6 Janar 2023, 11:52
Nga a.l
Vjosa Osmani dhe David Lammy
KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në një takim në presidencë deputetin David Lammy, njëherësh sekretar i Jashtëm nën hije i Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, ku u diskutua për zhvillimet më të fundit politike në vend, përfshirë këtu çështjen e dialogut me Serbinë. Pas takimit, në njoftimin zyrtar nga presidenca u bë me dije se presidentja Osmani kishte theksuar gjatë fjalës së saj se sot interesimi i satelitit të Rusisë, Serbisë, për ta destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor është më i madh se asnjëherë më parë. Sipas saj Serbia është e interesuar të bllokojë suksesin në dialog dhe të arrijë qëllimet e saj me dhunë e nëpërmjet bandave kriminale.
“Kosova, si një sukses i përbashkët i popullit të saj dhe aleatëve ndërkombëtar, ka bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e demokracisë, sikurse edhe të sundimit të rendit dhe ligjit. Duke qenë gjithnjë në anën e drejt të historisë, Kosova është rreshtuar krah aleatëve edhe me vendimet për sanksione ndaj Rusisë e në mbështetje të Ukrainës. Por, interesimi i satelitit të Rusisë, Serbisë, për ta destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor, është më i madh se asnjëherë më parë, për shkak se Serbia është e interesuar të bllokojë suksesin në dialog dhe të arrijë qëllimet e saj me dhunë e nëpërmjet bandave kriminale”, citohet të ketë thënë ajo.
Nga ana tjetër, Presidentja Osmani vuri theksin te fakti se, Kosova ka ende nevojë për mbështetjen e aleatëve sikurse Mbretëria e Bashkuar, në mënyrë që të bëhen hapa përpara në forcimin dhe konsolidimin e mëtejmë të pozitës ndërkombëtare si dhe në luftimin e tendencave destabilizuese ruso-serbe. Në veçanti, Presidentja Osmani përmendi rëndësinë e mbështetjes për anëtarësim në Këshillin e Evropës si dhe në Partneritetin për Paqe të NATO-s, si prioritete imediate.
Në takim u diksutua edhe për procesin e dialogut me Serbinë ku Presidentja Osmani ka përsëritur faktin se Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive, e cila po përballet me obstruksionet e vazhdueshme të Serbisë. Ajo përmendi se është me rëndësi që Mbretëria e Bashkuara ta vazhdojë trashëgiminë e saj të mbështetjes ndaj Kosovës jo vetëm në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, por edhe në intensifikimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të dyanshëm./ Dosja.al
vjosa osmani david lammy
Bota
6 Janar 2023, 11:43
l.S
Vjenë
VJENË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Austri ku një ushtar u vra dhe një tjetër u ...
Bota
6 Janar 2023, 11:09
I.A
Foto nga sulmi
RUSI- Momenti i tmerrshëm kur një luan sulmoi një cirku të njohur në Rusi është kapur në video. Bish...
Bota
6 Janar 2023, 10:58
I.A
Pamje nga ngjarja
SHBA- Një burrë 42-vjeçar qëlloi shtatë anëtarë të familjes së tij përpara se të...
Bota
5 Janar 2023, 17:08
a.l
Alex Soros
Nga Cameron Cawthorne dhe Joe Schoffstall, Fox News
SHBA- Djali i filantropistit miliarder George Soros, Alex Soros ka krijuar në hes...
Bota
6 Janar 2023, 09:53
I.A
Kadri Veseli
HAGË- Avokati Ben Emmerson e ka konsideruar si të pabazuar mbajtjen në paraburgim të Kadri Veselit. Emmerson ka thën&...
Bota
6 Janar 2023, 09:53
I.A
Papa Benedikti
VATIKAN- Kur Papa Emeritus Benedikti XVI vdiq më 31 dhjetor 2022, liderët në mbarë botën, duke përfshirë ...
Bota
6 Janar 2023, 08:50
I.A
Foto Ilustruese
GJERMANI- Udhëtarët nga Kina do të kenë nevojë për një certifikatë negative të testit COVID-19...
Bota
6 Janar 2023, 08:46
I.A
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të enjten masa kundër emigrantëve që përpiqen të hyjnë pa autorizi...
Bota
6 Janar 2023, 08:29
I.A
Karikatura
FRANCË- Faqja e internetit të Charlie Hebdo është hakuar në Francë. Pothuajse tetë vjet pas sulmit kundë...
Bota
6 Janar 2023, 07:53
F.M
Indi
INDI- Një oficer shpëtoi një pasagjer nga rënia në hendekun midis skajit të platformës dhe një treni në l...