LIVE UPDATES
Bota

"Grindje mes Gjermanisë dhe Spanjës në Bruksel", njohu sot Palestinën, pse Madridi zyrtar heziton të njohë Kosovën?

Arsyeja kryesore lidhur me këtë besohet të jetë qëndrimi i Spanjës karshi aspiratave të rajonit verilindor të saj, Katalonjës, që të pavarësohet.

28 Maj 2024, 12:33 Nga M.B
"Grindje mes Gjermanisë dhe Spanjës në Bruksel", njohu
Flamuri i Spanjës dhe i Kosovës

SPANJA- Me synimin për të kontribuar në arritjen e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve, Spanja e ka njohur zyrtarisht shtetin palestinez.  Të njëjtën gjë e bënë Norvegjia dhe Irlanda. Me këtë vendim ata iu bashkuan më shumë se 140 shteteve nga 193 vendet anëtare të OKB-së. Siç tha të martën kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, “njohja e shtetit të Palestinës nuk është vetëm një çështje e drejtësisë historike, me aspirata legjitime të popullit palestinez, por është gjithashtu një imperativ për ta arritur paqen”.

“Është e vetmja mënyrë për të realizuar zgjidhjen që ne të gjithë e njohim si e vetmja e mundshme për të arritur të ardhmen e paqes një shtet palestinez që bashkëjeton përkrah shtetit të Izraelit në paqe dhe siguri”, tha Sanchez.

Me këtë lëvizje të qeverisë spanjolle, por edhe me arsyetimin e saj, shtrohet pyetja pse Spanja po heziton ta njohë Kosovën, shtet me shumicë shqiptare që e ka shpallur pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, pas luftës dhe bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999?! Derisa më shumë se 110 shtete e kanë njohur shtetësinë e Kosovës, ndër të cilat shumica nga BE-ja, si dhe SHBA-ja, Serbia refuzon ta njohë, së bashku me Rusinë dhe Kinën. Spanja, Greqia, Qiproja, Rumania dhe Sllovakia, po ashtu, ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Qeveria spanjolle nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse njohja e Kosovës mund të pasojë njohjen e shtetit palestinez. Megjithatë, çështja e njohjes së Kosovës nga Spanja doli gjatë diskutimit të takimit të ministrave të jashtëm më 27 maj, në Bruksel, në dritën e vendimit të Spanjës për njohjen e shtetit të Palestinës. Burimet i thanë Radios Evropa e Lirë se për këtë ka pasur një grindje të hapur ndërmjet palëve nga Gjermania dhe Spanja.

Derisa Gjermania ishte "shumë bindëse" për njohjen e Kosovës, "Spanja ishte në mbrojtje, duke argumentuar se Kosova nuk ishte në agjendë". Ish-ambasadori i Spanjës në Beograd, Raul Bartolome Molina, gjatë vitit 2023 kishte deklaruar se qëndrimi i vendit të tij është i qartë: Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa mbështet tentimet e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ky qëndrim nuk ka ndërruar, as nuk do të ndërrojë, dhe të gjithë aleatët tanë e dinë këtë shumë mirë”, kishte thënë Bartolome më 30 qershor, një ditë para se të marrë Spanja udhëheqësinë e Presidencës së Bashkimit Evropian.

Arsyeja kryesore lidhur me këtë besohet të jetë qëndrimi i Spanjës karshi aspiratave të rajonit verilindor të saj, Katalonjës, që të pavarësohet. Ky rajon ka pasur disa përpjekje të pasuksesshme që të ndahet nga Spanja, ndërsa Madridi zyrtar e ka kundërshtuar ashpër këtë lëvizje.

“Qartazi, Spanja nuk dëshiron ta njohë Kosovën, sepse do të duhej të pranonte se provincat e një shteti kanë të drejtë të ndahen… Ata nuk duan t’i japin Katalonjës më shumë municion ose argument për ndarje”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Eran Fraenkel.

Tani i vendosur në SHBA, Fraenkel kishte jetuar për disa vite në Spanjë ku kishte punuar me Qendrën për Punë të Jashtme të Barcelonës, si ekspert për rajonin e Ballkanit. Ai ka disa publikime mbi Ballkanin dhe marrëdhëniet e këtij rajoni me Bashkimin Evropian. Duke komentuar lëvizjen e fundit të Spanjës për njohjen e shtetit palestinez, Fraenkel thotë se këtë çështje e sheh të ndarë nga njohja e mundshme e Kosovës.

“Kushtet historike dhe politike në Kosovë dhe Palestinë janë shumë të ndryshme saqë në të vërtetë nuk janë të krahasueshme”, thotë ai.

Ndonëse thotë se mund t’i japë një lloj shtytje kauzës palestineze, Fraenkel beson se qeveritë e shteteve që e njohin shtetin e Palestinës, “e pranojnë që është në parim (gjest) simbolik”.

“Vendimi mund të jetë me qëllim të mirë se shtetet duan të njohin të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje (shtetësi), për të cilën të gjithë pajtohen në parim. Por, askush nuk mund të pajtohet se si të realizohet kjo në praktikë dhe përderisa ka çështje të pazgjidhura mes Izraelit dhe Palestinës, atëherë çështja operacionale (praktike) për shtetësinë palestineze do të shtyhet në vazhdimësi”, thotë ai.

Ai beson se ekzistojnë edhe disa pengesa të mëdha në drejtim të zgjidhjes me dy shtete.

“Njohja e shtetit palestinez është e varur nga të mospasurit luftë, që fatkeqësisht jam pesimist se mund të ndodhë. Pra, të mos ketë luftë dhe të ketë pajtim palestinez mbi atë se çfarë lloj qeverisjeje duan dhe ku do të jetë ajo”, shpjegon tutje Fraenkel.

Tutje, Fraenken beson se njohja e shtetit palestinez, nuk do t’i shkaktojë Spanjës apo shteteve tjera ndonjë pasojë të madhe në pozicionin e tyre në politikën ndërkombëtare.

“Edhe nëse krijon disa valë ose ndonjë ndjenjë të keqe në mes të Izraelit dhe shteteve që po e njohin shtetësinë palestineze, unë nuk mendoj që është diçka që nuk mund të tejkalohet”, thotë ai.

Ndërkaq, meqenëse Spanja e sheh Kosovën si një lëvizje separatiste, sipas Fraenkel, pasojat nga një njohje e mundshme, për Spanjën, janë të menjëhershme.

“Katalunasit (vite më parë) dëshironin të mbanin një referendum, për të mbajtur një referendum për të shpallur pavarësinë. Madridi e quajti këtë ilegale. Duke pasur parasysh këtë qëndrim të Spanjës ndaj Katalonjës, si do të ishte e mundur që ata të pranonin një Republikë separatiste”, shton Fraenkel.

Në deklarime të mëhershme zyrtare në lidhje njohjen e mundshme të Kosovës, Madridi zyrtar kishte thënë për REL-in se “çështja e territorit të Kosovës të zgjidhet përmes dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”. Më 6 janar, megjithatë, Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës, duke u mundësuar qytetarëve të Kosovës që të udhëtojnë pa viza edhe në këtë shtet, pas heqjes së regjimit të vizave për kosovarët më 1 janar, 2024. Por, autoritetet e këtij vendi sqaruan për REL-in se kjo nuk nënkupton njohje të Kosovës. Liderët e Kosovës, megjithatë, në vazhdimësi deklarojnë se presin ndryshim qëndrimi nga shtetet mosnjohëse evropiane./ REL

spanja kosova

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet