjen e informacionit mashtrues” dhe mund të rezultojë në burgosjen e të akuzuarve deri në tre vjet burgim, raportoi BBC-ja të enjten.
14 Tetor 2022, 09:13Nga e.k
Burak Erbay
TURQI- Deputeti turk Burak Erbay ka thyer celularin e tij me çekiç teksa po fliste në parlament. Erbay, i cili është anëtar i Partisë Popullore Republikane në opozitë, po protestonte kundër një projektligji të propozuar e të mbështetur nga Qeveria, i cili synon të luftojë “dezinformimin” në internet.
Sipas këtij legjislacioni, rrjetet e mediave sociale dhe faqet e internetit do të duhet të publikojnë detaje të përdoruesve të dyshuar për “përhapjen e informacionit mashtrues” dhe mund të rezultojë në burgosjen e të akuzuarve deri në tre vjet burgim, raportoi BBC-ja të enjten.
Kritikët thonë se projektligji, nëse miratohet në ligj, do të cenonte liritë e shtypit dhe do të çonte në censurë të përhapur.