Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Megjithatë, Sikorski nuk e ka specifikuar se çfarë roli do të mund të luanin trupat polake. Ndonëse aleatët e NATO-s, të cilët mbështesin Ukrainën, janë zotuar për të furnizuar shtetin e shkatërruar nga lufta me para dhe armë për aq sa të duhet - për të luftuar pushtimin rus – ato e kanë përjashtuar mundësinë e dërgimit të ushtarëve në këtë shtet.
POLONI - Polonia nuk duhet të përjashtojë mundësinë e dërgimit të trupave ushtarake në Ukrainë, ka thënë ministri i jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, në disa komente të publikuara të martën, teksa Rusia vazhdon të avancojë në fushëbetejë.
Megjithatë, Sikorski nuk e ka specifikuar se çfarë roli do të mund të luanin trupat polake. Ndonëse aleatët e NATO-s, të cilët mbështesin Ukrainën, janë zotuar për të furnizuar shtetin e shkatërruar nga lufta me para dhe armë për aq sa të duhet - për të luftuar pushtimin rus – ato e kanë përjashtuar mundësinë e dërgimit të ushtarëve në këtë shtet.
I pyetur përgjatë një interviste nëse Polonia është e gatshme të dërgojë trupa ushtarake në Ukrainë, Sikorski ka thënë se “nuk duhet përjashtuar si mundësi. [Presidenti rus, Vladimir] Putini duhet të hamendësojë për qëllimet tona”. Intervista është publikuar në tri gazeta, në Poloni në Wyborcza, në La Repubblica të Italisë dhe El Pais të Spanjës.
Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka lënë të hapur mundësinë për të dërguar trupa ushtarake në Ukrainë, përgjatë një konference në Paris më 26 shkurt, duke sugjeruar që trupat perëndimore do të mund t’iu ndihmonin ukrainasve me stërvitje. Vetë Sikorski ka thënë në të kaluarën që prezenca e trupave të NATO-s në Ukrainë “është e paimagjinueshme”.
Të hënën, një komandant i lartë i Ukrainës ka thënë se e ka nënshkruar një dokument që ua mundëson instruktorëve ushtarakë francezë vizitën në qendrat ukrainase të trajnimit. Rusia është duke avancuar në fushëbetejë prej kur Kievi nuk ka arritur të shënojë përparim të madh në kundërofensivën e vitit 2023.
Ushtria ukrainase, po ashtu, e ka vuajtur mungesën e armëve dhe municionit në muajt e fundit, derisa Shtetet e Bashkuara e kanë miratuar ndihmën ushtarake në vlerë të 61 miliardë dollarëve për këtë vend.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /REL
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. NEW YORK- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë të mart&e...
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në një intervistë për “Financial Times”, se...
Joe Biden IZRAEL - Administrata e presidentit amerikan Joe Biden i ka bërë thirrje Izraelit të marrë çdo masë paraprake p&e...
Kryeministri Tusk takohet me ushtarë në Karakule POLONIA- Programi "Mburoja Lindore" është operacioni më i madh për p&eu...
I ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell BRUKSEL- Që të arrihet paqja në Lindjen e Mesme, BE i mbete...
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez EUROPA- Spanja, Irlanda dhe Norvegjia do ta njohin të martën edhe zyrtarisht shtetin palestinez. Krye...
Pamje nga kamerat e sigurisë GREQI - Pamjet nga një grabitje e dështuar në Greqi kanë bërë xhiron e rrjetit gjatë 2...
Ali Reyhani Kajvar, pronar fabrike, është raportuar të jetë ndaluar dhe akuzuar për “propagandë kundër sistemit dhe f...
Foto ilustruese GREQI - Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi, mbrëmjen e kaluar. Një burrë ...
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell merr pjesë në një konferencë shtypi si pjesë ...