Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Zelensky ka thënë se marrëveshja në vlerë të 977 milionë dollarëve tregon për përkushtimin e Belgjikës për t’i ofruar mbështetjes Ukrainës në periudhë 10-vjeçare.
BELGJIKA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka nënshkruar të martën një marrëveshje të sigurisë me kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo në Bruksel. Zelensky ka thënë se marrëveshja në vlerë të 977 milionë dollarëve tregon për përkushtimin e Belgjikës për t’i ofruar mbështetjes Ukrainës në periudhë 10-vjeçare. Sipas presidentit ukrainas, marrëveshja tregon “për herë të parë” që Ukraina do të pranojë 30 aeroplanë ushtarakë F-16, dhe i pari do të dërgohet më vonë gjatë këtij viti.
Kjo marrëveshje e sigurisë është rezultat i një vendimi të marrë prej krerëve të shteteve anëtare të NATO-s, përgjatë një samiti në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, në korrik të vitit të kaluar. Atëherë, vendet anëtare janë pajtuar që të nënshkruajnë marrëveshje bilaterale me Ukrainën, për t’ia garantuar sigurinë këtij vendi në periudhë afatgjatë. Marrëveshjet garantojnë që Ukraina do të pranojë armë dhe ndihmë financiare, për t’i mbushur zbrazëtirat që ka, derisa vendi të jetësojë synimin për anëtarësim në NATO.
Marrëveshja vjen teksa Rusia vazhdon të avancojë në fushëbetejë në tokën ukrainase. Ushtria ukrainase e ka vuajtur mungesën e armëve dhe municionit në muajt e fundit, derisa Shtetet e Bashkuara e kanë miratuar ndihmën ushtarake në vlerë të 61 miliardë dollarëve për këtë vend. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL
Flamuri i Spanjës dhe i Kosovës SPANJA- Me synimin për të kontribuar në arritjen e paqes mes izraelitëve dhe palestinezë...
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez MADRID- Spanja e ka njohur të martën edhe zyrtarisht shtetin palestinez, ndërsa njëjtë ...
Ministri i jashtëm polak, Radoslaw Sikorski. POLONI - Polonia nuk duhet të përjashtojë mundësinë e dërgimit të trup...
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. NEW YORK- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë të mart&e...
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në një intervistë për “Financial Times”, se...
Joe Biden IZRAEL - Administrata e presidentit amerikan Joe Biden i ka bërë thirrje Izraelit të marrë çdo masë paraprake p&e...
Kryeministri Tusk takohet me ushtarë në Karakule POLONIA- Programi "Mburoja Lindore" është operacioni më i madh për p&eu...
I ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell BRUKSEL- Që të arrihet paqja në Lindjen e Mesme, BE i mbete...
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez EUROPA- Spanja, Irlanda dhe Norvegjia do ta njohin të martën edhe zyrtarisht shtetin palestinez. Krye...
Pamje nga kamerat e sigurisë GREQI - Pamjet nga një grabitje e dështuar në Greqi kanë bërë xhiron e rrjetit gjatë 2...